Përplasje me armës mes RENEA-së dhe një personi të shumëkërkuar, i cili dyshohet se ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme, kur forcat speciale të RENEA-s, kanë nisur një aksion në Mirditë për të vënë në pranga të kërkuarin Petrit Dushi. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, aksioni është duke u zhvilluar në zonën e Oroshit dhe Kaçinarit në Mirditë. Gjatë aksionit, Dushi mësohet se ka qëlluar me armë ndaj RENEA-s dhe më pas efektivët i i janë kundërpërgjigjur. Dyshohet se Dushaj, i dënuar me 20 vite burg për vrasje dhe falsifikim dokumentesh është plagosur. Aksioni i policisë dhe i forcave RENEA ka vazhduar edhe gjatë mbrëmjes në zonën e Mirditës për të kapur të kërkuarin Petrit Dushi i dënuar me 20 vite burg për vrasje dhe falsifikim. Mësohet se i shumëkërkuari është i armatosur. Nga një komunikim i mëparshëm, policia dyshonte se nga shkëmbimi i zjarrit mund të kishte mbetur i plagosur Petrit Dushi. Megjithatë, pritet që orët në vijim të jenë vendimtare për kapjen e tij, edhe pse efektivët po avancojnë me kujdes për të shmangur ndonjë plagosje me armë në radhët e tyre.