Një polic i forcave speciale “RENEA” është vrarë dje nga shkëmbimi i zjarrit në Lazarat. Të shtënat me armë zjarri kanë shoqëruar përgjatë gjithë natës banorët e Lazaratit, madje kanë vijuar edhe përgjatë mëngjesit. Policia nuk jep ende informacion lidhur me situatën, teksa ka prani të shtuar të bluve në fshat dhe janë ngritur postblloqe.
I menjëhershëm ka qenë reagimi, lidhur me situatën, nga kreu i PD-së në Gjirokastër, Roland Bejko.
“Kjo situatë është pasojë e provokimit policor, ka qëlluar policia dhe jo banorët”, tha Bejko.