Nga Nebil ÇIKA
Edhe një ditë na ndan nga mundësia si popull për të rregulluar ç’është e munduar nga qeverisja jonë. Zgjedhjet lokale janë po aq të rëndësishme sa ato politike, por me ndarjen e re administrative ato marrin një rëndësi pothuaj historike. Shqiptarët shkojnë në këto votime në një situate të vështirë shumëdimensionale. Varfëria, papunësia, pasiguria, konflikti politik dhe veçanërisht e ardhmja e pasigurt, janë arsye të forta që i bëjnë këto zgjedhje më të veçanta se zgjedhjet e mëparshme administrative. E majta në pushtet duket tërësisht e dështuar në qeverisjen e saj për më pak se dy vjet, edhe pse premtoi shumë dhe mori , siç ka qejf të thotë kryeministri Rama, një milion vota. Ajo, në mënyrë të pandershme, deformoi edhe atë rezultat të qershorit 2013, duke “blerë” deputetë te se djathtës në opozitë, të zgjedhuar si të tillë me vota kundër qeverisë. Sot ka një mazhorancë absolute me te cilën po sundon duke ndryshuar ligje të arritur me konsensus, gjë që ka ngushtuar hapësirat demokratike edhe kështu te brishta te vendit. Ky pushtet absolut ka stimuluar dukshëm arrogancën e qeverise, gjë qe ka çuar në shkelje te shumta te ligjeve kushtetuese dhe të drejtave themelore te njeriut. Rritja e taksave dhe tarifave te shërbimeve ka uluar dukshëm nivelin e jetesës, ndërkohë qe politikanë e zyrtare janë përfshirë ne skandale e afera korruptive nga me të rëndat. Premtime si shëndetësia falas apo ulja e çmimit te energjisë janë hedhur ne koshin e plehrave, ndërkohe qe investimet publike, me gjithë taksat e larta, janë pothuaj inekzistente. “Abuzimi me pushtetin” është fjala qe mund ta përmbledhë te gjithë këtë periudhe te qeverisjes së majtë, e mjaftueshme, besoj, qe t’i beje shqiptaret te mendohen mirë para se te votojnë
Super pushteti një hap drejt diktaturës
Ajo qe duket me e rrezikshme ne këto zgjedhje është tendenca e qeverise për t’i fituar me çdo kusht ato. Nga ndarja e kontestuar administrative deri tek blerja e votës, janë dhjetëra fakte e prova që vërtetojnë projektin e qeverisë për të siguruar një pushtet pothuaj diktatorial, nese arrin të fitojë edhe zgjedhjet lokale . Sipas parimit bolshevik “i gjithë pushteti sovjetëve “ qeveria me te gjitha mënyrat po synon qartazi një rezultat “historik” qe na kthen mbrapa ne diktature ku merrte 99% të votave. Kjo do ta çonte vendin në një aventure te rrezikshme te cilën shqiptaret e kane hequr mbi shpinën e tyre vetëm 25 vite më parë. Shpresoj që brezat që e kanë vuajtur të mos e kenë harruar. Ky pushtet i frikshëm që po synon e majta ne pushtet është pa dyshim arsyeja me e fortë pse duhet votuar opozita, edhe sikur ajo të mos ofronte një alternative me të mire, ndërkohe që është e kundërta . Shqiptarët kane pare e kane dëgjuar qeverinë te mallkoje e te kërcënojë se po nuk votuan për te do t’u bëjë gjëmën. Do t’i lerë pa ujë, buke, drita e punë, detyra për te cilat kjo qeveri është votuar dy vjet me parë. Për çdo njeri normal është e qartë se një qeveria qe i mendon këto gjera antikushtetuese e antinjerëzore me kaq pushtet sa ka, i rrit mundësitë t’i vere ne zbatim nese merren te gjitha pushtetet.
Malli që blihet nuk kthehet
Fenomeni me negativ i këtyre zgjedhjeve është blerja e votës, një shqetësim tani edhe ndërkombëtar. Mjerimi e dëshpërimi mund të bëjnë qe ky fenomen te jete masiv, por ku do te ishte gabimi me i madh votuesve . Si ne tregti, malli qe blihet nuk kthehet, funksionon edhe ne politike. Ne votojmë administratoret e bashkive tona për te na shërbyer me mire, qe do te thotë se presim qe vota jone te na kthehet ne mirëqenie . Por nese votën e shesim për pesë leke apo për një thes miell, atëherë ajo nuk do te na kthehet si shërbim e qeverisje e mirë, dhe kështu ne nuk kemi te drejtën t’i kërkojmë pushtetarëve asgjë për katër vjet, pasi e kemi shituar ketë të drejtë qe ditën e votimit.
E djathta bën diferencën
Por ka edhe një arsye të fortë pragmatike pse e duhet te votojmë të djathtën. Ne këto ditë të fushatës ne kemi pare qe kandidatet e saje ne te shumtën e rasteve bëjnë diferencën me cilësitë e tyre politike morale e profesionale. Kosova, Alibeaj, Ademi, Mero, Kokalari, Turku etj., janë kandidatura përparësitë e te cilëve i ka pranuar edhe vete shumica .Vota për ta përmbush në kuptimin më të plotë pjesën e dytë të sloganit të djathtë, ”Punë dhe Dinjitet”. Dinjiteti është ai që shqiptarët kane humbur gjatë kësaj periudhe dy vjeçare te kësaj qeverisjeje, që duhet thënë se me disa prej kandidaturave te ofruara edhe ne këto zgjedhje ka fyer inteligjencën tonë qytetare!
Shpresoj shumë që shqiptaret si ne çdo moment rreziku te reflektojnë e te orientohen drejt. E di qe ka shume te mërzitur e te zhgënjyer nga PD-ja, por besoj se do ta kalojnë momentin e inatit, qofte duke e konsideruar atë si e keqja me e vogël. Një gabim të dielën në 21 qershor mund të na kushtojë shumë rëndë, e për këtë, precedentët në histori nuk na mungojnë.