Presidenca e Bosnjës dhe Hercegovinës ka shprehur keqardhjen e saj të thellë për sulmin e djeshëm ndaj Kryeministrit të Serbisë, Aleksander Vuçiç, në Qendrën Përkujtimore të Potoçarit.
Me anë të një komunikate të lëshuar nga Zyra e shtypit të Presidencës u kërkohet falje edhe delegacioneve tjera të huaja për shqetësimin e përjetuar, teksa theksohet se do të vazhdojë angazhimi i plotë në përmirësimin e raporteve mes Bosnjës e Serbisë.
“Presidenca e Bosnjës dhe Hercegovinës kërkon nga policia dhe organet tjera të rendit, që të bëhet hetim i plotë dhe urgjentë për të identifikuar autorët e sulmit, dhe kërkon që të hetohet edhe brenda agjencive të caktuar për të parë nëse nga neglizhenca është lejuar ndonjë gabim që ka çuar deri te rrezikimi i sigurisë për kryeministrin Vuçiq”, thuhet në komunikatë.
Vetëm pak ditë më parë, Kancelarja gjermane Angela Merkel përmbylli një vizitë disa ditorë në Shqipëri, Serbi e Bosnje-Hercegovinë, në kuadër të nismës për të përmirësuar marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe integruar Ballkanin Perëndimor në Europë.