Kapiteni legjendar I Real Madrid Iker Kasijas është larguar dje zyrtarisht nga klubi madrilen pas deklaratës se do të largohej nga klubi galaktik për të shkuar te Porto
Bastian Shavjshtajger ka njoftuar dje largimin për te Junaitid duke u larguar nga ekipi i tij i zemrës Bajern
Merkato e këij viti ka pasur edhe një risit të cuditshme dhe jo të këndshme. Pirlo Lampard dhe Xherrard kanë qënë emrat që janë larguar nga futbolli europian për të shkuar në Amerikë. Ndërkohë që largime të lojtarvë të ikonë për ekipet e tyre nuk kanë të ndaluar. Dy emrat e fundit janë Iker Kasijas dhe Bastian Shavjnshtager. Njëri te Real Madrid dhe tjetri te Bajern Mynih lojtarë të formacionit, kapiten ndërsa tashmë janë larg klubeve të tyre. Telenovela mori fund në orën 22:22 të së shtunës, fundin e dinin të gjithë, por tani është i sigurtë dhe i zyrtarizuar. Iker Kasijas largohet nga Reali pas plot 25 vitesh dhe do të luajë te Porto sezonin e ardhshëm. Takimi i pasdites mbylli tratativën. Portieri gjeti akordin me Realin për zgjidhjen konsensuale të kontratës që i skadonte në 2017. Reali e falënderoi në këtë mënryë, flamurin e tij: “Para së gjithash dhe mbi të gjitha sot për Realin është një ditë falënderimi dhe mirënjohjeje. Nuk po ikën një ndër portierët më të mirë të klubit tonë, sot lë këtë skuadër dhe nis një etapë të re futbollistike portieri më i mirë në historinë e Realit të Madridit dhe futbollit spanjoll. Jemi një klub 113 vjecar dhe Kasijas ka mbrojtur këtë fanellë për 25 prej tyre. Gjatë gjithë kësaj kohe Iker ia doli të bëhej në një prej simboleve tona të mëdha dhe fitoi respektin, adeksionin, admirimin dhe dashurinë e tifoëve”. Lamtumira e Kasijas dihej, por problemi që vonoi zgjidhjen e kontratës ishte i natyrës ekonomike. Portieri pretendonte që Reali t’i paguante gjithë pagën bruto, rreth 24 milionë Euro, për të përfituar nga sistemi i favorshëm i taksave në Portugali, ku tatohet 26 përqind e pagës. Akordi u arrit mbi paktin që Reali t’i mbulojë një pjesë të pagës deri në 12 .5 milionë Euro neto që do të fitonte nëse do të kishte qëndruar ndërsa Porto do t’i paguajë 10 milionë Euro bruto për dy vjet pak a shumë 7.5 milionë Euro duke zbritur taksat.
Konferenca lamtumirese e Iker Kasijas:
“Faleminderit që jeni këtu për të ndarë këtë ditë speciale me mua. Une dua t’ju them lamtumireë Madrileneve. Po shkoj te Porto me besimin dhe dashurinë që kam marrë përgjate gjithë këtyre viteve. Ky është fati im. Une do të bëj gjithcka që është e mundur për të mos i lënë ata të bien poshtë. Pas 25 viteve, erdhi një ditë e vështirë, dita për të thënë lamtumirën ndaj institucionit që më dha gjithcka. Jam ndjere shumë i dashur si në momentet e mira ashtu edhe në të këqijat. Klubi më ka ndihmuar të rritem me vlerat që i prezanton. E gjithë dashuria ime shkon për prindërit e mi që më kanë ndihmuar të arrij deri këtu. Gjithashtu edhe ndaj bashkeshkortes dhe djalit tim. Une thjesht shpresoj që njerezit do teë më kujtojne si një njeri i mirë. Faleminderit dhe mijëra faleminderit përsëri. Cdokund ku do të shkoj, une do të bertas Hala Madrid. Nuk do te them lamtumirë, sepse ne do të kemi një vazhdimësi.”
Lamtumirë thotë dhe Shvajnshtager
Bastian Shvajnshtager është një lojtar i Manchester United. Pas një jete te Bayerni ku është rritur futbollistikisht në akademinë bavareze, pas 17 vjetëve te Bayerni dhe plot 12 vjetëve në skuadrën e parë, Bastian largohet nga kampionët e Gjermanisë për t’u bashkuar sërish te Manchester United me ish-trajnerin e Bayernit, Louis Van Gaal që mendohet të ketë luajtur një rol thelbësor në transferimin e tij. Lajmi u konfirmua nga administratori i deleguar i Bayernit të Mynihut, Karl-Heinz Rummenigge. m“U përpoqëm ta bindnim Bastian të qëndronte me ne, por e kuptoj një lojtar që pas 17 vitesh në një skuadër të ketë dëshirë për të provuar një eksperiencë të re” – pranoi Rummenigge gjatë një konference për shtyp duke shtuar, – “U takuam pas pushimeve dhe ai na kërkui që të dëgjonim propozimin e Manchester United. ne e bëmë këtë dhe ramë dakord për transferimin”. ,mNë fund Rummenigge shtoi se te Bayern, Bastian i ka përshkuar të gjitha fazat, ka fituar gjithcka dhe në fund të karrierës klubi bavarez do të organizojë për të një ndeshje të madhe lamtumirë. Nëse do të dojë Shvajnshtager do të ketë mundësinë për të vazhduar në të ardhmen karrierën si drejtues te Bayerni. Mesfushori gjerman gjeti akordin për një kontratë 3-vjecare me Manchester United që i jep 10 milionë Euro në sezon. Klubi anglez mendohet se do të derdhë në arkat e Bayernit 20 milionë Euro për kartonin e 30-vjecarit. Schëinsteiger ka fituar me Bayernin 8 tituj kampion i Bundesligës, 7 Kupa të Gjermanisë, 1 Champions League, Superkupën e Europës dhe një Botëror klubesh, ndërsa me Kombëtaren Gjermane u shpall Kampion Bote në Brazil 2014. Schëeini i jep lamtumirën Bayernit pas 500 ndeshjesh dhe 67 golave të shënuar me fanellën e klubit bavarez.
Babai dhe nëna e Kasijas: Perez nuk e donte, I fiksuar pas Bufon
Babai dhe Nëna që hidhen në mbrojtje të djalit të tyre. Është gjëja më normale në botë, dhe kështu ndodh në fakt edhe me prindërit e Iker Kasijas. I ati i portierit Lose Luis, dhe nëna e tij Mari Carmen nuk i kursyen akuzat pas lamtumirës së detyruar të djalit të tyre nga Reali i Madridit. Mbi të gjitha e ngrëjnë gishtin e akuzës kundër Florentino Perez ndërsa u shprehën. ” Iker u trajtua mirë nga Lorenzo Sanz e Ramon Calderon, por Perezit nuk i pëlqente. Ky president nuk e ka dashur kurrë pasi nuk është i gjatë. Perez e ka patur gjithmonë fiksim të merrte Buffon te Reali.” Prindërit e Kasijas e kanë një justifikim edhe për faktin se edhe rendimenti i tij në fushë nuk ka qenë në lartësinë e emrit të tij, sidomos në këto dy sezonet e fundit. ” Është detyruar të durojë gjëra që nuk janë thënë kurrë, – deklaruan prindërit e Kasijas duke shtuar, – ka duruar presione psikologjike, është diskriminuar në krahasim me lojtarët e tjerë dhe është njollosur padrejtësisht. Perez ka orkestruar një fushatë denigruese në drejtim të djalit tonë, dhe që nga 2010 e këtej ka patur dhe mbështetjen e mediave dhe gazetarëve të ndryshëm”. mNë fund një shigjetë të fortë ndaj Perez e lëshon nëna e Kasijas Maria Carmen duke deklaruar se Kasijas kishte shumë oferta por Perez nuk donte që Iker të shkonte te një skuadër e madhe pasi nuk donte që të kishte sukses. Porto është në nivelin e një skuadre të Kategorisë së Dytë. Im bir meritonte më tepër, meritonte një skuadër si Barcelona pasi aty janë zotërinj”, deklaroi nëna e Kasijas.
Deklarat e bashkëlojtarëve për kapitenin spanjoll
Sergio Ramos: 10 vite sebashku dhe shume shume momente te perjetuara. Nje kapiten i madh, faleminderit Iker.
Jesse Rodriguez: Ke qene dhe do te jesh nje legjende e ketij klubi. Do te na mungosh kapiten, gjithmone mirenjohes ndaj keshillave tua dhe akoma me teper per faktin qe kam luajtur me ju. Shume fat dhe deri pergjithmone IKER!!
David Beckham: Cfare mund te thuhet me teper per kete njeri. Jam i merzitur per faktin qe shoh Ikerin teksa largohet nga klubi qe ai e adhuroi dhe i dha gjithcka per aq shume vite. Ai eshte nje mik dhe nje person i jashtezakonshem dhe njeri nga portjeret me te medhenj qe ka luajtur kete loje. Nje legjende e vertete e Real Madridit. Faleminderit mik!
Pepe : “Fat te mire Capi! Ishte nje nder te luaja me ty. Porto do te pranoje me krahe te hapur”.
Ferguson: Juve duhet të shesë Pogba
Sir Alex Ferguson i ka sugjeruar Juventusit që ta shesë Paul Pogban për 100 milionë euro.
Ish-menaxheri i Manchester Unitedit u kritikua që e la mesfushorin francez të kalonte te bardhezinjtë, ku për disa muaj u shndërrua në yll. Tashmë besohet se vlera e 22-vjeçarit sillet rreth 100 milionë euro, ndërsa atë e kërkojnë klube, si Barcelona, Manchester City dhe Paris Saint-Germain. Tuttosport citon Fergien të ketë thënë se ai do ta shiste Pogban po të merrte një ofertë të tillë. “Unë do ta shisja Pogban. Është e vërtetë, unë e lash të shkonte, por po të isha në vend të Juves tash, atëherë do ta shisja”, ka deklaruar Ferguson