Merkel sot në Tiranë/ Pritja me ceremoni ushtarake. Qeveria zhduk nga protokolli takimin me Presidentin

0
133

 

Merkel sot në TiranëKryeministria publikoi dje axhendën e takimeve të Kancelares Angela Merkel, e cila mbërrin ditën e sotme në Tiranë për një vizitë zyrtare. Sipas njoftimit të Kryeministrisë në orën 14:15 do të mbahet ceremonia zyrtare e mirëseardhjes, ndërsa pas një takimi kokë më kokë mes kreut të qeverisë dhe Kancelares, nga ora 15:40 deri në 16.10 do të mbahet konferenca e përbashkët për shtyp Rama-Merkel. Rreth një orë më vonë, si kryeministri Rama, ashtu edhe Kancelarja Merkel do të mbajnë nga një fjalim në Konferencën Ekonomike. Por në të gjithë këtë axhendë, Kryeministria ka “harruar” të përmendë takimin që do të zhvillojë Kancelaria gjermane me Presidentin e vendit. Takimi që pritet të mbahet prej orës 16:15 deri në 16:45 është paraqitur në protokollin zyrtar të qeverisë gjermane, ndërsa në atë të qeverisë shqiptare mungon. Ndërkaq protokolli gjerman ka paraqitur në vizitën dy ditore të Kancelares edhe takimet që ajo do zhvillojë në Beograd dhe në Sarajevë ku bie në sy se në Serbi Merkel do të takohet edhe më përfaqësi të shoqërisë civile, gjë që nuk do ndodhë në Tiranë.

 

Axhenda e vizitës e shpërndarë nga zyra e shtypit e Kryeministrit

1- Vizita në selinë e Qeverisë Shqiptare e Kancelares së Republikës Federale të Gjermanisë Angela Merkel

14:15 – Nis ceremonia zyrtare e mirëseardhjes

15:40 – 16:10 Konferenca e përbashkët për Shtyp

17:00 – 18:00 Kryeministri i Shqipërisë Rama dhe Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë Merkel i drejtohen me fjalime Konferencës Ekonomike.

 

2- Konferenca Ekonomike Gjermano- Shqiptare

12:00 – 13:45 -zhvillohen dy panele në Konferencën Ekonomike Gjermano –Shqiptare që do të mbahet në ambientet e Tirana Business Park

15:00 – 18:00 nis sërish Konferenca Ekonomike Gjermano-Shqiptare.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here