Ish-kryeministri Berisha publikoi në rrjetin social FB dokumentin që denoncoi ndërtimin pa leje te Kalaja e Tiranës.
“Ja dokumenti qe denoncon ndërtimin pa leje te Kalaja e Tiranes, monument kulture i kategorisë A, për te cilin thuhet se vetë Rama ka marre një shpërblim te madh për mosbllokimin e tij. Me poshtë keni dokumentin e denoncimit dhe fotot e krimit kulturor arkeologjik”, shkruan Berisha në rrjetin social.
Ndërkaq dy ditë më parë nisi prishja e këtij objektit pas denoncimeve të shumta jo vetëm të qytetarëve, mes tyre edhe Princ Leka, por edhe medieve, të cilat e cilësuan jashtë çdo lloj logjike ndërtimin e një lokali brenda Kalasë së kryeqytetit.