Mesazhi që futi në kurth Lullin u shkrua nga telefoni i Ambrës

0
161

vrasja e lullitMesazhi telefonik që bëri Ismael Lullin të takonte vrasësin e tij, nuk dërgua nga  Igli Meta, por nga telefoni i  të dashurës së tij, 19 vjeçares Ambera Saliji, e ashtuquajtura Ambra.

Sipas avokatit Salvatore Asole, mesazhi “Eja, dua të të takoj” e shkroi Ambra me kërkesën e Iglit. Më pas Ambra i kërkoi shpjegime dhe vrasësi i 17 vjeçarit i ka thënë në shqip : “Do ta vras”.

Ismaeli, pasi lexoi mesazhin, nuk e mendoi dy herë, la përgjysmë videolojën e tij të preferuar dhe doli nga shtëpia. Për të fundit herë. Në stacionin e autobusit, nuk kishte asnjë gjurmë të Ambrës, por Ismaeli gjen Iglin dhe shokun e tij, Marjo Mema.
Pak më vonë, vritet. Ambra, e ndodhur mes polemikash të shumta ditët e fundit pasi tha se ende e do të dashurin e saj pavarësisht asaj që ndodhi. “Nuk mendoja se donte ta vriste,” u tha ajo hetuesve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here