Rezultatet e zgjedhjeve/ E majta fiton, kualicioni dështon në bashkitë e mëdha ku konkurruan LSI

0
217

Gëzim Saliu

harta e zgjedhjeveASHE fiton bashkitë e mëdha të vendit, PD siguron rezultat pozitiv në zonat ku ishte në “luftë” me LSI, nga Lezha, Pogradeci deri tek Vora

Aleanca për Shqipërinë Evropiane është fituese e zgjedhjeve vendore që u zhvilluan në 21 qershor. Kur ende nuk është mbyllur numërimi zyrtar për të gjitha bashkitë, e majta rezulton fituese në më shumë se 36 bashki e ndërsa të djathtët deri më tani kanë siguruar 13 njësi vendore. Ajo që vihet re në këto zgjedhje lokale është fitorja e mazhorancës në bashkitë e mëdha si Elbasani, Fieri, Korça dhe më tej më pas me Lushnjën dhe Gjirokastrën. Ndërkaq, edhe pse numërimi vazhdon në Durrës, kandidati i së majtës Vangjush Dako duket në epërsi të dukshme me rreth 6 mijë vota ndaj kandidates të së djathtës Grida Duma. Por ndërsa të majtët morën rezultate pozitive në këto bashki, ka qenë opozita ajo që ka siguruar fitoren në disa bashki që në nisje të garës dukeshin si të pamundura. Marrja e rezultatit pozitiv nga PD-ja në Lezhë dhe Pogradec ishte një shenjë e mirë për opozitën në këto zgjedhje, aq më tepër kur marrim parasysh se në të dyja këto gara kishte përballë LSI-në. Në garën e Lezhës, Tushaj mori vetëm 48% të votave e ndërsa kandidati i opozitës Fran Frrokaj fitoi me 52% të votave.

 

Çfarë ndodhi me PS-LSI

Por ndërsa Partia Socialiste siguroi fitore të thellë në të gjitha bashkitë e mëdha, ku duket se ka pasur mbështetje të fortë edhe nga aleatët e LSI-së, kjo e fundit ka shënuar humbje në disa njësi të mëdha ku kandidonte me propozimet e saj. Forca e drejtuar nga Ilir Meta humbi përballë PD-së në garën për Bashkinë e Pogradecit, në Vorë, në Kukës, në Lezhë, në Selenicë dhe në Mallakastër. Në të gjashta këto bashki, nga 15 gjithsej që përzgjodhi LSI në këto zgjedhje vendore, forca e dytë kryesore e koalicionit të majtë kishte pretenduar fitore, duke vënë në plan parësor Lezhën, Kukësin dhe Vorën. Por të tria këto bashki u humbën përballë PD-së, gjë e cila mund të cilësohet si një votë pro opozitës. Por nga ana tjetër, një humbje e LSI-së në këto bashki mund të përkthehet edhe në një mosfunksionim si duhet të koalicionit të kësaj force me PS-në. Kjo, pasi përzgjedhja e këtyre njësive nga ana e forcës së Metës është bërë me kujdes, me synim fitoren e të paktën 13 bashkive. Por duket se bashkëpunimi i koalicionit PS-LSI në të paktën 3 bashkitë e mëdha nuk ka funksionuar si duhet, ku këto rezultate të partisë së Metës tregojnë për mungesën e bashkëpunimit mes dy partive kryesore në terren.

 

Lezhë

Fran Frrokaj i APPD fitoi me 23 566 vota

Kandidati i ASHE, Viktor Tushaj 18 921 vota

Vorë

Luan Sallaku ASHE 49.6

Fiqiri Ismaili APPD 50.5

Selenicë

Kasem Cenaj ASHE 3571

Perparim Shametaj APPD 4483

Pogradec

Diana Mile ASHE 16 316 vota

Eduard Kapri i APPD 17 806 vota

Mallakastra

Shyqyri Kapllani i ASHE 7726 vota

Agron Kapllanaj i APPD 9410 vota

Kukës

Bashkim Shehi i APPD fitoi me 14 303 vota

Hasan Halili i ASHE mori 11 260 vota

 

Veliaj kryeson bindshëm Tiranën, Dako gati për mandatin e tretë

Gara për Bashkinë e Tiranës duket se tashmë ka marrë rrugën e saj drejt rezultatit përfundimtar me një kryesim të bindshëm nga ana e kandidatit të majtë Erion Veliaj. Deri pas mesnate Veliaj kryesonte me 53.7% të votave e ndërsa Kosova me vetëm 39.1%. Të përkthyer në vota këto shifra tregojnë se kandidati i majtë ka marrë 134680 vota e ndërsa propozimi i PD-së ka marrë 98357 vota nga 732 kuti të votuar nga 864 kuti gjithsej. Ndërkaq, edhe gara në Durrës duket se tashmë nuk do të ketë më histori, pasi diferenca kur ishin numëruar 139 kuti nga 310 mes kandidatit të majtë Vangjush Dako dhe asaj të djathtët Grida Duma është më shumë se 5 mijë vota. Dako ka siguruar deri në këto kuti 25859 vota ose 58.06% e ndërsa Duma vetëm 18683 vota ose 41.94%.

 

 Bashkitë e fituara nga kandidatët e majtë:

  1. Bashkia Tepelenë – Tërmet Peçi
  2. Bashkia Sarandë – Florjana Koka
  3. Bashkia Korçë – Sotiraq Filo
  4. Bashkia Maliq – Gëzim Topçiu
  5. Bashkia Divjakë – Fredi Kokoneshi
  6. Bashkia Gramsh – Luljeta Dollani
  7. Bashkia Peqin – Saimir Hasalla
  8. Bashkia Belsh – Arif Tafani
  9. Bashkia Urë Vajgurore – Juliana Memaj
  10. Bashkia Poliçan – Adriatik Zotkaj
  11. Bashkia Roskovec – Majlinda Bufi
  12. Bashkia Konispol – Shuaip Beqiri
  13. Bashkia Mirditë – Ndrec Dedaj
  14. Bashkia Himarë – Jorgo Goro
  15. Bashkia Fushë-Arëz – Fran Tuci
  16. Bashkia Libohovë – Luiza Mandi
  17. Bashkia Kolonjë – Arben Malo
  18. Bashkia Pukë – Gjon Gjonaj
  19. Bashkia Delvinë – Rigels Balili
  20. Bashkia Skrapar – Nesim Spahiu
  21. Bashkia Has – Adem Lala
  22. Bashkia Pustec – Edmond Themelko
  23. Bashkia Këlcyrë – Klement Ndoni
  24. Bashkia Cërrik – Altin Toska
  25. Bashkia Kurbin – Artur Bardhi
  26. Bashkia Rrogozhine – Beqir Nuredini
  27. bashkia Librazhd – Kastriot Gurra
  28. Bashkia Finiq – Leonidha Hristo
  29. Bashkia Lushnjë – Fatos Tushe
  30. Bashkia Memaliaj – Durim Roshi
  31. Bashkia Fier – Armando Subashi
  32. Bashkia Elbasan – Qazim Sejdini
  33. Bashkia Patos – Rajmonda Balilaj
  34. Bashkia Gjirokastër – Zamira Rami
  35. Bashkia Përrenjas – Miranda Rira
  36. Bashkia Shijak – Ardian Kokomani
  37. Kuçovë, Selfo Kapllani
  38. Dibër, Shukri Xhelili

 

Bashkitë e fituara nga kandidatët e djathtë:

  1. Bashkia Vau i Dejës – Zef Hila

  2. Bashkia Pogradec – Eduart Kapri

  3. Bashkia Vorë – Fiqiri Ismaili

  4. Bashkia Mat – Nezir Rizvani

  5. Bashkia Selenice – Përparim Shametaj

  6. Bashkia Klos – Basir Çupa

  7. Bashkia Përmet – Niko Shupuli

  8. Bashkia Tropojë – Besnik Dushaj

  9. Bashkia Mallakastër – Agron Kapllanaj

  10. Bashkia Dropull – Arqile Deçka

  11. Bashkia Kukës – Bashkim Shehu

  12. Bashkia Devoll – Bledjon Nallbati

  13. Bashkia Lezhë – Fran Frrokaj

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here