Blushi e tha në Parlament: Duhet të kërkoni falje që keni futur kriminelët në Kuvend

0
166

Ben BlushiGëzim Saliu

Anëtari i kryesisë së PS-së, deputeti socialist Ben Blushi, e kishte deklaruar në një fjalim të tijin më 30 prill të vitit 2015 faktin se në Parlamentin e dalë nga zgjedhjet e 2013-ës ishin bërë pjesë edhe deputetët që kishin të shkuar kriminale.

Sipas tij, përgjegjësit e përfshirjes së këtyre individëve në organin kryesor ligjvënës në vend duhet të kërkonin falje. Më poshtë ju sjellim një pjesë nga fjalimi i Blushit, ku evidenton futjen në Parlament të deputetëve me rekorde kriminale:

“Kam një pyetje për ju që më thoni mua flas me gjuhën e Saliut dhe një pyetje për shqiptarët që kuptojnë më mirë. Mua Saliu as më ndjek dhe as e ndjek dhe po ju them kush e ndjek: E ndjekin ata si puna ime që thonë që papunësia në Shqipëri është rritur në dy vjet apo ata që kanë thënë do fusim 300 mijë veta në punë, sot thonë që kemi future 92 mijë veta në punë, ndërkohë që nga Kukësi një fshat a një lagje po zbrazet?! Kush e ndjek Saliun pra?! Ata që sollën kriminelët në parlament?! A ka njeri në këtë parlament kryetar partie nga të gjitha anët përfshi dhe ky i partisë sime që ti kërkojë ndjesë shqiptarëve. A ka arsye për ti kërkuar ndjesë që ky parlament u mbush me kriminelë?! A ka arsye për të kërkuar ndjesë që njerëzit mendojnë që të jesh i pasur të vrasësh, të shesësh drogë, se makina jote nuk kapet nga kokaina që ke makinë. Kush i futi këta në parlament. I futa unë që po e them, apo shumica e këtij parlamenti?! Jo 90% e këtij parlamenti nuk kanë faj, janë burra e gra nga të dy palët të ndershëm që nuk ka lidhje me krimin, por dikush i futi këto. Pra kush bën si Saliu ai që futi kriminelët në parlament, apo ne që po e themi që në këtë parlament nuk mund të bashkëjetohet me kriminelët. Se në këtë parlament nuk ka arsye që makina ime të mos kontrollohet nëse unë eci me shpejtësi, apo pse paska arsye që makina e dikujt të ketë imunitet kur policia thotë jo dyshoj se ke. E firmosin 9 policë që ke brenda në makina një kriminel të penalizuar. Kush pra do pranonit ju që mua të më vihej mandate arresti dhe ai të mos ekzekutohej sepse jam deputet I shumicës. A ka arsye për të kërkuar ndjesë. Them se ka. E pra kush e ndjek Saliun. Unë që e them apo ata që e bëjnë?!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here