Zgjedhjet në Krujë/ ” Atentatori” i Doshit, në fushatën e PS? Artur Bushi: Është vëllai, jo Durim Bami

0
162

 

Durim Bami me artur bushinMediat online publikuan dje disa foto të kandidatit të majtë për Bashkinë e Krujës Artur Bushi duke u takuar me Durim Bamin në kuadër të fushatë elektorale. Fotot e marra nga faqja zyrtare e kandidatit të PS-së tregojnë takimet e Bushit me qytetarët në zonën e Nikel të Krujës, ku një prej banorëve ka ngjashmëri të madhe me Durim Bamin, personazhin i cili u njoh si “atentator” i deputetit Tom Doshi në ngjarjen ku u përfshi edhe Kryeparlamentari Meta. Ndërkaq, vetë Bushi reagoi pas këtij lajmi, duke pohuar se në foto është vëllai i Durim Bamit, Valter Bami, i cili, sipas tij, nuk ka asnjë rekord kriminal. “Si kandidat për kryetar të Bashkisë së Krujës, kam planifikuar takime në 88 qendra votimi dhe në të gjitha këto unë i kam përshëndetur njerëzit dhe i kam takuar, pa asnjë dallim moshe. Për personin në fjalë, për të cilin thuhet se është Durim Bami, dua të sqaroj se nuk është ai, por i vëllai, Valter Bami, i cili mesa di unë, është në gjendje të lirë”, – tha Bushi. Fotot që pretendojnë se në takim ishte Durim Bami, i cili njihet për çështjen e “tentativës për vrasjen” e deputetëve Doshi dhe Fufi u denoncua në portalin Za lart.al. Personi që pretendohet se është Durim Bami shfaqet i qeshur teksa takohet kokë më kokë me kandidatin e shumicës për kreun e Bashkisë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here