Xhemaili dhe Shaqiri shënojnë tre gola për Zvicrën

0
183

Xherdan ShaqiriBlerim Xhemaili dhe Xherdan Shaqiri ishin protagonistët e fitores bindëse të Zvicrës me rezultatin 3:0 kundër Lihtenshteinit, në ndeshjen miqësore që u zhvillua dje në Thun.

Kombëtarja e Zvicrës e nisi lojën me pesë shqiptarë: Xherdan Shaqiri, Admir Mehmedi, Pajtim Kasami, Blerim Xhemaili e Valon Behrami. Xhemaili ishte në formë jashtëzakonisht të mirë, i cili realizoi gol në minutën e 29-të pas pasimit të Shaqirit. Në pjesën e dytë Zvicra thelloi dominimin dhe shënoi edhe dy gola të tjerë, ku protagonistë ishin shqiptarët.

Shaqiri në minutën e 60-të nga rreth 18 metra thelloi epërsinë në 2:0, kurse pas tetë minutave (68′) Xhemaili nga gjuajtja e lirë, rreth 19 metra, realizoi gol të bukur dhe të fitores bindëse 3:0.

Behrami luajti deri në minutën e 46-të, Shaqiri deri në të 63-tën dhe Xhemaili u zëvendësua në atë të 74-tën.

Për trainerin e Zvicrës  kjo miqësore ishte e vlefshme për të testuar futbollistët para takimit me 14 qershor në Vilnus, ku do ndeshen me Lituaninë për eliminatoret e “Euro 2016”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here