Në mesditë/ Grabitet me armë një bankë në Durrës, merren 35 mijë euro. Kapet një grabitës

0
145

11736909_10155714370575214_29686748_nDy persona të armatosur e të maskuar hynë në ambientet e saj dhe nën kërcënimin e armëve i detyruan punonjësit t’u jepnin shumën që kishin në arkë. Kapen armë dhe maska

Kur Tiranën ishte duke e vizituar Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, një bankë e nivelit të dytë u grabit ditën e djeshme rreth orës 13:40 minuta në Rrugën Tregtare, në qendër të qytetit të Durrësit. Dy persona të armatosur e të maskuar hynë në ambientet e saj dhe nën kërcënimin e armëve i detyruan punonjësit t’u jepnin shumën që kishin në arkë. Pas kësaj ata kanë tentuar të largohen me shpejtësi, por njëri prej tyre është neutralizuar nga rojet e sigurisë së bankës. Ata kanë mundur ta bllokojnë duke i marrë armën dhe shumën e parave që po nxirrte jashtë bankës. Grabitësi tjetër i cili është identifikuar nga forcat e policisë mundi të largohej. Sipas bluve, ai ka arritur të marrë një shumë të konsiderueshme parash. Më pas ai humbi gjurmët në rrugicat e qytetit. Policia në cilësinë e provave materiale ka sekuestruar një automatik “Kallashnikov”, një pistoletë, një motoçikletë, si dhe dy çanta njëra do të mbante automatikun, ndërsa tjetra paratë.

 

Grabitja e bankës

Një bankë e nivelit të dytë në qytetin e Durrësit ka rënë pre e grabitësve të maskuar dhe të armatosur duke arritur të marrin rreth 35 mijë euro. Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në lagjen nr. 3 të qytetit bregdetar, ndërsa mësohet se dy grabitësit kanë përdorur maska profesionale për të mos u identifikuar nga punonjësit apo edhe kamerat e sigurisë së bankës. Mësohet se njëri prej autorëve është Alban Duka, 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili u arrestua nga blutë e Durrësit. Sipas burimeve nga policia mësohet se dy persona të maskuar fillimisht kanë neutralizuar rojet në hyrje të bankës, dhe më pas kanë hyrë në ambientet e brendshme të saj. Nën kërcënimin e armëve dy grabitësit kanë arritur të marrin nga punonjësit e bankës shumën prej rreth 35 mijë euro dhe më pas janë larguar me këtë motor.

 

Arrestimi i grabitësit

Pas lajmërimit për ngjarjen, policia e Durrësit u ndodh në vendin e ngjarjes, duke ngritur menjëherë postblloqe në pika të ndryshme të qytetit. Në afërsi të rrugës së plazhit policia arrestoi Alban Dukën njërin prej grabitësve, ndërsa i dyti ka mundur të largohet dhe blutë e Durrësit vijojnë operacionin për arrestimin e tij. 30-vjeçari në momentin e arrestimit ka pasur me vete dhe qesen e parave të marra nga banka, e cila u sekuestrua nga forcat e policisë. Ndërkohë policia ka sekuestruar edhe një armë zjarri tip automatik kallashnikov, një pistoletë, dy maska, një paruke, 1 çantë, 1 makinë, 1 motor dhe dy bluza. Uniformat blu të qytetit bregdetar nuk bëjnë me dije identitetin e autorit të dytë të grabitjes i cili është në kërkim. Pak javë më parë, dy persona të tjerë grabitën një bankë të nivelit të dytë në Shijak. Policia i arrestoi një ditë pas grabitjes, më 12 qershor.

 

SEKUESTRIMET:

1 kallashnikov

1 pistoletë

29 fishekë

1 motoçikletë

1 makinë tip Jaguar

2 targa: AA 931 IN e TR 4955 M

1 paruke

2 T-shirt

1 çantë për paratë

 

 Pranga pronarit të një hoteli në Golem, tentoi të vriste klientët

Pronari i një hoteli në Golem, Arben Drazhi, është vënë në pranga mëngjesin e djeshëm nga forcat e policisë pasi dy ditë më parë pas një konflikti në ambientet biznesit të tij ka tentuar të vrasë më armë zjarri një 21-vjeçar. Drazhi është konfliktuar më të riun me iniciale A. B., nga Shënvlashi dhe shokët e këtij të fundit për motive ende të pazbardhura. Pas kësaj pronari i hotelit ka qëlluar me pistoletë në drejtim të 21-vjeçarit, por plumbat nuk e kanë prekur këtë të fundit. Policia e mbërritur në vendngjarje ka bërë arrestimin e Arben Drazhit dhe shpalljen në kërkim të 21-vjeçarit me iniciale A. B. Nën cilësinë e provës materiale u sekuestrua pistoleta dhe gëzhojat e gjetura në vendngjarje.

 

 Prangosen dy shkodranë, grabitën me thikë një karburant

 Dy shkodranë u arrestuan nga policia e Tiranës pak momente pasi kishin mundur të grabisnin nën kërcënimin e thikës xhiron ditore të një pike karburanti në kryeqytet. 30-vjeçari Hekuran Gjoni dhe 33-vjeçari Edi Xheka të dy banues në Bushat të Shkodrës, u arrestuan nga policia pas grabitjes në rrugën “Bardhyl” dhe iu sekuestruan paratë e marra, thika dhe një kapele. Mëngjesin e djeshëm dy shkodranët kërcënuan me thikë punonjësin e karburantit me inicialet E. M., duke i marrë xhiron ditore të këtij aktiviteti. Policia i kishte vënë nën survejim të rinjtë prej disa kohësh, me dyshimet se janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera, rasti më i fundit është në një farmaci pak ditë më parë.

 

 Prangoset kryefamiljari, do të vriste me armë familjen e tij

 Ndërhyrja në kohë e forcave të policisë ka parandaluar një krim në familje në fshatin Luz të Krujës. Pjetër Gega, 63 vjeç, pas një konflikti me familjarët e tij ka kërcënuar t’i ekzekutojë më armë zjarri gruan dhe dy fëmijët. Ka qenë ndërhyrja e forcave të rendit të njoftuar nga të afërmit e familjes që kanë neutralizuar 63-vjeçarin dhe kanë bërë arrestimin e tij. Policia sekuestroi në kuadër të provave materiale në pushkë model 56, një pushke model 63 dhe 12 fishekë. Blutë e Krujës kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here