Tahiri u përgjigjet akuzave të Zaganit: Shpifje të një oficeri në kërkim

0
168

Tahiri u përgjigjet akuzave të Zaganit: Shpifje të një oficeri në kërkim

saimir tahiri

Me një postim të gjatë në rrjetin social “Facebook”, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike, të cilat erdhën pas publikimit të intervistës së ish-shefit të Antidrogës, Dritan Zagani. “Edhe pse ju e dini më mirë se kushdo se cili është Lulzim Basha, Saliu po e po, por fatkeqësisht edhe partia e të dyve, unë e kam sot të pamundur të mos e ndaj me Ju revoltën dhe neverinë time që një ish-oficer policie, në kërkim për dekonspirim të operacioneve të Policisë së Shtetit kundër drogës, në arrati për të mos u përballur me drejtësinë dhe në pritje që të marrë azil në një nga vendet e BE-së, i cili jep intervista si i përndjekur nga shteti dhe simulon censurime të tyre për të forcuar pozitën e tij si pretendent për azil politik, na është shpallur nga opozita hero i kohës sonë! Aq më keq akoma, kësaj farse të pashembullt që provon për të kushedi se satën herë degradimin e PD në një gjiriz mediatik që qelb Shqipërinë, i bëjnë jehonë edhe kanale mediatike që mbetet plotësisht mister për t’u zbardhur se me çfarë fondesh financohen”, – shkruan Tahiri. Më tej, ministri i Brendshëm vijon duke shtuar se një ish-oficer policie që nuk përballet me drejtësinë po merr arratinë dhe kthehet në monument mediatik të luftës kundër krimit nga ana e PD-së, e cila, sipas Tahirit, i bëhet zëdhënëse shpifjeve kriminale të një të arratisuri të drejtësisë, në vend që t’i bëjë thirrje të paraqitet para Prokurorisë për t’i bërë legalisht akuzat e tij. Në fund, ministri Tahiri deklaron se sot askush nuk ka imunitet politik përballë ligjit. Sot qeveria as nënshtron e as blen prokurorinë, gjykatat, institucionet e pavarura apo mediat. “Sot, në Shqipëri nuk ka asnjë informacion që mund të censurohet, nuk ka asnjë komunikim me publikun që mund të bllokohet, nuk ka asnjë media që mund të kërcënohet! Jo nga ministri i Brendshëm, po nga askush! Prandaj dua t’Ju siguroj se nuk do të bëj asnjë milimetër mbrapa në rrugën time të vendosur kundër krimit dhe trafikut të drogës”, – mbyllet postimi i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here