Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaron se ligji i ri i arsimit të lartë i miratuar me vetëm votat e mazhorancës në parlament është një vjedhje e organizuar shtetërore që i bëhet prindërve shqiptarë.
Pas një takimi që zhvilloi me pedagogë e grupe interesi që preken nga ky ligj, Basha theksoi se ligji i qeverisë pamundëson studimet e larta për ata që nuk kanë mjete financiare për të paguar tarifa universitare.
Kjo është një vjedhje e organizuar shtetërore që i bëhet prindërve shqiptarë, të cilëve dy vite më përpara dyshja Rama-Meta u premtoi rritje të buxhetit të arsimit në tërësi dhe për arsimin e lartë në veçanti dhe mbrëmë jo vetëm i preu në besë, po u vuri një tjetër lak në fyt, sepse paratë për financimin e arsimit të lartë nuk do të vijnë më nga buxheti i shtetit, nga taksat tashmë të paguara nga shqiptarët, por do të vijnë nga një taksë tjetër shumëfish më e lartë; do të vijnë në…
Për më shumë lexoni nesër në gazetën “standard” në print.