Dy nga lojtarët kryesorë të këtij sezoni të skuadra bardhezi janë drejt largimit për në kontinetin amerikan, ndërsa malazezi Jovetiçështë synimi i radhës
Te Juventus ka lëvizje.Lojtarë që largohen dhe të rinj që pritet të vijnë gjatë kësaj merkatoje verore. Kjo pasi dështimit në finale të Champions ndaj Barcelonës, Alegri do të shkojë përsëri drejt misionit për të fituar kompetcionin më të rëndësishëm. Sipas të gjitha gjasave Andrea Pirlo dhe Carlos Tevez nuk do të jenë më pjesë e kampionëve të Italisë për sezonin e ardhshëm. Gjatë kësaj jave mesfushori italian dhe sulmuesi argjentinas do të zyrtarizojnë lamtumirën e tyre nga bardhezinjtë. E ardhmja e Pirlos pritet të jetë në Amerikë te New York City, ndërsa Tevez do ta vazhdojë karrierën në vendlindjen e tij me skuadrën e Boca Juniors. Pas 2 apo tre ditësh Apashi do të jetë zyrtarisht lojtari më i ri i formacionit nga Buenos Airersi. Në orët e ardhshme është programuar një takim mes presidentit të Bocës, Angelici dhe drejtuesve të Juventusit ku me siguri do të bëhet i mundur rikthimi i Tevez në Argjentinë. Përsa i përket Pirlos, ai aktualisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku përvec se po kalon pushimet sëbashku me familjen e tij, po diskuton nga afër edhe me drejtuesit e Neë York City-it. Sipas asaj që raportojnë media të ndryshme brenda kësaj jave pritet të zyrtarizohet kalimi i 36-vjecarit te skuadra ku bëjnë pjesë edhe David Villa e Frank Lampard. Gjithsesi nuk është ende e qartë nëse Profesori sic quajnë në Itali do të transferohet te Neë York City menjëherë apo në Janar të vitit 2016.Stevan Jovetic mund të jetë zëvendësuesi i Carlos Tevez te Juventusi. Bardhezinjtë kanë kontaktuar drejtpërdrejtë me menaxherin e lojtarit për t’i kërkuar një takim këtë mesjavë, gjatë të cilës do t’i paraqesin atij dhe një ofertë konkrete për ta bindur që të rikthehet në Serie A. Mediat italiane madje raportojnë se dy klubet e kanë gjetur tashmë një marrëveshje mes tyre, si në aspektin ekonomik ashtu dhe në atë të lëvrimit të pagesave. Oferta e Juventusit mendohet se është një kontratë 5-vjecare, me 3.5 milionë Euro në sezon plus bonuset.Për futbollistin interesohet dhe Milani gjithashtu, por te Juventus, Jovetic do të ketë mundësinë të luajë dhe në Champions League ndërsa kuqezinjtë për momentin janë jashtë Europe. Në rast se Jovetic do të ketë sërish dyshime, atëherë bardhezinjtë janë gati t’i propozojnë menaxherit të futbollistit dhe fanellën me numër 10, e cila është e lirë pas largimit të Tevezit. Jovetic u kërkua nga Juventus dhe në vitin 2013, por palët nuk arritën të mbyllin marrëveshjen për shkak të një krisje në marrdhëniet mes klubeve të Fiorentinës dhe Juventusit por dhe ofertë së majme që Man.City vendosi në tavolinë për shërbimet e lojtarit, që nuk është se la një shenjë të madhe me citizens në këto dy vite.
Napoli nuk braktis Hysaj
Orë vendimtare për të ardhmen e Elseid Hysajt, që vazhdon të jetë një ndër të kërkuarit kryesorë në merkaton e verës për Napolin.Pas blerjes së Mirko Valdifiroit, klubi jugor po këmbëngul për të arritur një marrëveshje me Empolin për Hysajn dhe Saponaran.Mbrojtësi i kombëtares shqiptare prej ditësh po lakohet për një transferim të mundshëm në “San Paolo” edicionin e ardhshëm dhe të dyja klubet janë të gatshme për t’u ulur e për të mbyllur marrëveshjen. Megjithatë deri në këto momente palët ende nuk kanë gjetur një akord mes tyre por orët e ardhshme pritet të jenë vendimtare sa i përket hapit të madh në karrierë të Hysajt. Për futbollistin kuqezi, ka shfaqur simpati të vecantë, trajneri i ri i Napolit Maurizio Sarri, që e ka patur Hysajn njërin prej lojtarëve më të rëndësishëm të tij në kohën kur drejtonte Empolin. Sarri ka patur madje një bisedë dhe me presidentin De Laurentiis për këtë cështje dhe gjithashtu dhe për afrimin e mundshëm të Saponaras.Napoli megjithatë nuk është e vetmja skuadër që interesohet për Elseid Hysajn pasi për të ka një ofertë konkrete dhe nga Gjermania, me Schalke 04 që po ndjek me interes cdo lëvizje dhe është e gatshme të përfitojë në rast të ndonjë dyshimi nga ana e Napolit.
Sousa nënshkruan me Fiorentinën
Paulo Sousa është zyrtarisht trajneri i Fiorentinës. Klubi vjollcë me një komunikatë në faqen e tij zyrtare bëri të ditur angazhimin e 44-vjecarit portugez si timonier të ri të skuadrës me Paulo Sousa që merr kështu vendin e Vincenzo Montellës. Ish trajneri i Baselit do të jetë në Firence këtë të Hënë ku do të hedhë firmën mbi kontratë si dhe do të prezantohet zyrtarisht si tekniku i Fiorentinës në orën 19. Akordi mes palëve ishte arritur prej disa ditësh por presidenti i klubit vjollcë Andrea Della Valle priti deri sa Sousa u lirua përfundimisht nga kontrata që e lidhte me Baselin, për ta zyrtarizuar 44-vjecarin si trajnerin e ri të Fiorentinës. Ish lojtari i Interit dhe Juventusit rikthehet kështu në Itali, 15-vjet pas eksperiencës së tij të fundit në Apenine, këtë herë si trajner.44-vjecari në sezonin e fundit u shpall kampion i Zvicrës me Baselin. Te Fiorentina Sousa do të ketë si synim kryesor ta kualfikojë skuadrën në kompeticionet europiane dhe të bëjë një paraqitje sa më të mirë në Europa League. Për portugezin nuk do të jetë e thjeshtë të ndjekë hapat e Vincenzo Montellas që në 3 vitet që drejtoi klubin vjollcë arriti rezultate të mira. Kjo do të jetë aventura e 8-të e Paulo Sousës në drejtimin një skuadre por njëkohësisht edhe më e rëndësishmja, pas eksperiencave me kombëtaren portugeze të 16-vjecarëve, Queens Park Rangers, Sëansea City, Leicester City, Videoton, Maçabi Tel Aviv dhe Baselin.
Benitez dietë, nëse do të qëndroj në Madrid
Mediat spanjolle raportojnë se Real Madridi ka kërkuar nga trajneri Rafa Benitez t’i nënshtrohet një diete për të përmirësuar pamjen e tij.Ish-trajneri i Napolit u zgjodh javë më parë trajner i ri i klubit madrilen dhe sipas AS, Mbretërit kanë kërkuar që ai të humbë pak peshë gjatë verës në mënyrë që të përmirësojë dukjen e tij. Mediat italiane raportojnë se Napoli nuk ka mundur të bëjë që Benitez të ruajë vijën e trupit, për shkak se klubi ishte në “shtëpinë e picës”.Kjo është një dëshmi se sa rëndësi i jepet brendit të klubit që po sukseseve duhet t’i kushtohet rëndësi edhe imazhit.
Fenerbahçe insiston për Van Persi
Skuadra e madhe turke, Fenerbahce nuk e ka ndërmend të dorëzohet sa i përket nënshkrimit me Robin Van Persie. Mediat angleze kanë raportuar se gjiganti turk ka dërguar ofertë zyrtare prej 13 milionë euro për sulmuesin holandez i cili pritet të largohet nga ‘Djajtë e Kuq’. Përpos ofertë për Untiedin, turqit kanë bërë gati kontratë katër vjeçare për futbollistin me katër milionë euro përfitime në sezon.Gjatë kësaj jave mbetet të shihet nëse United do të pranojë ofertën e turqve apo do të presë ndonjë ofertë më të majme për ‘tulipanin’. Gjithsesi për ish-lojtarin e Arsenalit në garë fuqishëm mbetet edhe Lazio.
Arsenal në kërkim të Bender
Arsene Venger dëshiron ta zgjerojë numrin e futbollistëve gjerman tek Arsenali.Trajneri francez është duke kërkuar me ngulm mesfushorin gjerman të Borussia Dortmundit, Sven Bender.Raportet e fundit nga Anglia thonë se ‘Topçinjtë’, kanë dërguar ofertë zyrtare në drejtim të skuadrës gjermane prej 17 milionë euro.Bender pritet të largohet nga Borussia Dortmund, pas shtatë viteve të kaluara si pjesë e verdh e zinjve.Gjithsesi në garë për të mbeten edhe dy skuadra tjera angleze si Liverpool dhe Tottenham Hotspurs.
Inter hedh sytë nga Salah
Derbi milanez mes Interit dhe Milanit do të vazhdojë në tregun e transferimeve. Mesfushori ofensivë, Mohamed Salah është tani objektivi i zi kaltërve që po përparojnë për ta sjellë në Milano lojtarin egjiptian.Salah shkëlqeu me Fiorentinën në gjashtë muajt e huazuar nga Chelsea dhe tani është në planet e skuadrave të mëdha italiane.‘Calciomercato’, shkruan se zikaltërit, kanë hyrë në negociata me agjentin e lojtarit ndërsa së shpejti pritet takim edhe me Chelsean për ‘Messin egjiptian’.20 milionë euro është shuma që kërkojnë kampionët e Anglisë për Salah, ndërsa përveç Interit dhe Milanit në garë për të janë edhe Roma, Volfsburg dhe Atletico Madrid.