Gjithë prona shtetërore në shitje, ja objektet që privatizohen

0
703

Ervin Kaduku

ish fabrike e vjeter–  Shkolla, reparte ushtarake, mensa, magazina, ish reparte artizanale, ofiçina, kantina, zyra; qeveria nxjerr çdo gjë në ankand. Kishte deklaruar të kundërtën kur ishte në opozitë

Shkolla, reparte ushtarake, mensa, magazina, ish reparte artizanale, ofiçina, kantina, zyra: duket se gjithçka e mundshme është përfshirë në procesin e privatizimit. Në Tiranë është nxjerrë në shitje godina 1-katëshe e sharrave prerëse të kampioneve, një ambient i ish-shtëpisë botuese “Naim Frashëri”, magazina e repartit të montimit, por edhe tunelet në Tapizë.

Të njëjtin fat ka pësuar edhe Arka e Kursimit Shkodër, ish-Muzeumi, në Sheper të Gjirokastrës, si dhe ish sh Shkolla e Mesme në Nivan po të këtij qarku. Në shitje është gjithashtu një depo në Libonik të Korçës, Kantina e Verës Milot, Kinema 13 Shtatori në Berat apo Ish zyrat e Gjendjes Civile Çërravë.

 

Procedurat

Kërkesa për privatizimin e një aseti shtetëror mund të drejtohet në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes apo në institucionin përkatës që ka në administrim/ pronësi objektin që kërkon të privatizohet, e cila mund të bëhet nga pronari i truallit ose çdo person tjetër/institucion i interesuar për blerjen e asetit. Kërkesa duhet të përmbajë emërtimin e saktë të Institucionit që i drejtohet kërkesa.

“Emërtimin e saktë të objektit dhe vendndodhjen e objektit që kërkon të privatizojë. Të dhëna të tjera në lidhje me këtë objekt (nëse ka, p.sh. varësinë administrative të tij, funksionin që ka pasur, gjendjen aktuale të objektit, etj.) Identitetin dhe adresën e saktë të personit që drejton kërkesën. Çdo dokument apo të dhënë tjetër të vlerësuar nga kërkuesi bashkëngjitur kërkesës” thekson Ministria e Zhvillimit Ekonomik në njoftimin zyrtar.

 

Kërkesa

Nëse kërkesa për privatizim bëhet pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes: MZHETS pas shqyrtimit të kërkesës së bërë nga i interesuari, i kërkon strukturës administrative të objektit prononcimin për privatizimin e tij. Nëse institucioni administrues përgjigjet pozitivisht për privatizimin e objektit të kërkuar, atëherë Ministri i MZHETS miraton privatizimin e objektit dhe urdhëron fillimin e procedurës për vlerësimin e objektit me qëllim privatizimin.

 

Synimi

Për periudhën 2014-2016, Qeveria Rama ka parashikuar 270 milionë euro privatizime të aseteve të mbetura pronë të Shtetit. Plani do të ketë kundërshtar kryesor situatën e sotme në tregjet ndërkombëtare. Për këtë vit, Qeveria ka parashikuar privatizimin e të gjitha aseteve dhe aksioneve shtetërore të shoqërive në sektorët jostrategjikë.

Të ardhurat nga privatizimet në vite janë parë si një element shumë i rëndësishëm për arkën e shtetit. Viti 2000 ishte i pari që shënoi të ardhura të larta nga privatizimet, me 8.9 miliardë lekë, duke financuar 22% të deficitit. Në vitin 2001, privatizimet u rritën me 43% dhe financuan 30% të deficitit të atij viti, ndërkohë që dy vitet pasues patën një mesatare shumë të ulët. Viti 2004 shfaqi sërisht të ardhura të larta nga privatizimet. Përveç të tjerave, 2004-a lidhet edhe me privatizimi i ish-Bankës së Kursimeve, e cila mundësoi përballimin e një pjese të deficitit si dhe reduktimin e borxhit publik. Në vitet 2005 dhe 2006 u rikthye pushimi i procesit, ndërkohë që vetëm në vitin 2007 u realizua privatizimi i shoqërisë Albtelekom.

Viti 2008 u pasua me një rënie 58% të të ardhurave të privatizimit. Gjithsesi, ato ishin në një masë të kënaqshme. Ishte tashmë radha e kompanisë ARMO për t’u tranferuar drejt sektorit privat. Viti 2009 shënon pikën më të lartë të të ardhurave nga privatizimet. Rreth 25 miliardë lekë shërbyen për financimin e deficitit dhe padyshim që shitja e 76% e aksioneve të Operatorit të Sistemit të Shpëndarjes sh.a. ishte ngjarja kryesore e vitit.

 

Paketa e parë e objekteve që shpallen në privatizim

1 Arka e Kursimit Shkodër

2 Ish Muze në Sheper, Gjirokastër

3 Ish Shkolla e Mesme në Nivan, Gjirokastër

4 Magazina e Farmacive Elbasan

5 Objektet 8,9,10,11,12,13 te Ish N/Repart Ushtarak AKA

2825, në Kala, Berat

6 Tunele Tapizë Tiranë

7 Librari Fier

8 “Garazh” Ish UPN Kuçovë

9 -“Zyra te Permbarimit Gjyqesor“ Berat

10 Ish Ofiçinë, Bibliotekë, Magazinë, Morg dhe Lavanteri,

Shkodër

11 Çerdhe 1 Maj Shkodër

12 Ish Dogana, Stacioni i Trenit Shkodër

13 Banaku i Lokal Sopoti Librazhd

14 Garazhe të Ish qendrës Ekonomike të Arsimit në

Librazhd

15 “P.P.K.Llongo” në Gjirokastër

16 Depo në Libonik Korçë

17 Ndërtesa e grupit Spatharë Shkodër

18 Kantina e Verës Milot

19 Kinema 13 Shtatori Berat

20 Ish zyrat e Gjëndjes Civile Çërravë Pogradec

21 Parkimi i Automjeteve Tiranë

22 “Oficina e ish Ndërmarrjes Gjeologjike Burrel

23 Ish ndërmarrja e drithit (ish banesë shtetërore) Elbasan Lagja Çlirimi

24 Librari “Kuvendi” Lezhë

25 Zyrat e ish ndërmarrjes Komunale Çorovodë

26 Ish-ofiçina e ekspeditës Gjirokastër

27 Ish Parku Automobilistik i mallrave Memaliaj

28 Arkivi i filmit, magazina kostumesh, Atelie e vjetër Tiranë

29 Garazh, ish SMT në Gramsh

30 Pikë karburanti centrale Vlorë

31 Ndërtesë e Grupit Qafë-Qele Shkodër Kaftallë, Qerret, Fushë Arrës, Pukë

32 Ndërtesa e Grupit Pukë “Kroi i Zojës” Fushë Arrës

33 Magazinë Shkozet (ish DFE Durrës) Durrës

34 Depo drithi ne Trebinje-Pogradec

35 Posta e Policise Kufitare Katund Dropull i Sipërm

36 Librari në fshatin Sinanaj, Tepelenë

37 Ndërtesë e grupit Bogë Shkodër Komuna Kelmend

38 “Dyqan Industrial” Potom Skrapar

39 “Ish-Zyrat e Komunës” në Vrisera Gjirokastër

40 “Ish-Ambulanca”, kati përdhe në Vrisera Gjirokastër

 

Paketa e dytë e objekteve që shpallen në privatizim

1 “Ish Shkolla 8 vj Lapardha 1”, Berat

2 “Ish Shkolla Fillore” Veterik, Berat

3 “Agjencia” e parkut të udhetarëve Berat

4 Garazhe Fier

5 “Mensë, zyra, magazinë”, Buçimas Korçë

6 NFK-Ndërfushas, Rrëshen

  1. Ndërtesë e Grupit Tamarë Sektori Shkodër

8 Sera & magazina tek instituti i patates Tiranë

9 Ambiente në Katin e Parë të Godinës 2 katëshe SHGJSH Tiranë

10 Godinë 1 katëshe e sharrave prerëse të kampioneve Tiranë

11 Magazina e Repartit të Montimit Tiranë

12 Objekti “Ambient” i ish Shtëpisë Botuese Naim Frashëri Tiranë

13 Farmacia Klos

14 Ish depo karburanti Suç

15 5 Objekte të Drejtorisë Pyjore Dibër

16 Objekti nr. 104, Uzina 12 & Ni-Co Elbasan

17 Reparti i Marangozit Ersekë

18 “3 Depo + peshorja” e rep.101/k Lapardha Berat

19 “Godina e gjykatës së rrethit” Skrapar

20 “N.Sh.N“ (ish SHISH-i Kuçovë)

21 “Agjencia Mbolan” Berat

22 Magazinat e Vjetra, Këndi kuq Dibër

23 Peshore Shupenzë Dibër

  1. Ambjente Artizanale Peshkopi

25 Objekti Ish Kooperat.Bujqësore”Partizani” në Fushë-Krujë

26 Ish Zdrukthtari për shërbime funerale në Gramsh

27 Objekti nr. 124 (Stacioni i aspiratorëve të gazit) Elbasan

28 Ish Magazinat e Spitalit Gramsh

29 Garazhe në Elbasan

30 Bodrum në lagjen “Kongresi i Elbasanit” në Elbasan

31 Drejtoria e Shërbimit Pyjor, Këlcyrë

32 “Posta e Policisë Kufitare Mesare”, Përmet

33 “Shkolla e Vjetër Çarshovë”, Përmet

34 Objekte: ”Ofiçina Qendër”, “Zyrë e Sektorit”,”Depo & Zdrukthtari”, “Magazina” dhe “Garazhe” Tepelenë

35 “Zyrat e Ish-Kooperativës” në Golem, Gjirokastër

36 “Pulari Reparti ushtarak 1015” Pogradec

37 “Objektet PPK Peshkëpi” Pogradec

38 “Dega Arkivore Kolonjë Korçë

39 Ndërtesë e Grupit Bushat Shkodër

40 Agjensia e Kredive Vlorë

41 Reparti i Axhusterisë Fier

42 Ish ndërmarrja Gjeologjike Vlorë

43 Garazh Pogradec

44 Librari Berat

45 Godinë 1 katëshe Korçë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here