Vizita e kancelares/ Çollaku: Merkel në Shqipëri për të ndalur ekspansionin rus

0
148

collakuDrejtori i Departamentit për Marrëdhënie me Jashtë në PD, në një prononcim posaçërisht për “Standard” shprehet për vizitën e Merkelit në Tiranë. Zoti Çollaku e sheh vizitën e Kancelares gjermane si një vizitë me dimension rajonal. Ndërkaq, anëtari i kryesisë së PD-së shprehet edhe për vizitën e ministrit të Jashtëm grek dhe impakti që pritet të ketë në marrëdhëniet dypalëshe.

 

Si e shikoni vizitën e Kancelares Merkel në Shqipëri?

Vizita e kancelares Merkel ne Tirane eshte nje ngjarje e rendesishme jo vetem per Shqiperine por edhe per rajonin e Ballkanit. Ne fakt vizita ka nje karakter rajonal per sa i perket angazhimit Gjerman ne Ballkan dhe mesazheve dhe simbolikes qe synon te jape. Vizita po ndodh ne nje moment te veshtire dhe plot konfuzion ne Ballkan. Ne shume vende e qeveri te se cilit po dallohen qarte shenja autoritatiste dhe sponorizohen tendenca per t’u shmangur nga proceset integruese per BE. Ne te njejten kohe ka nje perpjekje te shtuar te nje fuqie si Rusia per t’u rikthyer ne Ballkan duke sabotuar e pare si problem te zgjerimit te ekspansionit rus ne Ballkan pikerisht zgjerimin e BE-se dhe NATO-s. Vizita e Merkelit vjen ne kete moment te rendesishem pikerisht per te deshmuar vullnetin e BE dhe Nato ne rrugen integruese te Ballkanit.

 

A është vizita e Merkelit mbështetje për qeverinë e zotit Rama?

Nuk gjykoj se vizita ka lidhje me mbeshtetje ndaj qeverise nga pikepamja politike. Duhet kujtuar qe perfaqesues se partise se zonjes Merkel kane akuzuar qeverine publikisht dhe kane qene e jane kritike te hapur te saj. Kancelarja Merkel vjen ne vendin e vetem ne Ballkan, anetare te NATO-s dhe ende ne rruge te integrimit ne BE. Une besoj theksimi i kesaj rruge dhe mbeshtetja strategjike ne kete drejtim per krejt rajonin eshte mesazhi kryesor qe znj. Merkel do te percjelle.

Qeveria shqiptare të jetë transparente në marredhëniet me Greqinë

 

Si e komentoni vizitën e ministrit të Jashtëm grek në Tiranë?

Vizita e ministrit te Jashtem grek ndodh ne nje moment shume delikat per zhvillimet e brendshme ne Greqi por zhvillime te cilat ne cdo gjase rrezikojne te kene efekte te shtrira ne rajon. Sic eshte paralajmeruar nga mediat eshte per t’u pershendetur fakti, nese i vertete, se pjese e bisedimeve do jete statusi Kosoves, abrogimi i ligjit te luftes me Shqiperine. Edhe ceshtjet te tjera pezull mes dy vendeve tona eshte nje moment i mire qe te trajtohen gjate kesaj vizite dhe te gjehet zgjidhje permes dialogut dhe mirkuptimit.

 

Çfarë prisni nga kjo vizitë?

Eshte gjithashtu nje rast i mire per te diskutuar problematikat lidhur me kufirin detar dhe kerkimet per nafte nga qeveria greke. Ne kete teme eshte e rendesishme qe qeveria shqiptare te kete transparence me publikun qendrimet e saj dhe marreveshjet qe mund te mberrihen mes paleve. Ne thelb vizita e ministrit jshtem grek duhet pershendetur dhe uruar qe ti kontribuoje marredhenieve mes dy vendeve tona

 

Paloka: Rama faktoi edhe një herë se është i kapur nga krimi

Akuza të rënda ka hedhur mbi Kryeministrin e vendit kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka. Në një deklaratë për mediat, ligjvënësi demokrat tha se arratisja e Arben Frrokut është vepër e Edi Ramës. Sipas deputetit demokrat Kryeministri Rama pasi e përdori për fushatën elektorale të 21 qershorit e ndihmoi të arratisej jashtë vendi mikun e tij Arben Frroku. “Pasi u përdor për disa muaj në Pukë Edi Rama i dha ndihmën e fundit aleatit të tij, duke i dhënë lejen që ai të largohej në drejtim të paditur jashtë Shqipërisë”. Nënkryetari i selisë blu gjeti rastin dhe shigjetoi dhe standardin e zgjedhjeve të 21 qershorit duke e akuzuar në vazhdimësi liderin socialist si të lidhur dhe të kapur nga malavita. “Ky ishte standardi i Edi Ramës në këto zgjedhje elektorale blerje masive e votës, përdorimi i administratës dhe i elementëve të inkriminuar për të shantazhuar shqiptarët”. Kreu i ligjvënësve demokrat theksoi se tashmë kryeministrin e njohin të gjithë brenda dhe jashtë vendit. Lidhjet e tij me krimin sipas Palokës janë të faktuara dhe të njohura tashmë edhe ndërkombëtarisht. “Tashmë lidhjet e Ramës dhe kësaj mazhorance me krimin janë një fakt evident jo vetëm për shqiptarët por edhe për ndërkombëtarët, të cilët e kanë denoncuar qartazi këtë realitet në politikën shqiptare”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here