Arbitrazhi vë në vend drejtësinë e mohuar për kombetaren kuqezi. Gjykata e Arbitrazhit për Sportin(CAS) ka vendosour sot t’i kthejë tre pikët e mohuara kombëtares shqiptare për ndeshjen Serbi-Shqipëri, e cila u ndërpre për shkak të dhunës së ushtruar nga lojtarët, tifozët, forcat policore dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë, në stadiumin “Ylli i Kuq” i Beogradit.
Traineri i kombëtares Shqiptare, Xhani de Biazi, u shpreh i kënaqur menjëherë pasi u njoh me vendimin e kthimit të pikëve të mohuara padrejtësisht. “Fitoi drejtësia me “D” të madhe. Aktualisht,kemi 10 pikë, por duhet të luajmë me të njëjtën frymë me Danimarkën”, u shpreh jo pak i emocionuar, menjëherë sapo u njoh me vendimin e Arbitrazhit, traineri i ekipit kuqezi.
Lajmin e konfirmon edhe FSHF, që bën me dije, “CAS na jep tre pikët”.