Shantazhi ndaj medias/ Sejdini gazetarëve: Ju s’mund të dilni kundër. Pronarët tuaj janë të lidhur me pushtetin

0
151

qazimiPorosia e kandidatit të së majtës për gazetarët para konferencës për media: Kujdes, kolegen tuaj e pushova nga puna

Kryebashkiaku aktual i Bashkisë së Elbasanit, i cili rikandidon për të tretën herë në këto zgjedhje vendore në emër të koalicionit të majtë, ka shantazhuar gazetarët e mediave lokale në këtë qytet. Një material filmik i bërë publik dje nga televizioni “ABC News” tregon se si Sejdini u kërkon gazetarëve të jenë të kujdesshëm kur ta intervistojnë atë, pasi interesat e pronarit të tyre janë të lidhura me të si kryebashkiak. Në bashkëbisedimin me gazetarët para nisjes së konferencës, kryebashkiaku i majtë i Elbasanit u jep “porosi” medieve, ku sjell edhe si shembull rastin e një kolegu të tyre, që nuk kishte vepruar në mënyrë “të drejtë” dhe tashmë ishte i papunë. “Vetëm i gja duhet të keni parasysh. Ju harroni që jeni në punë dhe ju me gojën tuj, me kamerën tuj i prishni interesat pronarit. Pronari me pushtetin është i lidh pazgjishshmërisht dhe nuk ka ku ta çojë topin. Në kohën që i prishni interesat pronarit, rruga e parë bie mbi ju. Kështu që e doni s’e doni atë që keni përballë, jeni të detyruar të ndiqni interesat e pronarit. Ai është i detyruar t’iu përzejë dhe të mbyllë televizionin (qesh). Jo unë, po kush të jetë këtu kryetar bashkie e ka lidhje pune, nuk ka ku ta çojë topin, sido që të jetë. Kështu janë këto punë, edhe ajo zonja vogël çe është kjo që ka dalë imé. E pata paralajmëruar atë që doli përpara: “Mos e ti çun, mos, mos, iku dhe është pa punë”. Ajo nuk kupton vetëm një gjë, si ka mundësi që të gjithë televizionet janë jashtë…”, – thekson Sejdini në videon e publikuar.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here