Letra  e hapur/ Kryetari i PD Konispol i shkruan Bashës:  Mos jepni dorëheqjen !  Mbajeni partinë djathtas ! Respekto  zërat  kundër në PD!

0
397

Jetmir Olldashi

demokrati i konispolit me bashen“Ju mbajtët peshën kryesore te zgjedhjeve dhe ne vend qe te merrnit mbështetjen,nga persona te “fuqishëm” brenda PD, u sulen menjëherë te kërkonin dorëheqjen tuaj”

Një nga  reagimet  e pakta  pas humbjes se zgjedhjeve  nga PD  drejtuar lidershipit të sajë Lulzim Basha  ka ardhur nga skaji  me Jugor i vendit  bashkia e Konispolit . Kreu  lokal i PD Konispol  Petrit Ali Mulla  nëpërmjet një letre të hapur  ne profilin e tij ne fb pasi  ka shprehur  mbështetjen dhe vlerësimin e tij  për kryetarin Basha  i kërkon atij të  mos  marrë parasysh kërkesat e “të fuqishmeve” në PD , për dorëheqje pasi  ai e përballoi fushatën vetëm pa  ndihmën e tyre . “Qartë dhe dallueshëm ju mbajtët peshën kryesore te këtyre zgjedhjeve dhe ne vend qe te merrnit mbështetjen,nga persona te “fuqishëm” brenda Partisë Demokratike,u sulen menjëherë te kërkonin dorëheqjen tuaj.” – thekson ne letrën e tij për Bashën  z. Mullai . Ai  nuk nguron të shpreh besim te  forte tek z. Basha të cilin e sheh si njeriun  e vetëm qe mund t i ta kthejë në pushtet  opozitën:  “Jam me ju,se nuk ka tjetër si ju,te bindë të djathtët dhe shqiptarët,që ti çojë drejt pushtetit.”  Shkruan kreu lokal i PD ne letrën e tij te hapur ne fb . Ai i bën  thirrje   kreut te PD  ta  mbajë  partine djathtas  duke e mbështetur  sipas tij  ne bazën politike e elektorale te saje  një  nga  gjerat  që lidershipi demokrat me sa duket nuk e ka bere si duhet deri tani  :  ” Ju zoti Basha duhet të mbani bazën e Partisë Demokratike,dy shtresat me pranë saj,te përndjekurit politike dhe ish pronaret,qe janë baza e te djathtës ne Shqipëri.  Por  z. Mullai  nuk mbaron me kaq. Me as duket ai ka edhe  një porosi tjetër të spikatur  për  z. Basha , respektimin e mendimit kundër  brenda Partisë Demokratike : ”  Z.Basha , ju nuk duhet të dekurajoheni nga zërat kundra,qe dalin brenda Partisë Demokratike,pavarësisht qëllimit të tyre që kanë,se dhe ato kanë vlera të një konkurrence të pranueshme për një Parti Demokratike, moderne me orientim perëndimore, ku konkurrojnë vlerat,programet dhe misionet për ta çuar një parti drejt fitores se meritua”,  përfundon  z, Mullai.  Petrit Ali Mullai  është një nga themeluesit dhe drejtuesit e vjetër të PD-së ne Konispol dhe Sarandë pinjoll i një familjeje fisnike e me emër ne zonë  , ish i përndjekur  politik i komunizmit . Aktualisht ai drejton demokratet ne bashkinë me jugore të vendit  një nga te humburat me rezultat te  ngushtë nga  opozita  ne këto zgjedhje.

 

Teksti i plotë i letrës

Një përshëndetje për z.Lulezim Basha !

I nderuar Kryetar i Partisë Demokratike te Shqipërisë z.Lulezim Basha,te përshëndes dhe te uroj suksese,ne punën tuaj te mëtejshme,te udhëheqësh opozitën shqiptare,drejt pushtetit ne aksionin politik te radhës. Unë qe po ju drejtohem ju,kam besim te plote,tek personaliteti yt politik i formuar,nëpërmjet punës tuaj,për ringrintjen e opozitës,nga humnera e vitit 2013. Unë dua te bëhem pjese e atyre demokrateve,qe duam te inkurajojmë dhe te mbështesim punen tuaj,te pa lodhur ne ketë fushate elektorale te ashpër,nga partia shtet,e cila përdori me forte,se kurrë,metodat me anti demokratike,me te dhunshme për te marre me çdo kusht pushtetin vendor dhe për te eliminuar opozitën shqiptare. I nderuar z.Basha, këto ishin zgjedhje administrative vendore,nuk ishin zgjedhje politike parlamentare,pavarësisht se si u trajtuan politikisht,Evropa dhe e gjithë bota e përparuar,i vlerësojnë zgjedhje administrative. Qarte dhe dallueshëm ju mbajtët peshën kryesore te këtyre zgjedhjeve dhe ne vend qe te merrnit mbështetjen,nga persona te “fuqishëm” brenda Partisë Demokratike u sulen menjëherë te kërkonin dorëheqjen tuaj. Jam me ju,se nuk ka tjetër si ju,te bindë të djathtët dhe shqiptarët,qe ti çoje drejt pushtetit. Mendoj se te gjithë duhet te jene me ju,se s’mund te ndodhte mrekullia brenda dy vjetëve,te riktheheshim tek fitorja,kur shqiptaret do te harronin “Drejtoret” dhe administrata ne përgjithësi,qe u plaste buzën qytetareve,e plote fenomene negative,qe i dhanë goditje te rende ne qershor 2013 Partise Demokratike. I nderuar z.Basha ju e ringritet Partine Demokratike dhe kjo duket edhe ne keto zgjedhje,rritja e votës popullore për Partine Demokratike janë te dukshme krahasuar me vitin 2013. Këto zgjedhje treguan se dëshira e shqiptareve është tjetërsuar dhe ju me seriozitet ja argumentuat Komuniteti Ndërkombëtar masakrën zgjedhore .Jam me ju,se ju e mbani Partine Demokratike te bashkuar,tek ju është krijuar besimi,nga anëtarësia dhe simpatizantët,qe jeni Lideri i pa zevendesueshem ne Partine Demokratike. Ju zoti Basha duhet te mbani bazën e Partisë Demokratike,dy shtresat me pranë saj,te përndjekurit politike dhe ish pronaret,qe janë baza e te djathtës ne Shqipëri. I nderuar Z.Basha ju nuk duhet te dekurajoheni nga zerat kundra,qe dalin brenda Partise Demokratike,pavarësisht qëllimit te tyre qe kane,se dhe ato kane vlera te një konkurrence te pranueshme për një Parti Demokratike moderne me orientim perëndimore,ku konkurrojnë vlerat,programet dhe misionet per ta çuar nje parti drejt fitores se merituar. I dashur Lulezim Basha misioni yt nuk ka mbaruar,por tani ka filluar ky mision historik,misioni i fitores dhe i ringritjes se demokrateve.I nderuar z.Basha ju keni fatin te drejtoni partine e krijuar nga z.Azem Hajdari,z.Sali Berisha etj,nje parti e vlerave te medha,ku ju tani jeni vlera me e madhe si individ,i cili do te beni histori ne kete parti qe është shpresa e shqiptareve.Te uroj suksese dhe analize gjakftohte ne te gjitha strukturat e Partise Demokratike,ne te gjithe vendin.

Me respekt për Ju !

Petrit Ali Mulla.  Kryetar i Grup-seksionit te Partisë Demokratike Konispol !

 

U rrëzua nga Kushtetuesja/ Abdiu: Ligji i Byrosë dublonte Prokurorinë, 2 variantet si mund të ngrihet “FBI-ja” shqiptare

Pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi Byronë Kombëtare të Hetyimit, ish-kryetari i këtij organi Fehmi Abdiu tha dje se ekzistojnë dy variante se si mund të ngrihet Byroja pa prekur Kushtetutën.  “Alternativa e parë mund të ishte të krijohet ky organ në varësi të organit të prokurorisë, organi i prokurorisë mbetet po me ato atribute që janë themelore. Atij i vihet në shërbim në funksion dhe në ndihmë edhe një organ i ri i krijuar enkas me ligj.  Ndërsa alternativa e dytë mund të ishte diçka tjetër që mund të prekej përmbajtja e nenit 148 të Kushtetutës, ku të mos mbetej organi i prokurorisë si organ i vetëm që ushtron ndjekjen penale, por të bëhej ortak më të në kuptimin e mirë të fjalës edhe një organ tjetër, pra kjo për të cilën ne flasim Byroja Kombëtare e Hetimit”, – tha Abdiu për A1 report. Ndërkaq vendimin që ndërmori Kushtetuesja për ta rrëzuar këtë projektligj, ish kryetari i kësaj gjykata e vlerësoi si të duhurin.  “Më e keqja është se ky organ ashtu siç u mendua u parashikua që të varej kryesisht nga ekzekutivi. Duke qenë kështu u krijuan shqetësime dhe dyshime se ky organ që ligjërisht e kushtetuetshmërisht nuk e kishte këtë atribut, duke u varur nga Ministria e Rendit dhe personalisht nga Ministri i Brendshëm krijonte rreziqe dhe premisa për të deformuar parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve. Pse jo kjo mund të krijonte mundësinë që këto dy organe të dublonin njeri – tjetrin dhe ai që do të gjente ndihmën, favorizimin, përkrahjen më të madhe ndër ta, pra edhe të ekzekutivit dhe të Ministrisë së Brendshme natyrisht do të ishte organi i parë në ndjekjen penale”, – u shpreh ai.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here