Në Lezhë/ Plumba drejt lokalit, vritet një i ri, plagoset një tjetër

0
184

vrasja lezjeNjë i 23-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur mbrëmjen e djeshme pas disa të shtënave në një nga lokalet më të frekuentuara nga të rinjtë në qytetin e Lezhës, i ndodhur pranë kompleksit të shkollave “Besëlidhja”. Viktimë e kësaj ngjarjeje mësohet se ka mbetur 23-vjeçari Kristian Marku, ndërsa i plagosur është 36-vjeçari Altin Gjonaj. Burime nga policia kanë bërë të ditur se autorët kanë qenë në një makinë dhe kanë qëlluar nga rruga në drejtim të lokalit. Plumbat kanë kapur dy persona të cilët ndodheshin në hyrje të lokalit. Si pasojë e plagëve të marra njëri prej tyre ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa tjetri është dërguar në spital në gjendje të rëndë. Menjëherë pasi ka ndodhur ngjarja policia ka mbërritur në vendngjarje ku nisur edhe hetimet për zbardhjen e rrethanave të vrasjes si edhe për identifikimin autorëve, identiteti i të cilëve ende nuk dihet . Grupi hetimor i cili është në vendngjarje po heton për të zbuluar se cili ka qenë realisht objektivi i autorëve, viktima Kristian Marku, 23 vjeç, apo i plagosuri Altin Gjonaj, 36 vjeç, çka do të sillte edhe krijimin e pistave për zbulimin e autorëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here