Ndryshimet/ Ja si do merret informacioni për pronat dhe kompensimin

Ja si do merret informacioni për pronat dhe kompensiminAKKP: Cdo trashgimtarë apo ish-pronarë që i është zënë prona ka të drejtë të kërkojë kompensim

Në një kohë që Agjensia Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ka publikuar projektligjin e ri me të cilin do të paguhen ish-pronarët, publikohet dokumenti se si mund të merret informacioni për ccdo pronë. Sipas AKKP-s, ccdo trashgimtarë apo ish-pronarë që i është zënë prona ka të drejtë të kërkojë kompensim. Subjektet e shpronësuara (trashëgimtarët apo përfaqësuesi me prokurë) paraqesin pranë AKKP-së, Tiranë (përveç kërkesës për njohjen, kthimin apo kompensimin e pronës) dhe dokumentacionin e nevojshëm, që përbëhet nga:  Kërkesë sipas formularit Tip (për subjektet që depozitojnë kërkesa të reja sipas vendimit të gjykatës për rivendosje në afat)- Kliko këtu për të shkarkuar formularin per tu plotesua.  Kërkesa nënshkruhet nga subjekti i shpronësuar apo nga përfaqësuesi me prokurë. Mandat pagesë për shqyrtimin e kërkesës (për subjektet që depozitojnë kërkesa të reja). Dëshmi trashëgimie, në rast se subjekti i shpronësuar ka vdekur. Dokument identifikimi i subjektit të shpronësuar apo përfaqësuesit me procure. Dokument ligjor:  Vërtetim pronësie, i shoqëruar me një kopje të fletës përkatëse të regjistrit hipotekor lëshuar nga ZVRPP për efekt të kthimit dhe kompensimit të pronës. Dokumentin kadastral, shoqëruar me një kopje të fletës përkatëse të regjistrit kadastral nga zyra e administrimit dhe mbrojtjes së tokës në qark. Vendim gjyqësor i formës së prerë së bashku me hartën e pasurisë të vulosura me vulën e gjykatës dhe të shoqëruar me akt ekspertimin përkatës, në rast se gjatë gjykimit të çështjes është kryer një i tillë. Dokument që vërteton shpronësimin, shtetëzimin apo konfiskimin e pronës së subjektit të shpronësuar, sipas akteve ligjore e nënligjore, vendimeve penale të gjykatave ose në çdo mënyrë tjetër të padrejtë që nga data 29.11.1944 ; apo dokumenti për pasuritë e paluajtshme të shtetasve shqiptarë të krijuara para datës 7 prill 1939, të cilat janë sekuestruar sipas nenit 14 të ligjit nr. 37, datë 13.01.1945 “Ligja e tatimit të jashtëzakonshëm për fitimet e luftës”. Vendimet e mëparshme të ish-K.K.K.P të marra sipas ligjeve: nr. 7698, dt.15.04.1993, ose nr. 7699, dt. 21.04.1993, dhe nr. 9235, dt. 29.07.2004, të cilat janë marre para hyrjes në fuqi të ligjit 9583, dt.17.07.2006, të ndryshuar. Dokument i lëshuar nga Arkiva e Shtetit në rastet kur dokumentet hipotekore apo kadastrale apo të shpronesimit janë të depozituara tek ky institucion apo çdo dokument tjetër i lëshuar nga insititucionet shtetërore që kanë vlerë provuese për hetimin administrativ të çështjes. Dokument lëshuar nga arkiva hipotekore që ndodhen pranë Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme si dhe çdo dokuemnt tjetër ligjor i nevojshëm për zgjidhjen e drejtë të çështjes. Dokument hartografik për pozicionimin gjeografik të pronës, i cili sipas rastit përbëhet: Dokument hartografik të mëparshëm, që i takon kohës nga fitimi i të drejtës së pronësisë deri në marrjen e padrejtë të pronës nga shteti. Dokument hartografik aktual i cili përmban të dhëna topografike mbi pronën e pretenduar, i konfirmuar nga institucioni që e lëshon atë . Në çdo rast që subjekti depoziton kërkesë të re, sipas një vendimi gjyqësor për rivendosje në afat, pjesë e dokumentacionit shoqërues është edhe vendimi i gjykatës për rivendosjen në afat.

 

Procedura

Subjekti i shpronësuar depoziton, drejtpërdrejt ose me postë, në AKKP, kërkesën për njohjen/ kthimin apo kompensimin e pronës, shoqëruar me dokumentacionin e lartpërmendur.  Kërkesa e subjektit të shpronësuar duhet të jetë sipas formularit tip, të miratuar nga Ministri i Drejtësisë, me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm të AKKP-së.  AKKP-ja pranon dhe administron kërkesat e subjekteve të shpronësuara kundrejt tarifave të përcaktuara, me urdhër të përbashkët të Ministrit të Drejtësisë dhe të Ministrit të Financave. Në rastet kur AKKP-ja konstaton mungesë në dokumentacion, subjektit të shpronësuar i kërkohet plotësimi i dosjes përkatëse, brenda 30 ditëve nga çasti i marrjes së njoftimit për plotësim dokumentacioni. Kërkesat e subjekteve të shpronësuara, të cilat depozitohen nëpërmjet shërbimit postar dhe kanë mangësi në dokumentacionin shoqërues, do t’i kthehen kërkuesit në adresën e dhënë, duke i kërkuar plotësimin e dokumentacionit  sipas dispozitave të VKM nr. 255/2010. Kërkesa, së cilës i mungon adresa e saktë postare, vlerësohet jo e mirëqenë dhe riaktivizohet vetëm me interesimin e kërkuesit pranë zyrave të AKKP-së. Në çastin e konstatimit, nga struktura përkatëse e AKKP-së, bëhet shpallja publike në mjediset e AKKP-së dhe në njësitë e qeverisjes vendore, ku ndodhet prona, objekt pretendimi. Kërkesa e subjektit të interesuar pranohet brenda një afati 3-mujor nga data e konstatimit, në të kundërt kërkesa e subjektit nuk pranohet, me vendim të drejtorit të Përgjithshëm të AKKP-së. Dosja/kërkesa qëndron në sektorin e shqyrtimit deri në plotësimin e plotë të dokumentacionit ligjor dhe teknik të kërkuar, por jo më shumë se 30 ditë nga dita kur subjekti titullar i dosjes ka marrë dijeni per mangësitë e saj. Në rast të mosplotësimit të dokumentacionit të kërkuar brenda afatit të sipërcituar, propozohet marrjen e një vendimi në gjendjen që janë aktet. Të gjitha kërkesat për njohje dhe kthim të pronës, në zyrat e AKKP-së shqyrtohen sipas rendit kronologjik të paraqitjes së tyre në ish ZRKKP apo AKKP Tiranë. AKKP-ja, pas shqyrtimit të kërkesës merr një vendim për dosjen/kërkesën për pranimin/rrëzimin e plotë/e pjesëshem të saj.  Në çdo rast AKKP-ja, i dërgon me postë subjektit një kopje të vendimit të saj. Mënyra e trajtimit, shqyrtimit dhe e dhënies së vendimit për kërkesat apo ankesat e subjekteve të shpronësuara, bëhet në përputhje me ligjin nr. 9235, dt 29.7.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, dhe akteve nënligjore të dala në bazë dhe për zbatim të tij. Çdo subjekt i shpronësuar ka të drejtë të pajiset, nga sekretaria e AKKP-së, me vërtetimin përkatës për numrin e protokollit të dosjes së regjistruar, që tregon edhe datën e dorëzimit të kërkesës dhe dokumenteve të tij.

 

Studimi / Rreziku që vjen nga barnat pa recetë

Etiketat e barnave që lehtësojnë dhimbjet duhet të përditësohen për të identifikuar riskun e pacientëve për atak kardiak. Administrata amerikane e Barnave dhe Ushqimeve (FDA) kërkon të vendoset një kontroll i rreptë mbi etiketat e barnave antiinflamatore pa përbajtje aspirine dhe asteroidesh, pas raportimeve se ato mund të shtojnë rreziqet për sëmundje kardiovaskulare. Të njohura si “NSAIDS”, që mund të merren pa recetë mjekësore, këto barna përdoren për të trajtuar dhimbjet që kanë shkaqe të ndryshme, si krampet menstruale, atritri, gripi dhe dhimbjet e kokës. Ato jepen në sasi të vogla pa recetë, por kur dozat shtohen, është e nevojshme receta e mjekut. Sipas FDA-së, etiketat e këtyre barnave duhet të përditësohen për të identifikuar në to riskun e atakut kardiak, ose ishemisë. Sipas tyre, etiketa duhet të përfshijë informacionin: “Rreziku nga ataku i zemrës, ose ishemia mund të ndodhë brenda pesë javëve të para të përdorimit të NSAID. Risku mund të shtohet nga përdorimi i tyre për një ohë të gjatë. Risku rritet më tepër me rritjen e dozës”.  Po ashtu, duhet shtuar se “rreziku nuk limitohet te pacientët me sëmundje zemre, madje këta të fundit janë më të rrezikuar”. Një nga kompanitë e barnave, “Bayer”, deklaroi për CNN se po punohet për të përfshirë rekomandimet e FDA-së në etiketat e barnave, shkruan Shekulli.  Sipas mjekëve, rekomandimet e FDA-së janë të paqarta.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko