100-vjeçare shtatzënë?!

0
172

100 vjecarjaPas një analize rutinë të kryer në Spitalin e Portsmouthit, qytetarja Doris Ayling ka mbetur shtazënë “me letra”, teksa ajo kishte kryer një analizë urine. Lajmi është përcjellë buzagaz nga zonja Ayling, nënë e tre pensionistëve dhe njëherazi stërgjyshe.

“Unë kam tre fëmijë dhe 20 nipër e mbesa, por nuk kam qënë shtatzënë qysh prej 70 vitesh”, thekson Doris.

Brian, biri i saj 76-vjeçar, thotë se këtë njoftim e kanë marrë me sportivitet dhe janë zbavitur goxha me të. Madje me të qeshura e ka përcjellë më shumë vetë 100-vjeçarja “shtazënë”.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi nga Spitali i Portsmuthit, që e ka konsideruar këtë “shtatzani” një gabim të pazakontë, duke kërkuar menjëherë falje.

“Është një gabim i rrallë i administratës, dhe ne kemi kërkuar falje për çdo stres apo ankth që kemi shkaktuar”, ka thënë një zëdhënëse e spitalit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here