Trafiku i drogës me avion vazhdon të prodhojë debat dhe batuta në Kuvend. Gjatë seancës së djeshme, ish-kryeministri Berisha citoi disa artikuj të mediave italiane, ndërsa thumboi edhe deputetin socialist, Koço Kokëdhima. Nënkryetari i Kuvendit, Shpëtim Idrizi, i kërkoi Berishës që të mos lexonte italisht, sepse do të nevojitej përkthim zyrtar. Berisha ra dakord dhe shkoi të ulej në vendin e tij në sallë. Në këtë moment Idrizi lëshoi batutën duke theksuar: “Shyqyr që e ulëm avionin”.