Të tallesh me tekstet shkollore

0
181

Nga dr. Ndriçim Mehmeti

Nga dr. Ndriçim MehmetiNdërmjet shumë reformave të mbetura në letër dhe që nuk u bënë dhe nuk ka në për t’u bërë asnjëherë prej Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, është ajo e altertekstit. MAS nuk la gjë pa thënë për autorë tekstesh, shtëpish botuese, këshilltarë e ish-këshilltarë që përfitonin nga afera e librave. MAS dhe Kryeministri u betuan se nuk do të ndërmerrnin një reformë të p[pashembullt, ku të pashembullt që do të “shkulte” korrupsionin dhe do të bënte që në Shqipëri të kishte tekste shumë të mira.

Nga nuk shkuan me imagjinatën, me fantazinë e ngushtë dhe paaftësinë e theksuar për të kërkuar një model që nuk ekziston, me qëllim që të bënin realitet atë që thanë për tekstet. Madje nuk nguruan që me këtë sebep t’i vinin kazmën ligjit të arsimit, pikërisht për të vendosur tekstin unik. Si qen i rrahur me bisht në shalë, ju rikthyen reformës së alterteskstit. Mjeshtër të kthimit të dështimit në sukses, deklaruan se “duke kufizuar numrin e teksteve alternative, rrisim cilësinë e tekstit mësimor”. Dhe për të realizuar këtë cilësi, hartuan prej 15 prillit 2015 e deri në 12 qershor 2015, tre udhëzime që kundërshtonin njëri-tjetrit, vendosnin e shtynin afate, lejonin konkurrimin e të gjitha teksteve, hiqnin nga konkurrimi disa të tjerë, etj.

 

Po ç’ka ndodhur në realitet?

Ministria e Arsimit përmes udhëzimit nr. 11/1, datë 15.04.2015, përcaktonte katër faza në të cilat kalonte konkurrimi i teksteve shkollore: Shpallja e konkurrimit 20 prill 2015, dorëzimi i teksteve shkollore 18 qershor 2015, shpallja e fituesve 30 qershor 2015, lidhja e kontratave e MAS me botuesit 10 korrik 2015 dhe së fundi shpërndarja e librave 1-14 korrik 2015. Prej datës së shpallje së konkurrimit e deri në shpalljen e fituesit, sipas këtij udhëzimi, kishte pak më shumë se dy muaj. Por MAS kishte “harruar” se neni 47 pika 1, të cilit i referoheshin udhëzimi nr. 11/1, thotë: “Tekstet për nxënësit janë alternative. Ato përzgjidhen nga mësuesit në bazë shkolle, në prani të prindërve, pas certifikimit nga ministria. Përjashtimet nga ky rregull përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”. Udhëzimi i sipër përmendur as që nuk e përmend fare këtë detyrim të ligjit. Duket qartë se ka një nxitim për të shpallur një konkurs për tekste shkollore, për të shpallur fituesin, lidhur sa më shpejt kontratën dhe për të bërë fakt të kryer tekstet me të cilat punohet në arsimin parauniversitar. Dy gupet e njerëzve më të interesuar për këtë proces prindërit dhe mësuesit, përjashtoheshin dhe më të favorizuarit dalin vetëm shtëpitë botuese. Kryeministri dhe ministrja e arsimit që kaq shumë i kanë dashur nxënësit e flasin plot dashuri për prindërit e tyre, nuk i llogaritën fare për librat me të cilët do të japin mësim mësuesit dhe me të cilat do të mësojnë nxënësit. MAS shpall konkursin, në MAS dorëzohen tekstet shkollore që do të konkurrojnë; MAS shpall fituesit dhe MAS lidh edhe kontratat. Po vlerësimi, certifikimi? Nuk kanë rëndësi. MAS i kryen vetë të gjitha, ndërsa “punën më të rëndë”, ja lenë në dorë botuesve atë të shpërndarjes së teksteve shkollore. Mirëpo siç e ka zakon MAS ku udhëzimi i dytë anulon të parin dhe i treti dy të parat, pa kaluar një muaj nga udhëzimi i nr. 11/1, udhëzimi nr. 13, datë 11.05.2015, ku shpresohej se do të vendosej kërkesa e ligjit, që mësuesit dhe prindërit të përzgjedhin tekstin shkollor. Në vend të rikthimit në shinat e ligjit, MAS vendosi të thelloj edhe më tej natyrën antiligjore të konkurrimit të teksteve shkollore. Pa asnjë motiv ligjor, MAS heq nga konkurrimi tekstet e historisë së shqiptarëve në arsimin parauniversitar, duke i kthyer këto nga de facto në de jure, tekste unike. Kjo shkelje flagrante në valën e fushatës politike, nuk ra në sy të askujt, ose të paktën askush nuk u kujtua të fliste për të. Autorët e përfolur për tekstin e historisë, kanë fërkuar duart me idenë e ndonjë fitimi të majmë, paçka se ligji nuk ishte zbatuar. Për disa prej tyre që bërtasin nga mëngjesi në darkë, studio më studio e gazetë më gazetë për ligjin, shenjtërinë e tij, tani nuk u bëhej vonë se ligji ishte shqyer e prostituuar me qindra herë, vetëm për të mbushur xhepat dikujt dhe për të bërë qokat politike të lëna përgjysmë, pas 23 qershorit 2013. Për t’u tallur edhe më tej me tekstin shkollor dhe mësuesit në veçanti, del edhe udhëzimi i tretë. MAS, “kujtohet” që ka lënë jashtë procesit mësuesit dhe nxjerr një udhëzim të ri, i cili mban numrin 18 dhe datën 12.06.2015. Në këtë udhëzim vendosen afate të reja, krahasuar me udhëzimin nr. 11/1. Sipas udhëzimit nr. 18, “Shpallja e konkursit bëhet më datë 20 prill 2015, dorëzimi i teksteve shkollore 1 korrik 2015; shpallja e fituesve 15 korrik 2015; përzgjedhja nga mësuesit 31 korrik -7 gusht 2015; shpërndarja dhe shitja e teksteve 1-13 shtator 2015”. Pra në këtë udhëzim bie në sy fakti, se hiqet proceduara e nënshkrimit të marrëveshjes mes MAS dhe shtëpive botuese. Shtëpitë botuese do t’i shpërndajnë librat vetëm pas “përzgjedhjes” nga mësuesi. Një pjesë e mirë e mësuesve janë të destinuar të humbasin pushimet e tyre, pikërisht dhe varësisht nga dëshira e MAS. Ata do të jenë të impenjuar në tërë periudhën e verës. Prej datës 1-10 korrik, mësuesit i kanë lajmëruar se kanë trajnim për kurrikulën e re. Një pjesë e tyre do të angazhohet në procesin e vlerësimit të teksteve që zgjat sipas udhëzimit të MAS së paku dy javë dhe po ashtu një javë tjetër do ta kalojnë me zgjedhjen e librit, në kushtet më optimale që të ofron klima e vendit tonë në fund të korrikut e fillim të gushtit. Po përse bëhet kjo? E qartë si drita e diellit. Mësuesit “janë ushtarët tanë” dhe si të tillë i përgjigjen thirrjes së partisë (MAS), sa herë që të dojë kjo e fundit. Ata nuk kanë asnjë të drejtë veç detyrimeve. Mësuesit nuk duhet të harrojnë se janë pranë shtatorit dhe në rast refuzimi, mund ta gjejnë veten në fillim të vitit të ri shkollor, jashtë radhëve të arsimit.

Standardet, ligji, detyrimet që ai ka për tekstin? E kush e vret mendjen për to? Prindërit, nxënësit, OJF, mediat, njerëzit që përfaqësojnë opinionin publik? Askush. Mësuesit janë pa kontratë, e as Avokati i Popullit, as Sindikatat, as prindërit, as nxënësit, nuk kanë ndërmend të thonë asgjë. Pak media që flasin për këto halle, nuk ja vë veshin kush. Tani shkatërruam edhe procesin e përzgjedhjes së librit, duke vijuar shkeljen e ligjit me të dyja këmbët për të fituar sa më shumë, para në kurriz të shqiptarëve. Teksti shkollor u mor nëpër këmbë, dinjiteti i botuesve gjithashtu, prindërve dhe mësuesve dhe askush nuk ndjen asgjë.

Nesër kur të jetë vonë, ju lutem askush të mos flas pale të guxojë të ulërijë, se nuk bën fajde, veç shpërthimit të delirit të ndokujt.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here