Presioni qytetar/ Rrëzohen projektet për hyrjen e Parkut të Liqenit, Qeveria tërhiqet nga konkursi 

0
121

Gëzim Saliu

peleshiPeleshi: Qesharake akuzat për ndërtime informale, kemi kontraktuar një kompani për rimodelimin e të gjithë Parkut të Liqenit

Qeveria shtyn në muajin shtator vendimmarrjen për projektin fitues të hyrje së re të Parkut të Liqenit Artificial. Ndonëse ditën e sotme pritej të zgjidhej një ndër fituesit e 11 kompanive garuese për këtë projekt, juria ndërkombëtare vendosi të shtynte vendimin e saj. Burime pranë Kryeministrisë bënë të ditur se ky vendim erdhi nga presoni në rritje i shoqërisë civile e mbrojtësve të trashëgimisë kulturore, të cilët e sulmuan këtë nismë të qeverisë, duke pohuar se cenon hapësirat e gjelbra të kryeqytetit. Po ashtu mësohet se edhe anëtarët e jurisë ndërkombëtare shprehën rezerva për studiot pjesëmarrëse në konkurs, pasi, sipas tyre, shumica e projekteve nuk paraqisnin modelin e duhur për një modelim të ri të Parkut të Liqenit Artificial. Ndërkaq, zyrtarisht anëtarët e jurisë së bashku me zv.ministrin Peleshi pohuan se vendimi erdhi pasi firmave pjesëmarrëse u duhej më shumë kohë në dispozicion. “Propozimet u trajtuan nga pjesa urbane. Ka perceptime të ndryshme për ndërtime por disa ekzagjerojnë me ndërtimin. Parku jo në ndërtim, por hapësirë për qytetarët. Koha e shkurtër për vlerësimin e projekteve”, – tha një prej anëtarëve të jurisë. Nga ana e tij zv.kryeministri hodhi poshtë akuzat e bashkisë së Tiranës, sipas së cilave ky projekt betonizon Tiranën. “Qeveria shqiptare në këtë projekt synon të rritë aksesin e publikut në park, të rritë sipërfaqen e parkut ashtu sikundër është spekuluar. Është qesharake që ata që kanë përgjegjësinë për keqtrajtimin e hyrjes së parkut përmes ndërtimeve informale, sot shfaqen në mbrojtje të saj”, – tha ai duke shtuar se qeveria ka kontraktuar një kompani për rimodelimin e të gjithë parkut të liqenit, që pritet të përfundojë brenda 1 viti.

 

Konkursi dhe akuzat e “betonizimit”

Qeveria shqiptare çeli dy ditë më parë konkursin për masterplanin e hyrjes së Parkut të Liqenit Artificial, ku 11 ekipe me arkitektë, peizazhistë dhe urbanistë shprehën idetë për zhvillimin dhe transformimin e sheshit “Nënë Tereza” dhe pjesës hyrëse në park. Ndonëse qeveria theksoi se qëllimi i konkursit synon të përftojë koncepte inovative për ndërhyrje të karakterit arkitektonik dhe urban për hyrjen e parkut, shoqëria civile dhe opozita shprehën akuza të forta për ato që e cilësuan si “betonizim”. “Atje ku ishte parashikuar gjelbërim, Rama parashikon të ndërtojë, atje ku koncepti i projektit të Bashkisë harmonizohej me hapësirën e gjelbër, Rama parashikon beton, atje ku parashikohej park dhe pemë, Rama parashikon sipërfaqe ndërtimi, atje ku është dhe duhet të jetë parku, Rama do të ndërtojë shumëkatësh”, – u shpreh Enno Bozdo. Po ashtu edhe grupi “Ne Tirana” shprehur kritika ndaj këtij projekti duk theksuar se politika duhet të fillojë t’u shërbejë qytetarëve dhe jo oligarkëve të këtij vendi. “Ne kërkojmë që këto plane të ndalen menjëherë. Kjo hapësirë t’i rikthehet parkut. Jemi të vendosur për t’u kërkuar referendum qytetarëve të Tiranës për ndalimin e kthimit në tokë ndërtimi të hapësirave të gjelbra. Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të ndalur betonizimin e Parkut të Liqenit. Do të kërkojmë mbështetjen e çdo qytetari të Tiranës të na bashkohen në këtë përpjekje”, – thuhej në komunikatën e grupimit. Sipas projektit të parashikuar në hapësirën në hyrjen e re të Parkut të Liqenit pritet të ndërtohen dy struktura të reja, të cilat do të shërbejnë për qendra e shërbimeve publike si edhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

 

Ekipet pjesëmarrëse në konkurs

  • MikeViktorViktor + PRGBr Architektur
  • Vittorio Grassi + B&amp
  • JDS Architects + Dea studio
  • Xaveer de Geyter Architects + symbiotica
  • Marc Joubert
  • Atenastudio+ Anna Maria Indrio+ Norrřn
  • UHO + Building building
  • AZPML LIMITED – Arquitectura Agronomia – AEA Consulting – StudioArch4
  • Matthias Bauer
  • Archea associati + Ergys krisko
  • Boyut+ Albanian Distributor Association

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here