Pranohet se në disa plazhe ka probleme serioze me infrastrukturën dhe ujin
Ministria e Mjedisit ka publikuar raportin e gjendjes së plazheve në të gjithë vendin. Plazhi i Durrësit: Në 21 pika të monitoruara nga viti 2014 në 2015 kemi përmirësime të dukshme në cilësinë e ujërave kështu në qofte së në vitin 2014 për plazhin e Durrësit kishim 13 pika problematike në 2015 kemi vetëm 5 pika. Pjesa më problematike e plazhit të Durrësit tek Shkëmbi i Kavajës, ishte futur në sistem kanalizimesh deri tek Përroi i Agait, ku shkarkimet urbane të lëngëta me anë të stacioneve të pompave të ngritura përgjatë bregdetit, kalojnë në Impiantin e Trajtimit të Ujërave Urbane të Durrësit, për tu trajtuar. Gjatë inspektimit, nuk u konstatuan shkarkime urbane në det, nga subjektet. Nga shkarkimet e Kanalit të Madh tek Plepat nuk kundërmohej era karakteristike purifikuese e shkarkimeve urbane e viteve më parë. Edhe nga analizat mikrobiologjike të kryera në këtë pikë monitorimi, ka një përmirësim të dukshëm të rezultateve
Plazhi i Kavajës
Këtë vit ishin bërë përmirësime të dukshme në sistemin e largimit të shkarkimeve urbane të lëngëta dhe në infrastrukturë, por akoma nuk mund të themi se në këtë plazh janë mbaruar të gjitha lidhjet sidomos ato dytësore dhe terciare. Shkarkimet urbane tek Përroi i Agait, i cilësuar si nje zone problematike, pompohen për tek Impianti i Trajtimit të Ujrave Urbane të Durrësit duke sjelle përmirësime te dukshme në cilësinë e ujit ne këtë zone. Gjatë segmentit nga Përroi i Agait deri në pikën fundore të monitorimit, tek ish Fusha e Sportit, e cila e kap zona e Qërretit, janë vënë në funksion 5 stacione pompimi, të cilët bëjnë largimin e shkarkimeve urbane të lëngëta drejt Impiantit të Trajtimit të Ujrave Urbane në Kavajë, ku edhe në këtë të fundit është bërë zgjerimi i vaskave ekzistuese. Theksojmë se shkarkimet urbane të zonës nga Kompleksi Murrizi deri tek Policia, të cilat vitet e mëparshme drenoheshin nëpërmjet një kanali të hapur në natyrë, ishin futur në sistemin e kolektorit kryesor. Në këtë kolektor shkarkohen ujrat urbane të gjithë bizneseve në të dy anët e rrugës, ndërkohë që për lidhjet dytësore, në këtë segment, janë bërë vetëm rreth 20% e tyre. Subjektet e tjera akoma vazhdojnë më gropa septike. Nga analizat mikrobiologjike për serinë e parë para fillimit të sezonit turistik, rezulton se, nga 10 pika monitorimi vetëm 3 prej tyre rezultojnë me ngarkesë mikrobiologjike të lartë. Ndërsa, në të njëjtën periudhë të vitit 2014, ndotja bakteriale ka qenë shumë herë më e lartë dhe pothuajse në të gjitha pikat e monitorimit.
Plazhi i Sarandës
Përmirësime në largimin e ujërave urbane janë bërë edhe në qytetin e Sarandës, ku Impianti i Trajtimit të Ujrave urbane është vënë në funksion, ç’ka u vërtetua edhe nga analizat mikrobiologjike të ujrave të marra në pikën e monitorimit në Kanalin e Çukës, ku ndotja mikrobiologjike rezultoi shumë herë më e ulët se një vit më parë, në përiudhën para fillimit të sezonit turistik. Megjithatë, në këtë plazh ka akoma, shkarkime të subjekteve, që derdhen direct në det duke shkaktuar ndotje të konsiderueshme të ujrave tek pika e monitorimit tek plazhi i ri.
Plazhi i Ksamilit
Në Ksamil, cilësia e ujrave të detit në serinë e parë, para fillimit të sezonit të larjes, vazhdon të mbetet shumë e mirë. Në inspektimin e kryer u konstatua se nga subjekte private kishin filluar të merreshin masa higjieno-sanitare, në pastrimin e rërës dhe në vendosjen e koshave të mbeturinave si dhe nyjeve higjieno-sanitare
Plazhi i Qeparoit
Permiresime të dukëshme në krahasim me nje vit më parë, ishin bërë edhe në plazhin e Qeparoit, ku të gjitha shkarkimet urbane të banesave që shtrihen përgjatë vijës bregdetare, në pjesën e sipërme të saj, ishin futur në sistem kanalizimesh. Në këtë plazh nuk ka shkarkime urbane të subjekteve. Rezultatet analitike të kryera për vitin 2015, në serinë e parë rezultojnë brënda normave për cilësinë A- Cilësi e Shkëlqyer e Ujrave, e krahasuar me rezultatet e nje viti më parë, ku ndotja mikrobiologjike ishte e nje shkalle të lartë.
Plazhi i Vlores
Në plazhin e Vlorës vazhdon të ketë shkarkime të ujrave urbane, në zonën tek Shkolla e Marinës, e cila vërtetohet edhe nga rezultatet mikrobiologjike të ujrave në këtë pikë, ku si në vitet e mëparëshme ndotja vazhdon të mbetet e lartë. Gjithashtu, impianti i trajtimit të ujrave urbane vazhdon të mos funksionojë. Plazhet e tjera të monitoruara rezultojnë të pastra.
Plazhi i Shengjinit
Përmirësime të dukëshme në sistemin e largimit të shkarkimeve urbane janë bërë dhe po vazhdojnë të bëhen edhe në plazhin e Shëngjinit, ku shkarkimet urbane mblidhen në sistemin e kolektorit kryesor për tu derdhur në Impiantin e trajtimit të Ujrave urbane të Lezhës. Duke sjelle keshtu qe ky plazh te renditet ne plazhet me Cilesi shume te mire te ujrave.
Ndryshimi/ Pronat shtetërore, kur i merr Agjencia e Pronave
Qeveria ka ndryshuar një pjesë të vendimit për dhënien e tokave me qira, ku ka parashikuar dhe kalimin në pronësi të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Në rastet kur prona shtetërore nuk është e regjistruar në administrim të ndonjë institucioni shtetëror, shoqërie apo ndërmarrjeje shtetërore, ministria përgjegjëse për ekonominë e jep me qira sipas procedurave të përcaktuara në këtë vendim. Në këto raste, dokumentacioni i përcaktuar përgatitet nga dega e shoqërive publike në prefekturën përkatëse. Për pronat shtetërore, për të cilat ka përfunduar procedura e privatizimit dhe nuk janë shitur, por kanë kaluar në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave si fond kompensimi fizik për ish-pronarët, kur ka kërkesa për zhvillimin e tyre nëpërmjet kryerjes së investimeve, ministria përgjegjëse për ekonominë i kryen procedurat për kalimin e një prone tjetër me vlerë të njëjtë ose më të madhe në fondin e kompensimit fizik dhe i kërkon kësaj agjencie kthimin e dokumentacionit të pronës së kërkuar dhe heqjen e saj nga lista e fondit të kompensimit fizik. Heqja nga lista e fondit të kompensimit fizik bëhet me të njëjtën formë akti, me të cilin është bërë futja në këtë fond. Në këto raste, ministria përgjegjëse për ekonominë kryen procedurat për dhënien e kësaj prone në përdorim sipas procedurave të parashikuara në këtë vendim.