President 7 herë/ Demirel, babai me kapele i politikës turke

0
221

 

Demirel, babai me kapele i politikës turkePresidenti i 9-të i Turqisë humbi jetën në spitalin në Ankara, ku kurohej për shkak të infeksionit në rrugët e frymëmarrjes dhe insuficiencës kardiake.

Në jetën e tij politike 40-vjeçare, ka qenë një lider partie dhe ashtu siç e ka quajtur edhe ai vetë “ka shkuar 6 herë në krye të kryeministrisë e ka ardhur 7 herë kryeministër”, ka qenë inxhinier ndërtimi dhe drejtor i Çështjeve Shtetërore të ujit me nofkën “mbreti i barazheve”, ka qenë “babai” me kapele i politikës turke. Suleyman Demirel, humbi jetën në moshën 91 vjeçare.

Përvojën e tij të parë politike e pati në vitin 1962 në Partinë e Drejtësisë (Adalet Partisi) dhe pas një sulmi ndaj selisë së kësaj partie, për një farë kohe u tërhoq nga politika aktive.

Në vitin 1965, Demirel ju rikthye politikës dhe hyri për herë të parë në kuvend si deputet i rrethit Isparta nga Partia e Drejtësisë. Po të njëjtin vit, Ai themeloi qeverinë e 30-të të Republikës së Turqisë dhe në moshën 41 vjeçare u bë Kryeministri i 12-të i vendit.

 

Tranzicioni në moshën e industrisë

Stili i tij populist, përdorimi i simboleve islame dhe një politikë që e cila solli me vete standard më të lartë jetese për turqit, e bënë “Sulun” “bariun” sikurse e quanin Demirelin për shkak të prejardhjes së tij fshatare, shpejt një njeri të dashur për zonat konservatore fshatare. Qeveria Demirel arriti të kombinonte interesat e popullsisë fshatare me sfidat që ofronte epoka e industrializimit në Turqi. Por në fillim të viteve 1970 kur në vend pati trazira sociale, mandatit të tij të parë si kryeministër i dha fund një grusht ushtarak shteti.

 

Vazhdimi i karrierës

Në 12 mars 1971 u bë grusht shteti dhe Demirel dha dorëheqjen. Demirel, gjatë periudhave të grusht shteteve ndërmjet viteve 1971-1980 themeloi 3 herë qeverinë e koalicionit. Seleyman Demirel, kaloi një periudhë në burg. Deri në vitin 1987, për 7 vjet me radhë atij ju ndalua pjesëmarrja në politikë. Me votimin popullor të 6 shtat 1987 mori fund dhe dënimi për të qenë pjesëmarrës në politikë dhe në 24 shtator ai u zgjodh kryetari i Partisë së Rrugës së Drejtë (Doğru Yol Partisi ‘DYP’) Në zgjedhjet e 20 tetor 1991 DYP dhe Partia Popullore Social Demokrate, bënë koalicion dhe themeluan qeverinë e 49-të të Republikës së Turqisë, Demirel erdhi përsëri në detyrën e Kryeministrit. Ndërsa ndalesa e tij e fundit politike ishte Pallati Presidencial Çankaya.

Në 16 Maj 1993, nga ana e kuvendit, Demirel u zgjodh Presidenti i 9-të i Turqisë.

Pas detyrës 7 vjeçare, ai ja la detyrën Presidentit të 10-të Ahmet Necdet Sezer.

Gjatë viteve 1965-1993, Suleyman Demirel ka qenë kryeministër i 7 qeverive të ndryshme për 10 vjet e 5 muaj dhe pas detyrës 7 vjeçare si president, ai u tërhoq nga politika.

 

Shtatë vjet president

Pasi u kthye në pushtet në vitin 1980 Demireli u gjend përsëri në një koalicion të paqëndrueshëm, i cili mori fund përsëri vetëm pas pesë vjetësh prej një grushti shteti. Vetëm në fillim të viteve 1990 Demireli arriti të kthehet në postin e kryeministrit para se të zëvendësonte në vitin 1993 Turgut Ozalin në postin e Presidentit turk. Këtë post e mbajti shtatë vjet deri sa në vitin 2000 doli zyrtarisht nga politika. Por zëri i tij kishte ende peshe. Në prill të të njëjtit vit ai u nderua nga presidenti atëhershëm gjerman Johannes Rau, me një medalje të veçantë të Republikës Federale të Gjermanisë, Kryqin e Madh për Merita.

Përgatiti: Re. Ku.

 

 

Budat e shkatërruara nga talibanët në Afganistan rikthehen me 3D

150 persona ishin të pranishëm për të parë momentin e zbulimit të 3D-së. 14 vite pasi talibanët kanë shkatërruar budat gjigante të Afanistanit, ato kësaj radhe janë rindërtuar me dritë, në formën e instalacionit 3D, bashkë me projeksionin teknologjik. Projekti është dhuruar nga një dyshe kineze, Janson Yu dhe Liyan Hu. Dyshja thotë se është e tmerruar me atë që i ka ndodhur kësaj ane të botës dhe sidomos kësaj trashëgimie, prandaj kanë vendosur që të dhurojnë këtë donacion për këtë rikrijim. 150 persona ishin të pranishëm për të parë momentin e zbulimit të 3D-së.

Mirza Hussain, një nga personat që i shkatërroi dy statujat e dikurshme të Budës thotë se pendohet por ka qenë i detyruar. “Do të jem gjithmonë i penduar, por talibanët më thanë se nëse nuk i shkatërroj do të më mbysnin”, – tregon Hussain.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here