Akuzat e Murrizit / Gjana: Në parti ka njerëz që qendërzohen e nuk shkulen, se i lidh e shkuara. Ristani: S’ka ish-sigurimsa në PD

0
148

 

Jemin GjanaAkuzat e kreut të PD-së së Lushnjës, Myslim Murrizit, për ish-sigurimsa që qëndrojnë pranë Bashës dhe për keqorientim të kryedemokratit janë cilësuar si të pavërteta nga ana e sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani. “PD ka një detashment që i përket përvojës dhe traditës në PD, ka edhe një grupim të ri, që krijoi edhe një lloj freskie në PD. Ata që njihen, njihen, pjesa e re ka filluar të njihet. Janë djem e vajza me shkollimet më të mira, me grintë, me dëshirë për të punuar në politikë. Sigurisht që edhe ata do krijojnë njohjen e tyre. Të thuash kush janë sigurimsat?”, – theksoi ai. Ndërkaq, referuar deklaratës së Murrizit, ka reaguar edhe ish-ministri dhe ish-deputeti demokrat Jemin Gjana, i cili tërthorazi ka pranuar fenomenin, duke theksuar nga ana tjetër se servilizmi, sjellja e pështirë është pjesë e simbiozës së lidhjes së këtyre njerëzve me pushtetarët ku përfshihen, sipas tij, aksionet e përbashkëta në investime të rëndësishme, në koncesione të rëndësishme, në pallate të ndërtuara a në ndërtim në zona preferenciale, në agjenci sigurimesh etj. “Unë nuk i përkthej dot ne emra konkrete pseudonimet e cituara nga Murrizi, nuk i di vërtet. Nuk e di te vërtetën as për pohimin e mikut tim Bejko, para ca kohesh, se 5 ish-ministra te PD votuan PS-ne. Por për një gjë jam i bindur. Ne partitë politike te vendit, dhe ne strukturat e qeverimit qendërzohen kryesisht, dhe nuk shkulen kollaj prej andej, njerëz te kompromentuar e te zëne peng para dhe pas vitit 1990… Para ndryshimit te sistemit dihet perse. Me prapa për një mori arsyesh. Qendërzohen dhe nuk shkulen sepse i lidh e shkuara. Ne te sotmen i lidhin interesat, i lidhin aksionet e përbashkëta ne investime te rëndësishme, ne koncesione te rëndësishme, ne pallate te ndërtuara a ne ndërtim ne zona preferenciale, ne agjenci sigurimesh, ne kapitale themeluese bankare, ne tenderë publike me kontraktorë e nenkontraktore gjithfarë sojesh, ne lidhje familjare e lidhje bashkëpunimi me grupe e rrjete krimi…”, – theksoi Gjana. Nga ana tjetër, ish-deputeti shpjegoi se edhe liderët partiakë nuk shkëputen dot nga kjo lidhje duke theksuar: “Lideret nuk i shpetojne dot perpunimit nga kjo simbioze qe i rrethon. Simbioze qe ka si cilesi thelbesore servilizmin, sjelljen e peshtire dhe njekohsisht kercenimin sapo verehet rreziku… Kjo kategori e ze kryq deren e lidershipit edhe sepse ja arrijne te krijojne pershtypjen se per arsye te lidhjeve kompromentuese kane ndikim te madh ne vota. Mirë po harrohet vetem nje gje. Harrohet se keto rrjete dhe pse vertete kane disa dhjetra apo qindra ne lidhjet dhe komanden e tyre, votuesit janë miliona… Keto kategori te politikes e te pushtetit ia kane dale permes servilizmit, spiunllekut, akuzave pa kandar, sulmit per vetmbrojtje etj., etj. te krijojne dhe mitin se te gjithe jane njesoj. Kjo eshte e pa verteta me e madhe”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here