Mbreme udhetova me taksistin e KM Rama. Ishte fort me inat e mezi pushonte nga te folurit. Po çke more mik e pyes, perse kaq me nerva, se ke takuar shefin, si ke dhene keshilla keto dite per keto ligjet e arsimit e pronave. Duket dora jote ne keto dy aksione te medha te mazhorances. Hallall e ke keshilluar per se mbari. Shyqyr te ka ty, se tani edhe ky Tony Blair sikur eshte me pushine se kta te medias franceze ia kane nxjerre emrin, se i bie qylit pash e me pash ne Shqiperi. Kujdes mos te perlajne keta te LSI se ata jane punemabruar. Te likujdojne faturen ata sapo u jep mendjen. Ashtu duke nermeritur taksixhiu ngau ne te tijen edhe timonin por edhe fjalen. Po ku pjerdh ai per keshillat e mia or ti shoq. Sa hyn brenda shtriqet e me thote mua he fol tani po bjeri shkurt se do te te tregoj qe e kam bere vendin kopesht me lule, bash si ai burri prej Gjirokastre. A po te te flas une njehere e ti pastaj me thuaj ato te tuat. Mire, sia prish une. E ai pa pritur te them po ia kercet duke share me liber shpie ministra e deputete dhe me rrefen per disa angazhime te reja kerkuar nga te huajt. Disa gazeta e televizione ketej nga Italia, Franca e Anglia, e tek tuk ndonje nga Austria. Merr vesh me thote. Duan shume intervista, mezi me del koha. Jane pastaj kto ballkanasit ku me kerkojne tu ftilloj ca telashe se qeverite e tyre jane dobet shume. E hoqa qafe dhe kete meselen e arsimit te larte se ngelem te gjithe me shkolle te mesme. Duan sduan ata opozita une i kam numrat. Qyfyre. E votuam ne ora 2 te nates si dikur korrnim grurin ne sabah. Tani e kam qeruar kete pune kush do shkolle te mire e ska nga vete, do marre leje ktej nga une nje cike. Se helbete do bejme ca ndere. Ja shiko grupin tim parlamentar. Çerekun e kam shkolluar jashte ne perendim. Narkodollar dhe narkoeuro i kane diplomat, ke qejf tua shikosh, teshtin menjehere sapo e ve mbi tavoline. Pertej nga shtatori heq qafe dhe pronat, i kompensoj me nje thes miser. E shikon sa halle po ju mbaroj. Pasi me ngopi me keshi barcoletash gati dy ore mua me kish sosur karburanti dhe ngadalsova prane nje pike furnizimi. Çben me thote. Ste pelqen pse ndalove. Po ja o kryetar me firoi benzina e duhet mbushur per shyqyr na i keni rritur edhe 240 leke se kot kusur i kishim. Em..mermeriti. Po lere se po iki ne kembe po mos kishe ndonje keshille per te me dhene. Po ja nje pyetje kryetar…Po me gjithe keto halle per dynjane, ke kohe te besh ndonje pune per shqiptaret..?!?!? Me pa nje here venger dhe duke qeshur me tha..po ik ore pirdhu, kam kohe une te merrem me punet tuaja…