Koordinatori i PD-së bën analizën / Salianji: Nga zgjedhjet e 21 qershorit rezultojmë me 64 deputetë. Qytetarët: Po rezultati 45 me 15?!

 

ervin salianji“PD dhe koalicioni ka marre 678.062 vota dhe po t’i shtojmë edhe minimumi 13.000 vota në Bashkinë Kurbin shkojmë 681.062 vota. Po të ishin zgjedhje të përgjithshme do të merrnim 64 deputetë, 15 më shumë se aktualisht”

Gëzim Saliu

 

Edhe pse analiza e zgjedhjeve vendore të 21 qershorit vazhdon në çdo degë të PD-së, ka qenë koordinatori për çështjet ligjore në PD, Ervin Salianji, që ka marrë “guximin” dhe ka analizuar shifrat. Përmes një statusi në rrjetin social FB, Salianji analizoi shifrat e marra nga koalicioni, duke përfshirë edhe votat që mund të merreshin në Bashkinë Kurbin, duke theksuar se rezulton se nëse do të ishin zgjedhje të përgjithshme PD do të merret 64 deputetë, pra 15 më shumë se ka aktualisht. “PD dhe koalicioni qe e mbështeste ka marre 678.062 vota qe po ti shtojmë edhe minimumi 13.000 vota ne Bashkinë Kurbin ku PD arbitrarisht iu mohua e drejta e kandidimit shkojnë me total 681.062 vota ndërkohe qe PS+LSI+PDIU+FRD+ PDK dhe partitë e tjera qe e mbështesnim morën ne total 840.560 vota. Me një llogari te thjeshte del se nga ky rezultat PD me koalicionin po te ishin zgjedhje te përgjithshme do te merrte 64 deputete ndërkohë qe PS+LSI+PDIU+FRD+PDK do merrnin 76. Opozita sot ka 49 deputete, PD dhe opozita ne 21 Qershor 2015 kane marre 15 deputete me shume se aktualisht. A është një baze për ringritje kjo? A është rrudhje apo ringritje? 64 deputete, 15 deputete me shume ne dy vjet, ndërkohë qe strukturat e PD te sapo ribëra dhe zgjedhjet u deformuan nga qeveria dhe u zhvilluan ne një harte territoriale te paracaktuar nga qeveria si gjasme reforme”, – shkruante Salianji duke theksuar se nga ana tjetër tek ky rezultat duhet marrë parasysh se “në zgjedhjet e 21 qershorit zgjedhësve iu mohua e drejta për të shprehur lirshëm vullnetin e tyre duke bere që zgjedhjet të dëmtoheshin rende nga blerja e votës, presionet ndaj administratës, votuesve dhe institucioneve, mungesa e vullnetit nga ana e mazhorancës për të zbatuar marrëveshjen e dekriminalizimit dhe kandidimi në zgjedhje i personave me rekorde kriminale”. Më tej duke vazhduar analizën e tij, koordinatori i PD-së theksoi se nga 681.062 vota që PD ka marre në 15 bashki, praktikisht ka fituar mesatarisht një bashki për 45.204 vota ndërkohë qe mazhoranca ka 46 bashki me 840.560 vota ose ka marre mesatarisht një bashki për 18.273 vota. “Ringritja e PD-së është një proces i pandalshëm. Lajmet e mira vijnë përditë, si sot kur PD tashme është anëtare me të drejta të plota në PPE!”, – mbylli postimin e tij Salianji.

 

Reagimet

Ndaj analizës së koordinatorit të PD-së nuk kanë munguar e shumta skeptike të miqve të tij në rrjetin social të cilët kanë pohuar se përmes të tilla shifrave nuk mund të ecë përpara forca më e madhe e opozitës, Sipas një pjese të komentuesve është e rëndësishme që PD të shohë realisht rezultatin e zgjedhjeve, ku nga 61 bashki në garë arriti të fitojë vetëm 15. “Ervin kjo llogaritje nuk i sherben qytetareve! Llogaria eshte shume e thjeshte,ne nga 61 njesi arritem te marrim vetem 15,qe i bie ne shkalle vendi 22%,ne i humbem zgjedhjet perfundimisht dhe humbje e thelle,u vodhen,blene,apo u mashtruan serisht nga Edvini apo Meta pak rendesi ka,e rendesishme eshte qe te bejme reforme per te zbuluar ku eshte gjarperi zi ne familjen tone te madhe!”, – shkruante B. Kala. Po ashtu D. Asabella theksoi në komentin e saj se llogaritja duhet bere me votat e PD pasi sipas saj votat e tjera i kane mare kandidatet si merite e tyre personale. “Nese do te vazhdojme te bejme te tilla llogaritje, vetem e vetem qe dikujt aty siper, ti pushoje koka..le ta harrojme shpresen se se shpejti do te vijme ne pushtet”, shkruante E. Veliu. Në të njejtën linjë një tjetër komentues theksonte,: “Humbjet politike jane gjithmone pjese e funksionimit te demokracise por asnjehere nuk duhen mohuar gabimet apo pergjegjsite qe kemi dhe kane. Duhet komunikim, transparence, pergjegjshmeri dhe pergjegjesi per te rikthyer besimin”. Më i ashpër në reagimin e tij ishte komentuesi B.Semanj i cili pohoi se nëse bëhet analiza sipas qarqeve, PD del humbëse në cdo të tillë. “Ervin te paktën ti leme këto muhabete se është turp… Mund ta besh ketë llogaritje sipas qarqeve? Vetëm ne qarkun e Shkodrës del fitimtare me 1 deputet me shume. Nëse i ndan sipas qarqeve jemi grope fare. Ne vend qe te bëjmë teza dhe antiteza te shtrojnë brinjët për pune. Besoj dhe me pushimet u kënaqem… Pra analiza matematike ne këtë rast është shume e dobet”.

 

Detaj

15- Në 15 nga 61 bashki rezultoi fituese opozita me kandidatët e saj në zgjedhjet e 21 qershorit

 

 

Arrogancë qeveritare

Zbardhet SMS-ja, aktivistja e kritikon, Felaj i përgjigjet sikur ta ketë vartëse: S’jemi ministri

 

Me një gjuhë aspak formale të shoqëruar me një arrogancë pushteti, ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Ermonela Felaj, i ka dërguar një mesazh nga profili i saj personal në “Facebook” një aktivisteje të shoqërisë civile që kishte kritikuar punën e ministrisë. Aktivistja Jona Hoxhaj si pjesë e Think-Tank-ut Albanian Platform For Policy Advocacy monitoron punën e përmuajshme të ministrisë të drejtuar nga Felaj, por duke qenë se konstatuar fare pak gjëra për të raportuar për këtë muaj si pasojë e punës së pakët, ajo ka shprehur kritikat për ekzistencën e kësaj ministrie. Por kjo kritikë nuk është pritur aspak mirë nga ministrja Felaj, e cila i ka dërguar një mesazh privat me mjaft arrogancë Hoxhajt. Pa rregullat minimale të mirësjelljes si prezantimi dhe përshëndetja, ministrja kalon direkt në një bisedë sikur po komunikonte me ndonjë prej vartëseve të saj. Ndër të tjera në komunikimin e ministres vihet re se ajo përdor simbolin “X” në vend të “për” (mënyrë e shkruari joformale nga gjuha italiane) dhe e paragjykon aktivisten, duke e akuzuar se nxjerr mllefe. “Rovena Voda eshte nje vajze e re ndoshta si ti, po qe perpiqet te beje punen e saj duke punuar fort. Qe te besh dicka me vlere dhe x vete, mos shkruash genjeshtra dhe mllefe me te panjohur, thjesht x te justifikuar “punen tende”, do ishte mire te thelloheshe, ta takoje ndoshta Rovenen dhe keshtu te mesoje se cfare pune ben institucioni i MMP, jo ministria sepse nuk eshte nje ministri dhe puna eshte e njohur x kuvendin dhe qeverine dhe sh me pak x publikun. Kjo eshte nje ftese miqesore x dike te shkolluar qe per t’i njohur gjerat duhet t’i preke ato, pse jo duke u interesuar dhe x modele te singjshme. Ermina Allushi nderkohe eshte sekretare…”, – shkruante ministrja Felaj në mesazhin e saj. Ndërkohë, në shkrimin e saj në “appatank”, i cili irritoi ministren aktivistja Hoxhaj shkruante ndër të tjera se,: “Boll mbajti populli barrën mbi kurriz për t’u ekspozuar ne mediat dhe syrin kritik te botes! “Ekipi i zonjave” I Ministrisë se Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin; ne krye me znj. Ermonela Felaj, Drejtor Kabineti znj. Rovena Voda dhe Asistente e Ministrit Znj. Ermina Allushi se bashku me gjithë grupin e tyre te punës, janë shembulli me i keq qe mund t’i jepet shoqërisë për institucionet publike. Shpenzimet e kësaj Ministrie dhe rrogat qe merren nuk janë te arsyeshme, nuk ka asnjë strategji pozitive afat gjate e as afat shkurtër ne mbrojtje të ekzistencës se Ministrisë!”

 

 

Koordinatori i PD-së bën analizën  / Salianji: Nga zgjedhjet e 21 qershorit rezultojmë me 64 deputetë. Qytetarët: Po rezultati 45 me 15?!

Pack: Rama futi kriminelët në Parlament e

Koordinatori i PD-së bën analizën  / Salianji: Nga zgjedhjet e 21 qershorit rezultojmë me 64 deputetë. Qytetarët: Po rezultati 45 me 15?!

Për Spitalin e Traumës LSI sërish kundër

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko