Komisioni/ Nikolla e pranon: Universitete private marrin lekë nga fondet publike

0
137

Universitete private marrin lekë nga fondet publikeMinistrja e Arsimit Lindita Nikolla ka pranuar se universitetet private marrin lekë nga fondet publike. “Nga ky ligj i ri, universitete private kanë mundësi të përfitojnë nga fondet publike vetëm në dy raste. Nga bursat e studentëve të ekselencës, nëse këta zgjedhin të shkojnë në një universitet privat si dhe nga fondi i kërkimit shkencor, nëse këto universitete fitojnë projekte të dedikuara për kërkimin shkencor dhe kjo është më pak se 1% e fondit publik”, u shpreh Nikolla në Komsionin e Ekonomisë.Ministrja Nikolla, e cilësoi financimin me bazë performancën si thelbin modernizues të reformës në arsimin e lartë. Sipas saj, deri më sot, universitetet janë financuar me logjikën e bazuar vetëm në inpute, pra një financim pothuajse mekanik, ku nga buxheti total për universitetet, financimi shpërndahej proporcionalisht me numrin e studentëve dhe pedagogëve të çdo universiteti. Ndërkohë, në ligjin e ri parashikohet që financimi të bëhet sipas nevojave të ekonomisë së zhvillimit të shoqërisë, në përputhje me kërkesat e tregut dhe punësimin duke bërë të mundur që financimi të shkojë në degët me interes kombëtar dhe degët që ndihmojnë zhvillimin social të vendit e që janë të lidhura ngushtësisht me punësimin.“Universitetet nuk do të financohen më sipas logjikës së ndarjes aritmetike, bazuar në numrin e studentëve dhe pedagogëve, por do të financohen në përputhje me standardet e cilësisë që do të konfirmohen nga procesi ia kreditimit dhe një seti treguesish sipas një kodi cilësie. Kjo mënyrë e re financimi do të rris konkurrencën dhe do të stimulojë punën dhe përpjekjet e universiteteve drejt standardeve të cilësisë. Shteti do të bëhet gjithnjë e më shumë garantues i cilësisë në çdo hallk të sistemit.”,- deklaroi Nikolla.Gjatë fjalës së saj, Ministrja theksoi se paratë publike do të përdoren ekskluzivisht për universitetet publike dhe se këto do të kenë si burim kryesor financimi fondin e mësimdhënies, fondin për bursat e studentëve dhe fondin për punën kërkimore shkencore. “Një pjesë e konsiderueshme e buxhetit për arsimin e lartë do të përdoret për bursa për studentët. Duhet të sqarohet qartë se frika apo dyshimi se studentët do të paguajnë tarifa të larta studimi është e pavend. Ajo shumë parash që deri tani shpërndahej në mënyr ëproporcionale, pas asnjë seleksionim apo orientim mes masës së studentëve, sipas ligjit të ri, do shpërndahet në mënyrë të orientuar në tre kategori studentësh, studentët e ekselencës, studentët që ndjekin degët me interes kombëtar si dhe studentët që kanë mëritën por nuk kanë mundësi ekonomike”, tha MinistrjaNikolla duke shtuar se risi e këtij ligji është që në bursë përfshihen, krahas tarifës së studimit, edhe shpenzimet e jetesës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here