Jetmir Olldashi
Nuk besoj që do të jetë e largët dita kur ne do të shohim edhe në sheshin “Skënderbej” të njëjtin projekt: betonizim
Prej disa muajsh ka pasur një konkurs për të ndërtuar tek hyrja e Parkut të Liqenit Artificial të Tiranës. Kjo gjë, sipas ligjvënëses demokrate Jorida Tabaku, është fshehur prej qeverisjes së majtë. Zonja Tabaku ka hedhur akuza të forta mbi kryebashkiakun e ri të Tiranës dhe financimin e fushatës së tij. “Besoj se sot i kuptojnë të gjithë milionat e hedhura në fushatën e Tiranës. Të gjithë kuptojnë arsyet se pse Partia Socialiste me çdo kusht përpiqej të merrte Bashkinë e Tiranës, thjesht për të vazhduar farsën klienteliste, thjesht për të vazhduar betonizimin e Tiranës, thjeshtë për të ndjekur një model që ishte për 11 vite”. Ligjvënësja demokrate ka kërkuar një prononcim konkret nga zoti Veliaj mbi ndërtimin e planifikuar në hzrje të parkut tek Liqeni. “Që të gjithëve ju kujtohen gjatë fushatës përgjërimet dhe premtimet për 3 vite moratorium për pezullimin e ndërtimeve, zgjerimin e vijës së gjelbër të Parkut të Tiranës, jo betonizim, ndërtime të cilat do të ishin vetëm në periferi dhe jo në zonat që tashmë kanë intensitet të lartë”. Ndërsa ka kujtuar premtimet e fushatës ajo i ka kërkuar kryetarit të ri të Bashkisë të shprehet qartazi se cili është qëndrimi i tij për konkursin e shpallur nga qeveria i cili sipas saj tenton betonizimin e parkut të liqenit artificial të Tiranës. “Përfitoj nga rasti ti bëj thirrje kryetarit të ri të Bashkisë z. Erion Veliaj, të dalë e të deklarojë që ai nuk ka për të lejuar që ndërtimet të zënë frymën e Parkut të Liqenit të Tiranës”. Deputetja e opozitës ka ngritur shqetësimin për heshtjen e Kryeministrit dhe kryebashkiakut të ri të Tiranës. Ajo shprehet e bindur se ky ka qenë një plan tinëzar i programuar dhe premtuar shumë kohë para fushatës elektorale për zgjedhjet e 21 qershorit. “Rama dhe Veliaj, edhe sot vazhdojnë të heshtin për pallatet dhe ndërtimet komerciale që kishin planifikuar këtu në hyrje të Parkut të Liqenit. Sigurisht që pseudokonkursi i shpallur në mënyrë tinëzare ishte thjeshtë një vegël klienteliste për të filluar dhe zbatuar planin e betonizimit të sheshit “Nënë Tereza”, të hyrjes së Parkut të Liqenit të Tiranës, akoma pa marrë postin e kryetarit të bashkisë nga ana e z. Veliaj”. Përfaqësuesja e selisë blu theksoi me bindje se konkursi i shpallur kohë më parë kishte paracaktuar edhe fituesit. “Ndërkohë, kishte muaj që ishte shpallur një konkurs i cili pa dijeninë e publikut kishte propozuar rreth 10 projekte për të betonizuar hyrjen e Parkut të Liqenit të Tiranës”. Ndërkaq ajo ka shkuar më tej duke i habitur të gjithë sipas saj edhe kalit të Skënderbeut do ti duhet të marrë revanin prej nga vendi ku ndodhet tashmë. Sipas zonjës Tabaku, edhe në sheshin qendror të Tiranës së shpejti do kemi ndërtime nga dyshja Rama-Veliaj. “Nuk besoj që do të jetë e largët dita kur ne do të shohim edhe në Sheshin Skënderbej të njëjtin projekt; betonizim”. Ligjvënësja demokrate kërkoi vendosmëri nga shoqëria civile pasi opozita sipas saj do jetë aty për të kërkuar llogari kur krerët e shumicës parlamentare të tentojnë ta risjellin projektin tek hyrja e liqenit artificial të tiranës. “Fale presionit të bërë nga opozita dhe presionit të bërë nga shoqëria civile, nga aktivistë të shoqërisë civile dhe zëra të pavarur të medias, vendimi i konkursit u shty për të shtator. Jam e sigurtë që nëse ky presion vazhdon atëherë ne do të ndalojmë ndërtimet këtu në hyrje të Parkut të Liqenit të Tiranës” ka përfunduar deklaratën e saj deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.
Vizita e Merkelit/ Berisha: Merkel dha mesazhe të qarta
“Opozita dhe mbare shqiptaret duhet t’i jene shume mirenjohese kancelares per mesazhet e rendesishme qe ajo dha haptas dhe ne interesin me te mire te vendit tone dhe qytetareve te tij”. Me këto fjalë është shprehur ish kryeministri Berisha për vizitën e kancelares Angela Merkel në Tiranë. Sipas ligjvënësit demokrat zyrtarja e lartë gjermane dha disa mesazhe të qarta për problemet që shqetësojnë vendin. “Kancelarja beri te qarte se ajo 1- mbeshtet integrimin e Shqiperise ne BE por mbi bazen e reformave dhe zbatimit te tyre ne praktike. 2- luftes kunder krimit te organizuar. Krimi i organizuar dhe lidhjet e Rames dhe qeveritareve te tjere me krimin, jane dhe problemi me madhor i brendshem i vendit. 3- luftes kunder korrupsionit”. Ish-kreu i qeverisë tha se “ajo ne menyre te perseritur u ndal ne problemin e eksodit dhe theksoi se statusi i vendit kandidat, kerkesat per hapa te metejshme per integrim dhe eksodi dhe kerkesat e shqiptareve per azil politik nuk pajtohen, çka do te thote se nderprerja e eksodit dhe kerkesave per azil politik eshte nje kusht tjeter per avancimin e metejshem te procesit te integrimit”. Berisha falënderoi Gjermaninë si vendi që ka dhënë më shumë donacione për ekonominë shqiptare në këto 25 vjet. “Nje komponent shume i rendesishem i kesaj vizite ishte konferenca e biznesit gjermano – shqiptar, ne te cilen investitoret gjerman denoncuan mos zbatimin nga qeveria shqiptare te vendimeve te Gjykates se Strasburgut”, – ka përfunduar ish kryeministri i vendit Sali Berisha!
PD e Fierit/ Luan Baci: Nuk ka pasur përjashtime, analiza do të bëhet për çdo kuti votimi
Zhurmës së krijuar lidhur me përplasjet në Partinë Demokratike Fier i është përgjigjur vetë kreu i kësaj Dege Luan Baci. Në një prononcim për Standard zoti Baci shprehet: “Ka qenë një mbledhje rutinë për të falënderuar njerëzit për punën e kryer për secilën zonë të bashkisë Fier. Disa anëtarë kryesie dhe kryetar grupseksionesh kanë ngritur shqetësime si dhe kanë kërkuar marrjen e masave ndaj disa anëtarëve të tjerë të kryesisë të cilët jo vetëm që nuk ndihmuan fushatën e PD-së për bashkinë e Fierit, por përkundrazi punuan për kundërshtarin”. Në mbledhjen e mbajtur ka pasur debate ku shumica e kryesisë së PD-së Fier i kanë kërkuar kryetarit Luan Baci të hedh në votë përjashtimin nga kryesia dhe partia të disa individëve të cilët punuan për kundërshtarin. Emrat e përfolur në media si të përjashtuar dhe që kanë reaguar janë Vaska Ngresi, Vasil Ndreko, Mira Caushi,Diana Kociaj, dhe Admirim Shehu. Në prononcimin e tij për Standard kreu i degës së PD-së Fier thotë: “Askush nuk është përjashtuar mbledhja e kryesisë zhvilluar disa dite me parë nxori propozime për shkarkime ashtu sikundër edhe u lavdëruan anëtarëve të kryesisë që dolën me rezultatet të mira në këto zgjedhje. Analiza për zgjedhjet e 21 qershorit në PD do të vazhdojë dhe në fund pasi të jenë evidentcuar pikat dobëta të fushatës që shkoi do të ketë edhe shkarkime. Ky është një proces që di zhvillohet ne te gjitha degët e PD ne rrethe”, – ka përfunduar zyrtari i PD-së Luan Baci. Një mbledhje rutinë e kryesisë së degës PD Fier solli pështjellime të mëdha dhe reagime nga disa media dhe individ. Sipas deklaratës zyrtare të kreut të PD-së fier dhe disa prej anëtarëve të kryesisë mbledhja ka qenë e zakonshme dhe sipas statutit të partisë më të madhe të opozitës. Disa anëtarë kryesie kanë kërkuar marrjen e masave për individë që përfitojnë nga PD-ja por që kanë bërë fushatë hapur për kandidatin e majtë për kryebashkiak të Fierit Armando Subashi.