Akuzat e PD-së për trafikun ajror të drogës, Rama: Sot publikoj provat se kush e ka lejuar

0
151

 

Kryeministri Rama premton prova dhe fakte përballë akuzave të opozitës se qeveria është e lidhur me trafikun e drogës, e veçanërisht ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri të cilit demokratët i kërkojnë të dorëhiqet. Përmes një njoftimi në profilet e tij zyrtare në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shqiptare tha se ditën e sotme në orën 11:00 do të flasë live në televizionet shqiptare për këto akuza. “Të gjithë do të mund të shohin se kush e ka lejuar dhe kush e ka luftuar drogën në Shqipëri”, – shkruante kryeministri Edi Rama. Burimet bëjnë të ditur se provat e paralajmëruara nga Rama pritet të publikohen në një konferencë të drejtpërdrejtë në Pallatin e Kongreseve që kryeministri do të mbajë me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako, ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri e ku pjesëmarrës do të jenë dhe ambasadorë të akredituar në vendin tonë. “Faktet të cilat kryeministri i sheh si provë të fortë kundër opozitës pritet të paraqiten në formën e rezultateve të një raporti me të dhëna për trafikun e drogës  – pse është lejuar dhe nga kush është lejuar trafiku i lëndëve narkotike’, bën të ditur burimet duke shtuar se provat pritet të implikjojnë ish-drejtues pranë Ministrisë së Brendshme dhe përfaqësues të opozitës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here