Seanca parlamentare u karakterizua nga një fjalor aspak etik nga të dyja krahët e politikës, ku nuk munguan etiketimet ofenduese mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës, apo edhe mes ministrave e kryeministrit me opozitarët në sallë.
Një ndër këto përplasje ishte edhe ajo mes kryeministri Rama dhe kreut të grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, ku ky i fundit u ndie i provokuar nga deklaratat e kreut të qeverisë.
“Ju siguroj se nuk është i droguar, dhe as i dehur. Ka filluar herët punë sot dhe nuk ka pasur kohë të rrumbullakoset. Nuk është aq i rrjedhur, por i lumtur. Herën e shkuar ju tregova definicionin e kësaj lumturie, Duhet të jesh budalla që të gëzosh kaq nivel lumturie. Për të qene i lumtur i këtij lloji duhet të kesh inteligjencë që të hapësh gojë jo më shumë se kur do bukë”, tha Rama për Palokën.
Ndërkaq deputeti demokrat e rëndoi edhe më shumë fjalorin e tij duke pohuar se, “E ka atë qefin e kruarjes, njëherë kruhet këtej, njëherë në vende të tjera. Meqë do të ofendojë, se bën ofendime të holla, për fat të keq sot nuk qeshën. Nuk jam i droguar, dhe as i dehur, dhe do vija i zverdhur kur dal nga banja, dhe do më dridheshin duart, se ti i di më mirë se unë, siç e the dhe ti. Ti del këtu në këtë podium, dhe…
Për më shumë lexoni nesër në gazetën “standard” në print.