Përplasja/ Dade: Me reformën në drejtësi fusim Berishën në burg. Topalli: Doni opozitën pas hekurave

0
169

DadeBerisha

Gëzim Saliu

Deklaratat e ish-kryeministrit Berisha në Kuvend sollën debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës, ku një ndër to ishte edhe përplasja mes dy ndër deputeteve më të vjetra të Parlamentit, demokrates Jozefina Topalli dhe socialistes Arta Dade.

Kjo e fundit në replikë me Berishën, edhe pse ky i fundit ishte larguar nga salla, kërkoi që reforma në drejtësi të prodhojë gjyqtarë e prokurorë në mënyrë që sipas saj të vihet para drejtësisë ai që Dade e cilësoi si “krimineli” Berisha.

“Shprehja ‘qentë që flen mos i ngacmo’, do t’i vinte për shtat një qenie këtu që u mundova të bëj diagonzën dhe më erdhën në mend një mori epitetesh. Kjo qenie mund të etiketohet si telendar se në 8 vjet si kryeministër shpifte duke përgojuar të gjithë familjarët e opozitës.Epiteti më i spikatur është që ai është një kriminel, e madje shumë i rrezikshëm. Sepse duke dhënë urdhra, duke shkelur embargon e OKB, sikurse e ka pranuar vetë, duke bërë Gërdecin që hodhi në erë 27 të pafajshëm, duke vrarë me urdhër të tij 4 vetë në Bulevard, pa i përmendur Vlorën, sigurisht që ky është një kriminel, më vjen keq për deputetët e opozitës që janë të marrë peng.Angazhimi im në politike nuk do të kishte kuptim nëse nuk do të merreshim me Berishën. Rri shpresëplotë që nga kjo marrëveshje do të përfitojnë gjyqtarët, prokurorët, në mënyrë që këtë kriminel shumë të rrezikshëm ta vëmë para drejtësisë. Lidhur me emrat që…

Debatin e plotë mund ta lexoni nesër në gazetën “standard” në print.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here