Sipas një raporti 5 mujor të bërë publik nga Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, tre janë qytetet me ajrin më të ndotur në vendin tonë. Tirana , Elbasani dhe Korca jane ne krye te qytetev me te ndotura ne Shqiperi.
Norma e Bashkimit Europian për ajrin është 40 mikron për metër kub. Në Tiranë ajo arrin 80 mikron për metër kub. Zona më e ndotur është ajo e “21 Dhjetorit” dhe ajo pranë Shkollës “Petro Nini Luarasi”. Një jetër shqetësim që është vërejtur nga kjo agjenci është edhe fakti i uljes së sipërfaqeve të pyllëzuar, me 7 përqind në 10 vitet e fundit.