Propozimet e dy ministrave gjermanë/ Ripranimi i refugjatëve të kushtëzojë ndihmën financiare me vendet e origjinës

0
177

-Emigrantët nga vendet e Ballkanit Perëndimor, tepër “afër” Evropës për t’u kualifikuar për azil

 Ilir Sinanaj

BERLIN, GERMANY - OCTOBER 10: Vice Chancellor and Economy and Energy Minister Sigmar Gabriel (SPD) (L) and Foreign Minister Frank-Walter Steinmeier (SPD) wait for the start of German-Chinese government consultations on October 10, 2014 in Berlin, Germany. The talks occurred during Chinese Prime Minister Li Keqiang's second visit to the country, China's biggest European trade partner, since taking office last year. During the consultations, companies from the two countries' telecommunications, automotive, and alternative energy industries are expected to sign agreements. (Photo by Adam Berry/Getty Images)

“Të gjithë për një dhe një për të gjithë!” Është pak a shumë kjo filozofi, siç citohet në romanin e Aleksandër Dymasë, “Tre Muskutierët”, qëështë parashtruar në propozimin e 10 pikave, të cilat duhet të merren parasysh nga i gjithë Bashkimi Evropian për përballimin e krizës së emigrantëve. Ky propozim erdhi në formën një opinioni të përbashkët të ministrit gjerman të Punëve të Jashtme, Frank-WalterSteinmeirer, dhe ministrit gjerman të Ekonomisë dhe Energjisë, SigmarGabriel, në gazetën gjermane “FrankfurterAllgemeineSonntagszeitung”. Ajo që theksohet kryesisht në propozim është fakti se e gjithë BE-ja duhet ta shohë në një këndvështrim tjetër krizën e emigrantëve dhe secili vend anëtar duhet tëkontribuojë në përballimin e krizës, e jo vetëm të mbetet përgjegjësia e disa shteteve evropiane. Gjithashtu, të dy ministrat gjermanë nënvizojnë se duhet punuar me vendet përkatëse,për të kthyer në vendet e origjinës të gjithë ata refugjatë që nuk përmbushin kushtet për të qenë azilantë. Për më tepër ata propozojnë që të afrohet ndihmë teknike dhe financiare për t’ia arritur kësaj. Të dy ministrat gjermanë, gjithashtu, vënë në pah faktin, se procesi në rrugëtimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor është në ato faza, sa këto vende nuk mund të konsiderohen si vende persekutuese.

  1. Janë kushtet njerëzore, që duhet të mbizotërojnë në të gjithë Bashkimin Evropian, kur priten refugjatët. Për këtë, ne kemi nevojë për standarde gjithëpërfshirëse BE-së, që janë të përputhura me çdo shtet anëtar të BE-së.

 

  1. Një kod i përbashkët evropian për azilin duhet të garantojë statusin e azilit, që të jetë i vlefshme në të gjithë BE-në për refugjatët që kanë nevojë për mbrojtje. Duke marrë parasysh tëardhmen, ne kemi nevojë për një integrim shumë më ambicioz për politikës evropiane të azilit.

 

  1. Ne kemi nevojë për një shpërndarje të drejtë të refugjatëve në Evropë. Qytetarët e vendit tonë po ndihmojnë të presin dhe të integrojnë refugjatë në shoqërinë tonë, si kurrë më parë. Ky solidaritet do të vazhdojë në periudhë afatgjatëvetëm nëse njerëzit shohin se qasja ndaj krizës së refugjatëve kryhet në mënyrë të drejtë në të gjithë Evropën. Një gjendje ku, siç është deri më sot, vetëm një pjesë të vogël e shteteve anëtare mbajnë mbi supe të gjithë barrën është po aq e papërballueshme si sistem qëi detyron ato vende që formojnë kufirin e jashtëm të BE-së të përballen të vetme më trysninë. Ne duhet, pra, të reformojmë sistemin aktual të “Dublinit”. Kemi nevojë për kritere të detyrueshme dhe objektive për kuotat e refugjatëve për të gjitha vendet anëtare, duke marrë në konsideratë mundësitë e tyre përkatëse.

 

  1. Evropa ka nevojë për një qasje të përbashkët për menaxhimin e kufijve të saj, e cila nuk mund të kufizohet thjesht në sigurinë e tyre. Mbi të gjitha, ne kemi nevojë për më shumë përgjegjësi evropiane për regjistrimin dhe përkujdesjen e refugjatëve të sapo ardhur.

 

  1. Ne duhet t’u japim ndihmë të menjëhershme vendevee BE-së që janë aktualisht nën një trysni të theksuar. Gjermania është vendi i vetëm i BE-së që vënë në dispozicion fonde emergjente për të përmirësuar gjendjen e refugjatëve në ishujt grekë. BE-ja dhe vendet e saj anëtare duhet të bëhet më efikase në këtë pikë dhe menjëherë t’u ofrojë vendet që presin të parat refugjatët mbështetje praktike dhe financiare. Sa për ne në Gjermani, ne duhet të sigurojmë që autoritetet njësive qeverisëse vendor, mbi të gjitha,të jenë në gjendje të përballojnë sfidat kolosale para tyre. Në mënyrë për ta bërë këtë, ne duhet t’u sigurojmë mbështetje financiare të qëndrueshme dhe të vazhdueshme.

 

  1. Ne nuk mund të qëndrojmë duarkryq dhe të shikojmë njerëzit qërrezikojnë jetën e tyre duke u përpjekur për të ardhur tek në. Deti Mesdhe nuk mund të jetë një varr masiv për refugjatët të dëshpëruar. Trashëgimia humanitare e Evropës, madje këndvështrimi ynë evropian për njerëzimin, varet në fije të perit. Duke pasur këtë gjë në mendje, ne kemi ndërmarrë përpjekje të mëdha të bashkërenduara për të organizuar operacionet e shpëtimit detar në Detin Mesdhe, gjatë pranverës. Ne duhet t’i konsolidojnë këto përpjekje nëpër të gjithëEvropën në periudhën afatgjatë dhe të pajisim BE-në me kapacitetet e nevojshme.

 

  1. Në terma afatgjatë, ne do të jemi në gjendje të ndihmojmë refugjatët në nevojë për mbrojtje, vetëm nëse ata të cilët nuk kanë të drejtë të marrin azil kthehen në vendet e tyre të origjinës.Për këtë arsye ripranimi i refugjatëve nga vendet e tyre duhet kthyer në një pike qendrore nëmarrëdhëniet tona me vendet e origjinës. Duhet të jemi të gatshëm të ofrojmë asistencë teknike dhe financiare për këto shtete në kuadër të njëbashkëpunimi konstruktiv.Stimuj ekzistues, të tillë si lehtësimi i vizave, mund të zgjerohen më tej.

 

  1. Ne arrimë në një kuptim gjithëpërfshirës në BE në lidhje se cilat kombe i konsiderojmë si vende sigurta të origjinës. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor synojnë të anëtarësohen në BE dhe ne kemi kauzë të shëndoshë për t’u zgjatur atyre perspektivën e anëtarësimit në Komunitetin Evropian. Në të njëjtën mënyrë, kjo do të thotë se ne nuk mund t’i trajtojmë ato si vendet persekutuese. Në të ardhmen, një vend që i plotëson kriteret për të qenë kandidat përanëtarësim në BE duhet të konsiderohet një vend i sigurt i origjinës në të gjithë BE-në.

 

  1. Gjermania ka nevojë për një legjislacion për imigracion. Kemi nevojë për një politikë të kujdesshme e të kontrolluar e imigracioni, që lehtëson qëndrimet e ligjshme për qëllime punësimi. Ne duhet të zvogëlojmë barrën mbi sistemin e azilit në këtë fushë.

 

  1. Një politikë gjithëpërfshirëse evropiane për refugjatët, azilin dhe migrimin kërkon gjithashtu nisma të reja politike për të luftuar shkaqet e ikjesnga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës. Stabilizimi i shteteve me probleme si dhe frenimi i dhunës e luftës civile duhet të bashkërendohet me përpjekjet e përqendruara për të arritur zhvillimin ekonomik dhe krijimine perspektivave të mirëfillta ekonomike dhe sociale, sidomos për të rinjtë në vendet e origjinës. Të gjitha përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar, mbi të gjitha ato të Bashkimit Evropian dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara, duhet të përqendrohen kryesisht për këtë qëllim.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here