Masa e sigurisë/ “E grabita bankën sepse kisha borxhe të shumta në bixhoz”. Gjykata lë në qeli Dukën

0
135

 

E grabita bankën sepse kisha borxhe tëGjykata e Durrësit ka lënë në “Arrest me burg” Alban Dukën, personin e parë të arrestuar menjëherë pas grabitjes së ndodhur 4 ditë më parë në qytetin e Durrësit  

“Borxhet e shumta që kisha si pasojë e lojërave në kazino, më detyruan të bëja grabitjen”. Kështu është justifikuar para trupit gjykues Alban Duka, 31 vjeç, njëri prej autorëve të grabitjes së bankës të nivelit të dytë, katër ditë më parë në qendër të Durrësit. Pasi ka dëgjuar të akuzuarin, trupi gjykues i kryesuar nga Fejzo Hysi, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me Burg” për Alban Dukën, 31 vjeç. Prokurori i çështjes, Bledar Bejko, me herët teksa ndërtoi të gjithë skemën e grabitjes, tha se ka prova të pakontestueshme që 31-vjeçari në bashkëpunim me të arrestuarin tjetër kanë grabitur bankën nën kërcënimin e armës, duke arritur të nxjerrin për pak minuta afro 35 mijë euro. Mbrëmë policia e Tiranës arrestoi 43-vjeçarin Gazmend Koxhaj, autori tjetër i dyshuar i grabitjes me armë të kësaj banke, që kishte arritur t’i shpëtonte policisë gjatë këtyre ditëve.

 

Rrëfimi në gjyq

“Kisha borxhe bixhozi, të cilat nëse nuk i ktheja kërcënohesha me jetë nga borxhlinjtë ndaj vendosa të grabis bankën”. Kjo ka qenë dëshmia para trupit gjykues e 31-vjeçarit Alban Duka, i cili së bashku me shokun e tij 41-vjeçarin me iniciale Gazmend Koxhajn i arrestuar gjithashtu nga policia grabitën rreth 35 mijë euro nga një bankë e nivelit të dytë në Durrës, mesditën e së mërkurës. Alban Duka, i cili gjatë grabitjes ishte maskuar si një moshuar me një maskë që dukej qartë së ishte punuar nga një profesionit orët e para të mëngjesit të sotëm doli para trupit gjykues, ku u njoh me masën e sigurisë “Arrest me burg” që gjykatësi Fejzo Hysi kishte rezervuar për të. E njëjta masë sigurie u kërkua dhe nga prokurori i çështjes Bledar Bejko. Duka ka rrëfyer përpara trupit gjykues edhe motivet që e shtynë të grabiste. “Unë kisha shumë borxhe pasi jam një frekuentues i rregullt i bixhozit, prej kohësh shumë e borxheve vetëm po rritej, ndërsa ata që më kishin dhënë borxh kishin filluar të më kërcënonin me jetë nëse nuk u ktheja paratë. Ata më nxisnin të bëja çdo gjë për tu kthyer paratë, ndaj vendosa të grabis bankën”. Kështu ka pohuar para trupit gjykues Alban Duka, i cili ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

 

Arrestimi i dytë

Policia ka vënë në pranga autorin e dytë të grabitjes së një banke të nivelit të dytë ditën e djeshme në qytetin e Durrësit. 43-vjeçari Gazmend Koxhaj është arrestuar nga policia e Durrësit në bashkëpunim me atë të Tiranës pas një pune intensive. Dy ditë më parë, menjëherë pas grabitjes, në sajë të ndërhyrjes së menjëhershme nga ana e policisë u bë i mundur arrestimi i autorit të parë të kësaj grabitjeje, shtetasit Alban Duka, 31 vjeç me banim në Tiranë. Dy grabitësit, nën kërcënimin e armëve, arritën të merrnin nga punonjësit e bankës shumat prej 8.765 dollarë, 7.015 euro, 1.741.320 lekë.

 

Denoncim në Komisariatin Dixhital, arrestohen me drogë 3 të rinj

 Denoncimet e qytetarëve në Komisariatin Dixhital kanë bërë që agjentët e seksionit të antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Korçës të vënë në pranga 3 të rinj, për posedim dhe shpërndarje narkotikësh. Sipas një njoftimi për shtyp, personat e arrestuar janë shtetasi Atrem Zallëmi, 26 vjeç, i cili u kap në posedim të 6 dozave me drogë, si dhe shtetasit me iniciale U. S. dhe K. K., secili 17 vjeç. Në cilësinë e provës materiale agjentët e antidrogës kanë sekuestruar 6 doza lëndë narkotike të llojit kanabis sativa, si dhe dy telefona celularë që përdoreshin nga të arrestuarit për të koordinuar shpërndarjen e drogës. Mësohet se materialet i kanë kaluar tashmë prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm të çështjes në ngarkim të tre të rinjve.

 

“Lady Xhihad” përpiqej që të ishte bindëse në arsyetimin e saj

 Maria Giulia Sergio, xhihadistja italiane, e cila ishte nisur për në Siri gjatë shtatorit të vitit 2014, familja e së cilës është arrestuar, ka nisur rrugëtimin e saj drejt radikalizmin në vitin 2009. Pak ditë më parë gjatë një prononcimi për “Corriere Della Sera” është shprehur: “Ne u presim kokat spiunëve dhe hipokritëve”. Për të arritur në këtë stad fanatizmi, Maria Giulia, e cila e ka ndryshuar emrin e saj në Fatima ka lënë pas saj një sërë gjurmësh me anë të fjalëve dhe gjesteve. Kanë qenë disa persona afër saj të cilët mund të dëshmojnë për ndryshimin e saj. “Përpiqej gjithmonë të bindte të tjerët për arsyet e saj”, – thekson Elena Strada, fotografe, e cila ka mundur ta fotografojë xhihadisten italiane në ditën e saj të martesës.

 

Kërkonte lirinë, Apeli lë në arrest shtëpie bashkëpunëtoren e Becchettit

 Bashkëpunëtorja e Francesco Becchettit dhe bashkëaksionerja e Agon Channel, Erjona Troplini, do të qëndrojë në “Arrest shtëpie” deri në përfundim të hetimeve. Këtë masë kishte vendosur për të Gjykata e Shkallës së Parë. Troplini e apeloi vendimin, por Gjykata e Apelit nuk e ndryshoi masën e sigurisë. Troplini konsiderohet si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të italianit të shpallur në kërkim për pastrim parash. Ajo figuron administratore e të paktën dy prej kompanive me të cilat dyshohet se Francesco Becchetti ka pastruar miliona euro. Ndryshe nga Troplini, Francesco Becchetti dhe bashkëpunëtori i tij, Mario De Renzis ende nuk kanë apeluar vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila ka lëshuar urdhër – arresti ndërkombëtar për ta. Pavarësisht se ka kaluar një muaj nga shpallja në kërkim, në Gjykatën e Apelit të Tiranës nuk ka mbërritur asnjë kërkesë për ndryshimin e urdhër – arrestit. Bëhet me dije se avokatët e biznesmenit italian kanë apeluar vetëm masën e sekuestros që Gjykata vendosi për bizneset e tij në vendin tonë, përfshirë edhe televizionin Agon Channel. Por edhe për këtë kërkesë Gjykata nuk ka caktuar një datë për shqyrtimin e saj. Prokuroria vazhdon veprimet hetimore për çështjen Becchetti. Hetuesit janë në pritje të përkthimit të materialeve të mbërritura nga Luksemburgu. 20 milionë euro dyshohet se Becchetti ka futur nga ky vend në Shqipëri për t’i pastruar përmes një mekanizmi të ngritur prej vitesh nga ai. Grupi hetimor është në pritje të 3 letër – porosive të tjera nga Anglia, Gjermania dhe Austria nga ku kanë hyrë rreth 80 milionë euro të tjera, të cilat janë pastruar në vendin tonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here