Shkodër, Fitër Bajram/ Myftiu ndërpret predikimin, respekton këmbanat e Katedrales

0
158

Muhamed Sytari 2Fitër Bajrami  vjen menjëherë pas Muajit të madhërishëm të Ramazanit, periudhës së shenjtë gjatë së cilës myslimanët agjërojnë duke sakrifikuar dhe duke u përpjekur të ripërtërijnë vlerat më të mira shpirtërore dhe njerëzore.

Pas një muaji agjërim e sakrificë, besimtarët myslimanë kanë kremtuar mëngjesin e së sotëm faljen e namazit të Fiter Bajramit.Ceremonia e faljes në Shkoder, ashtu siç është kthyer në traditë prej disa vitesh u zhvillua në sheshin kryesor pranë xhamisë Ebu Beker.

Pas ligjeratave të imamëve të xhamive, ka qënë myftiu imam Muhamed Sytari që uroi besimtarët myslimanë me rastin e kësaj feste, ndërsa kërkoi libri i shenjte i Kur’ anit të jetë në zemrat e çdo besimtari dhe udhërrëfyes në jetën e tyre.

Një moment i veçantë ishte ai i ndërprerjes se predikimit të rastit nga Myftiu i Shkodrës, kur ranë këmbanat e Katedrales.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here