PD sipas Alibeaj/ Duhet të analizojë me detaje rezultatin, të korrigjojë situatën dhe të fillojë të ndërtojë ofertën e re të saj për zgjedhjet e ardhshme. Alibeaj: E majta e bleu Fierin, nuk e fitoi

0
174

 

Jetmir Olldashi

Enkelejd Alibeajt intervisteKandidatura e Enkelejd Alibeajt për Bashkinë e Fierit u duartrokit nga elektorati i djathtë dhe ishte fillimi i shpresës se të përndjekurit politikë po përfaqësoheshin denjësisht aty ku i takonte. Ishte ndoshta kandidatura me konsensusin maksimal në radhët e demokratëve, jo vetëm në Fier. Nga shumëkush u pa si një sakrificë që 42-vjeçari pranoi të kandidonte në një bastion historik të së majtës. Fushata e tij nisi e qetë dhe pranë qytetarëve. Alibeaj me një lidhje të fortë familjare dhe shpirtërore me trevën e Fierit, zbriti me thjeshtësi për të takuar banorët e zonës. Fushata e tij ishte e qetë me postime të shkurtra në profilin e tij në “Facebook”, pa deklarata të bujshme, por gjithmonë me fotografi që takonte qytetarët e vuajtur. Premtimet e tij ishin të qeta të prekshme dhe gjithmonë të matura. Dita-ditës u pa se si qytetarët afroheshin dhe mbështesnin djalin e tyre. Mbyllja e kutive të votimit solli shpresë tek demokratët, të gjithë thoshin se e pamundura kishte ndodhur. Hapja e kutive të para tregoi se realiteti ishte pak i hidhur, e majta udhëhiqte sërish në bastionin e saj. Alibeaj theu një mentalitet dhe mori përsipër një garë shumë të vështirë në mos të pamundur për tu fituar, arriti të merrte më shumë se 12% mbi koalicionin partiak që e mbështeste. Kultura e tij politike bëri që të uronte edhe rivalin e tij në garë, duke i kërkuar të mbante premtimet e fushatës. Dimensioni njerëzor i fushatës së Alibeajt ishte në kontrast të plotë me bujën mediatike të ofruar nga kundërshtari i tij politik, por edhe nga shumë kandidatë të tjerë në të gjithë vendin.

Në një intervistë ekskluzive për “Standard” Alibeaj shpjegon arsyet pse pranoi të kandidonte, përse nuk ia doli dhe mbresat dhe përshtypjet e tij nga kjo fushatë e pakurorëzuar me fitore. Juristi 42-vjeçar, një anëtar i hershëm i Partisë Demokratike, analizon dhe rezultatin në shkallë kombëtare të opozitës. Ai mendon se më e keqja ka kaluar dhe ringritja e PD-së tashmë do të kristalizohet në zgjedhjet e radhës, duke u dhënë shqiptarëve një alternativë më të mirë qeverisëse se e majta në pushtet.

 

1-         Cfare ju shtyu te pranoni kandidimin ne nje bashki bastion te se majtes si Fieri?

Kandidimi ne nje proces zgjedhor ne vetvete eshte nje eveniment nga ata te cilet jo shpesh te bie mundesia t’i ndeshesh pergjate angazhimeve publike. Se dyti, vete ky proces zgjedhor, i rikonfiguruar kishte brenda te panjohura te shumta qe te shtynin te besoje se mund te thyhej cdo paragjykim i se shkuares. Se treti, karrierat politike te qendrueshme ngrihen vetem mbi perballje te tilla direkte me kundershtaret dhe me publikun e per kete arsye, vecse mund t’i pranosh ato. Se katerti, gjendja politike elektorale e se djathtes ne keto momente nuk eshte nga me te shendetshmet, e per keto arsye, cdokush qe e ndien veten te tille do te duhet te kontribuoje, te vetofrohet per te dhene maksimumin, pavarisht kostove personale qe mund te prodhohen. Se fundmi lidhjet e mia me ate treve jane te tilla, qe nuk e konsiderova per asnje cast si nje sfide apo sakrifice sesa si nje kontribut, pavarsisht rezultatit.

 

2-         Cila ishte mbresa me e madhe e kesaj fushate?

Te gjitha pritshmerite e mia te mesiperme u perplotesuan… pervec fitores!! Nje kandidim i tille sigurisht mbart vlera te shumefishta. Fitorja eshte e para dhe me e rendesishmja. Ne gare futesh per te fituar. Nese nuk del fitues, do te thote qe nuk ke arritur qellimin. Kjo eshte dhe mbetet pergjegjesi totalisht imja. Perpos kesaj, mund dhe duhet te shihen edhe aspekte te tjera. Tashme me rezultatin e arritur ne kete bashki, e vleresuar si raport politik forcash krahasuar me 2013, mund te thuhet pa medyshje, se paragjykimi se Fieri eshte bastion i se majtes ka rene njehere e pergjithmone. Po keshtu vete forca politike PD ne kete dege, ka krijuar koshiencen e te qenit force konkurruese, serioze dhe perfaqesuese e pjeses me elitare te publikut fierak. Rritja ne elektorat eshte e tille qe eshte me e larta ne 25 vjet. Ky eshte nje rezultat i permasave historike, merite totale kjo, e te gjithe strukturave vendore te PD, duke filluar prej kryetarit te deges se PD, simpatizanteve te saj dhe vecanrisht publikut fierak i cili sheh te PD, formacionin politik me perfaqesues te tij.

 

3-         Cfare nuk shkoi qe nuk arritet te fitonit?

PD dhe une personalisht ne Bashkine Fier, kishim perballe, jo thjesht nje parti apo nje koalicion partish te majta. Perballe kishim, nje administrate publike e cila u terrorizua dhe kercenua per largim nga puna, nese ata dhe te afermit e tyre nuk votonin per pushtetin. Perballe kishim falanga krimi, te cilat mbollen frike dhe shperndane shuma marramendese parash per te blere vote, e qe bleu vote. Perballe kishim nje publik i cili u shantazhua sistematikisht nga vete kryeministri per te mos na votuar perndryshe ai do te hakmerrej. Pra nuk u ndodhem ne nje atmosfere fushate, por ne nje atmosfere pothuajse beteje. Nderkohe qe kisha vendosur qe ne fillese te fushates, qe te imponohesha me sjellje te qete, pa incidente, me qellimin per te shperhapur imazhin e nje fushate te qete, pra per te cliruar publikun nga frika. Pjeserisht ia arrita, e falenderoj publikun fierak qe me mirekuptoi. Sic duket nuk ia arrita totalisht. Kjo beri qe te mos rezultoja fitues.

 

4-         Ndieni keqardhje per rezultatin?

Aspak. Ajo cfare PD, strukturat e saj, simpatizantet, apo me shume se kaq, vete publiku fierak ka fituar eshte shume me teper se ajo cka une nuk fitova. Eshte fituar, ne Fier, pikerisht mentaliteti prej fituesi. Pra, eshte bere kalimi i madh psikologjik, sipas te cilit ne Fier, ne sfiden me te pare elektorale, pa frike mund te futesh dhe te pretendosh denjesisht fitoren. Publiku fierak nuk ka tashme asnje doze skepticizmi apo befasie per ngjarje te tille. Kjo metamorfoze psikologjike eshte kenaqesia me e madhe qe kam mundur te marr prej kesaj gare.

 

5-         Cfare do t’i thoni rivalit tuaj?

Qe ka shume pune per te bere, qe Bashkia Fier, nuk duhet trajtuar si nje ciflik politik, sepse nuk e meriton te jete i tille dhe sepse ka resurse zhvillimi te lakmueshme qe mund t’ua ndryshojne jeten atyre njerezve. Mjafton ta duash ate vend dhe njerezit atje e te tregohesh i drejteperdrejte e te mbash premtimet qe iu jane dhene ne fushate dhe ai publik do dije te te falenderoje. Uroj te mbaje premtimet e te beje gjera te mira per ata njerez se e meritojne.

 

6-         Fitoi apo humbi PD ne rang vendi ne 21 qershor?

Komentet mbi shifrat e 21 qershorit jane te pavenda. PD ne rang kombetar ka rritje me 10% krahasuar me 2013, kurse PS ka renie me 19% krahasuar me 2013. Ajo cka ka rendesi eshte fakti se rritja me 10% e PD do te thote se PD tashme ka nje oferte te sajen te afte te terheqe ne bllok reagimin e elektoratit. Ky vleresim sigurisht duhet bere ne sfondin aktual te zhvillimeve te PD post 2013. Pra dalja nga nje proces zgjedhor derrmues si ai i 2013, i pasuar nga nje proces i thelle ristrukturues dhe nen nje fushate agresioni frontal prej qeverise. Rritja eshte inkurajuese. PD i del per detyrim qe te luftoje ne disa fronte per te ardhmen. Se pari ceshtja e dekriminalizimit te politikes, se dyti lufta per voten e lire dhe se treti ndalja e qeverise ne rrenimin ekonomik qe po i sjell vendit. Kjo behet duke analizuar rezultatin zgjedhor, performancen e strukturave dhe korrigjimin e difekteve, e duke bere profilizim akoma me te qarte te ofertes se saj politike pra duke e bere joshese per te gjithe flukset e tjera publike antiqeveritare.

 

7-         Pse opozita nuk ia doli dot t’i nxirrte masivisht qytetaret ne votime?

Sepse publiku eshte nen nje trysni terrori te paster prej qeverise dhe Kryeministrit. Publiku eshte ne gjendje ekonomike afer mjerimit. Shpresa apo ringjallja e entuziasmit te publikut per te ndryshuar eshte e tulatur perkunder kesaj atmosfere. Po keshtu edhe koha qe PD te krijonte qartesisht magnetizmin elektoral nuk ishte e bollshme. Mos te harrojme se jane vetem 2 vjet, gjate te cileve i eshte dashur te perballoje nje sere sfidash si me siper. Tashme periudhen e saj me te veshtire PD e ka kaluar. Thjesht ajo mund dhe duhet te filloje te punoje me xhiro te plota.

 

8-         Cfare nuk shkon me PD-ne?

Nuk ka probleme thelbesore me funksionimin aktual te PD-se. Pike se pari i duhet te beje analize te detajuar te rezultatit te 21 qershorit. Te identifikoje se ku nuk ka patur performim dhe cilet jane pergjegjesit. Mbi kete baze duhet te perfeksionoje funksionimin e strukturave te saj. Te analizoje sjelljen e tyre dhe te korrigjoje sa me shpejt situaten.Te vazhdoje me energjikisht afrimin e flukseve te reja njerezore qe kane deshire dhe ofrohen qe te japin kontributin e tyre brenda PD, si dhe te filloje te ndertoje oferten e re te saj per zgjedhjet e ardhshme.

 

9-         A duhet te kete zgjedhje ne deget lokale ku humbja ishte e thelle?

Analize sa me e shpejte ne te gjithe vertikalen e struktures. Vleresim objektiv i mundesive dhe pengesave qe ka hasur cdo dege, grupseksion apo seksion i PD ne arritjen e rezultatit perkates. Te njihet merita e atyre qe kane treguar perkushtim. Atje ku nuk ka patur nje sjellje te tille, ne baze te parashikimeve statutore, duhet te merren vendimet perkatese, qofte edhe me korrigjim te situates nepermjet proceseve votebesuese. Kjo duhet te jete nje sjellje normale brenda PD-se.

 

10-      Si mund te ngrihet opozita per zgjedhjet e 2017-es?

Ky proces zgjedhor ka treguar qarte se kush ka deshiren, mundesine dhe aftesine per te kontribuar per suksesin e PD-se. keto vlera duhet te promovohen, nepermjet proceseve te brendeshme konkurruese. Instalim i forte i rregullave te brendeshme te karrieres partiake dhe reagim ndaj apatise dhe paaftesise. Nje mekanizem i tille partiak shnderrohet ne shume joshes edhe per te tjere qe duan te aderojne dhe kontribuojne ne PD. Mjafton kjo dhe PD shnderrohet ne organizaten partiake me serioze ne syte e publikut. Me kete rast behet per vete edhe opinioni publik edhe vota popullore.

 

11-      Si eshte demokracia e brendeshme e PD-se?

Ende nuk eshte mbyllur cikli i plote qe ka filluar qe para 2 vjetesh. Cikel qe filloi me zgjedhjen e strukturave ne baze dhe qender. Tashme eshte faza permbyllese, sipas se ciles do duhet mbajtur pergjegjesi dhe reaguar ne rastet kur nuk eshte arritur synimi, dhe kur mjetet kane qene. Vetem paskesaj faze mund te flitet qartesisht se cfare cilesie te brendeshme demokracie ka ditur e ka mundur te aplikoje PD.

 

Biografia

Enkelejd Alibeaj (lindur më 11 shtator 1973), ishte deputet i Partisë Demokratike në Legjislaturën VII të Kuvendit të Shqipërisë. Alibeaj ka qenë ministër i Drejtësisë në qeverinë e Republikës së Shqipërisë në vitet 2007-2009.

Enkelejd Alibeaj është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Pas përfundimit të studimeve në Fakultetin e Drejtësisë në 1997 Enkelejd Alibeaj fitoi konkursin për të hyrë në Shkollën e Magjistraturës, duke u bërë kështu një nga të diplomuarit e brezit të parë të magjistratëve. Ai mori titullin “Magjistër” me rezultate të shkëlqyera nga Shkolla e Magjistraturës në vitin 2000.

Në vitin 1999-2000 Enkelejd Alibeaj ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, një nga gjykatat më të rëndësishme në Republikën e Shqipërisë. Në vitet 2000-2005 ai ushtroi profesionin e avokatit, duke drejtuar studion ligjore të krijuar prej tij, e cila shpejt u bë e njohur për reputacionin dhe profesionalizmin në fushën e drejtësisë.

Në vitet 2005-2007 Enkelejd Alibeaj ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Departamentit të Kontrollit të Brendshëm Administrativ dhe Antikorrupsionin pranë Këshillit të Ministrave. Emërimi në këtë detyrë është kompetencë e drejtpërdrejtë e Kryeministrit dhe departamenti që drejtoi përbën një strukturë të rëndësishme dhe efikase të hetimit të administrativ të veprimtarisë së administratës shtetërore, duke pasur rezultate konkrete dhe të vlerësuara nga opinioni i brendshëm dhe organizmat ndërkombëtare. Gjatë këtyre viteve ai ka përfaqësuar Këshillin e Ministrave në çështjet gjyqësore përpara Gjykatës Kushtetuese.

Enkelejd Alibeaj është angazhuar në veprimtari akademike si lektor në lëndën “E drejta Kushtetuese”, pranë disa universiteteve dhe ka kontribuar në një sërë veprimtarish dhe botime akademike në fushën e së drejtës.

Enkelejd Alibeaj ka marrë pjesë në një sërë seminaresh, konferencash, aktivitete dhe kurse trajnimi jashtë vendit dhe që lidhen me të drejtën procedurale penale (Itali, Poloni), të drejtat e njeriut (Strasburg), reforma në gjyqësor (Bullgari) apo në fushën e antikorrupsionit.

Në vitet 2000-2003 ai ka ushtruar detyrën e drejtorit ekzekutiv të një organizate jofitimprurëse në fushën e së drejtës “Instituti i Studimeve Demokratike” me objekt të veprimtarisë së vet studimet në fushën e së drejtës dhe përgatitje të legjislacionit. Ai gjithashtu është angazhuar nga OSBE – Prezenca në Shqipëri si një nga ekspertët më të mirë vendas në fushën e sistemeve dhe legjislacionit të zgjedhjeve.

Enkelejd Alibeaj flet italisht, anglisht dhe frëngjisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here