Vokalistja e grupit Pussicat Dolls, Nicole Scherzinger ka shkuar të pushojë dhe të kalojë disa ditë qetësie në ishullin Mykonos në Greqi.
Fotot me format shpërthyese dhe tejet të rrumbullakosura të këngëtares kanë zënë faqet e para të mjaft revistave botërore, ndërsa bie në sy se pranë saj qëndron aktori shqiptar Blerim Destani.
Ende nuk dihet nëse ata kanë qenë rastësisht në këtë ishull, apo ka qenë një vendim që e kanë marrë të dy bashkë, për të kaluar disa ditë në praninë e njëri-tjetrit, për tu njohur më mirë. Ndoshta është nisja e një historie dashurie, e ndoshta është vetëm një rastësi. Ku i dihet?