Të rinjtë shqiptarë do të kenë mundësi që të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale në ndërmarrje dhe kompani të ndryshme italiane.
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë e Shqipërisë dhe Ministria e Punës dhe Politikave Sociale italiane janë angazhuar për të çuar më tej bashkëpunimin në fushën e formimit profesional të të rinjve shqiptarë, me qëllim përgatitjen e tyre me përvojën italiane dhe sjelljen më pas të kësaj përvoje në Shqipëri.
Ky angazhim është shprehur gjatë takimit që Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Blendi Klosi, pati me ambasadorin italian në vendin tonë, z. Massimo Gaiani, dhe delegacionin e Ministrisë së Punës së Italisë që e shoqëronte në këtë vizitë.
Për më shumë lexoni nesër në gazetën “standard” në print.