Ku janë reformat? INSTAT: Punëkërkuesit rriten me 5 mijë vetë

Ervin Kaduku

te papune– Viti 2015 regjistron numrin më të lartë të punëkërkuesve të papunë të regjistruar të paktën që nga fillimi i vitit 2012

Fillimi i vitit 2015 regjistron numrin më të lartë të punëkërkuesve të papunë të regjistruar, të paktën që nga fillimi i vitit 2012. Nuk kuptohet se si, në këto kushte, qeveritarët vijojnë trumbetimin e suksesit të paqenë të reformave të tyre. Referuar të dhënave administrative të Institutit të Statistikave, vihet re se në tremujorin e parë të këtij viti në zyrat e punës janë regjistruar 145.478 punëkërkues të papunë, me një rritje prej mbi 5 mijë individësh krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2014. Krahasuar me tre mujorin e parë të vitit 2012, është rreth 2 mijë persona më shumë. Ndërsa shkalla e papunësisë së regjistruar ka arritur në 13.3 për qind nga 13.0 për qind që ka qenë në fund të vitit që lamë pas. Kjo rritje e numrit të punëkërkuesve mund të ketë ardhur për shkaqe të ndryshme, si: efektet e krizës, rritja e numrit të emigrantëve të rikthyer, ngadalësimi i ekonomisë, prirja e bizneseve për të shkurtuar shpenzimet etj. Një ndër faktorët mund të jetë edhe moratoriumi i ndërtimeve që ka bërë që shumë individë, të punësuar në këtë sektor, edhe pse në të zezë, t’u drejtohen zyrave të punës. Numri më i lartë i punëkërkuesve është i moshës 16­29 vjeç, që është edhe mosha që konsiderohet si më aktive.

 

Tendencat

Në një hulumtim për çështjet e emigrimit, që ka realizuar Instituti i Statistikës (INSTAT), për emigrantët e kthyer gjatë dekadës së fundit, renditen tre faktorët kryesorë tërheqës të emigracionit kanë qenë: Papunësia me (71.8%) e ndjekur nga mundësi më të mira pune 67.7% dhe mundësi për të ardhura më të larta me 64.7%. Edhe pse jo në përqindje të lartë, bashkimi familjar është arsye migracioni për 16.3% të të intervistuarve dhe për 43.8% të femrave. Pasiguria e përgjithshme në vend është perceptuar gjithashtu nga 8.8% e të pyeturve si një faktor shtytës për emigracionin.

Shumica e emigrantëve, 58.8% përpara se, të migronin ishin të papunë; 11.7% kishin punë të përhershme, 7.4% ishin të vetë punësuar dhe 11.8% ishin studentë. Një përqindje e vogël prej 3.7% ishin në pension në kohën që kishin vendosur të migronin. Situata e punësimit ka ndryshuar me të mbërritur në vendin e destinacionit.

Përqindja e papunësisë u ul nga 58.8 % në 27%, një ulje e ndjeshme. 55 për qind e të pyeturve paguheshin me rrogë me vendin e destinacionit, që ishte pothuajse pesë herë më e lartë krahasuar më situatën përpara migracionit. Kjo gjetje përforcon faktin që arsyeja kryesore për migracionin ka qenë përmirësimi i situatës ekonomike të emigrantit në

Shumica e emigrantëve, si meshkuj ashtu edhe femra, kanë qenë të papunë përpara se të migronin, por përqindja e papunësisë mes meshkujve ka qenë më e lartë krahasuar më femrat, 66.3% dhe 38% përkatësisht; ky boshllëk i konsiderueshëm mes meshkujve dhe femrave lidhet edhe me faktin që përqindja më e lartë e grave ka deklaruar që kanë qenë shtëpiake (21.5%) përpara se të migronin.

Situata e punësimit ka ndryshuar me të mbërritur në vendin e destinacionit si për meshkujt ashtu edhe për femrat. Përqindja e papunësisë është ulur për të dy, por me më shumë se gjysma për meshkujt krahasuar me situatën përpara migracionit. 61 për qind e meshkujve dhe 37 për qind e femrave ishin të punësuara në vendin e destinacionit, një përmirësim i ndjeshëm krahasuar me situatën përpara migracionit.

Kjo analizë nuk vlen për fenomenin e tanishëm të emigrimit, bëjnë të ditur burime brenda INSTAT. Pasi të ikurit janë deklaruar në momentin e ikjes, për qëllime turizmi apo vizita tek te afërmit dhe në momentin e mbërritjes, janë deklaruar si azilantë. Shkaqe të sakta të ikjeve të fundit do të mësohen pasi kjo kategori të jetë kthyer, qoftë edhe pjesërisht, bëjnë të ditur të njëjtat burime.

 

Raporti

Në raportin e fundit ekonomik rajonal të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (CESEE) të publikuar nga FMN, Shqipëria rezulton vendi i vetëm që në tremujorin e tretë të vitit 2014 ka shënuar një rritje të papunësisë dhe rënie të pagës reale, ndryshe nga pothuajse të gjitha vendet e tjera që kanë pasur tendencë të kundërt, pra ulje të papunësisë dhe pagës reale.

Shqipëria shfaqet “e vetmuar” në grafikun e publikuar nga FMN, i cili tregon Pagat reale dhe ndryshimin në papunësi, T 3, 2014. Të gjitha vendet, me përjashtim të Bullgarisë dhe Shqipërisë kanë shënuar një rritje të pagës reale. Ndërkohë, Shqipëria është I vetmi shtet, që rezulton me një rritje të lehtë të papunësisë.

Për të gjithë rajonin, raporti thekson se rënia e papunësisë, pagat më të larta reale dhe përmirësimi i rritjes së kredisë për konsumatorët kanë kontribuar në fuqizimin e mëtejshëm të konsumit privat në pjesën më të madhe të vendeve të Baltikut, Evropës Qendrore e Lindore dhe Evropës Juglindore.

Ku janë reformat? INSTAT: Punëkërkuesit rriten me 5 mijë vetë

Pse duhet të votojmë të djathtën!

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko