Koncesioni i terminalit të kontejnerëve / Zbardhen dokumentat / Ja si “Kurum” “hoqi qafe” kompaninë malteze, si u rrit “papritur” kapitali në 35 milion USD

0
220

kurum “Historia ndoshta do të tregojë se dhënia e koncesionit të terminalit të kontejnerëve grupit “Kurum Holdings” si gabimin nr. 1 nga pikëpamja e sigurimit të një operimi modern, efikas në përpunimin e kontejnerëve në Durrës për të mirën e Shqipërisë si një e tërë”, theksonte në shtator 2013 e përmuajshmja britanike Port Strategy në artikullin me titullin “Fiasko në Durrës”. Ky konkluzion i dhënë që në atë kohë u bë realitet dy vite më parë, deri kur qeveria aktuale vendosi  që të largojë përfundimisht Kurum nga porti i Durrësit, por ndërkohë duke marrë në “qafë” edhe partnerët e saj strategjikë. Por kjo histori nuk ndaloi këtu, pasi Kurum jo vetëm që “hoqi qafe” në mënyrë të jashtëligjshme partnerët e saj nga kontrata, por përmes një mbledhjeje të Asamblesë duke përjashtuar nga takimi partnerët strategjikë, mori një vendim me 51% të votave për të rritur kapitalin nga 20,000 USD në 35 milion USD.

Historia

Qeveria e djathtë i kërkoi fillimisht Kurum të largohet nga zona e portit pasi tokat nuk i përkisnin Kurum, por ishin  shtetërore. Në vend të një konflikti me KURUM, qeveria e kaluar propozoi që kompania të kishte 51% të aksioneve të Durrësit Container Terminal. Por në termat dhe kushtet e tenderit ishte e detyrueshme që KURUM të kishte një partner strategjik për 49% të aksioneve të mbetura. Në këto kushte Kurum gjeti një kompani turke të quajtur Global Investments Holding. . Ata morën pjesë në tender së bashku, ku nuk kishte asnjë ofertues tjetër pasi në kushtet e tenderit, Kurum i ishte dhënë paraprakisht 51% e projektit. Pra, konsorciumi Kurum-Global ishte fitues. Menjëherë pas tenderit Kurum donte më shumë se 30 milionë euro nga kompani globale për 49% të aksioneve. Global nuk pagoi për shkak se një partner strategjik ishte i detyrueshëm nga tenderi. Për shkak të këtij konflikti, Global la konsorciumin. Në këto kushte Kurum  e regjistroi kompaninë si 99% Kurum dhe vetëm 1% Global. Ministri i atëhershëm i Transporteve, i ndjeri Sokol Olldashi nuk e pranoi këtë duke pohuar se, : “ishte kundër kushteve të tenderit”. Më tej qeveria e këshilloi Kurum për të gjetur një tjetër partner strategjik për të menaxhuar terminalin. Dhe këtu përfshihet në çështje kompania malteze Marinar, e cila erdhi në konsorcium. Kurum i dha 48% të aksioneve Mariner, sepse ajo ishte një kompani me përvojë që mund të plotësonte kushtet e tenderit. Por kur Mariner arriti në Durrës, Kurum nuk lejoi njerëzit e kompanisë që të punojnë.  Madje sipas burimeve Kurum ka përdorur edhe forcë fizike për të nxjerrë punëtorët e Mariner nga terminali. Kjo sjellje u konsiderua e padenjë nga kompania Mariner e cila u ankua tek Autoriteti Kontraktues, përkatësisht ministria, e cila mbeti indiferente nda çështjes.

Në këto kushte Kurum krijoi një plan operacional të rreme dhe fshiu planin operativ të Mariner. Mësohet po ashtu se Kurum solli paisje të gabuara dhe të vjetra për të punuar në port, gjë  që nuk u lejua nga Autoriteti Portual. Burimet pranë autoriteteve pranë Portit të Durrësit bëjnë të ditur se Kurum nuk e instaloi softwaren që i kishte premtuar terminalit dhe në vend të kësaj, ajo solli një program të rremë. Kohë më parë vetë kryeministri Rama vizitoi Durrësin dhe vuri re gjendjen alarmante në terminal. Në këtë kontekst ai vendosi të nxjerrë jashtë Kurum së bashku me kompaninë e përfshirë ne tender si partner strategjik. Ndërkohë askush nuk i kushtoi vëmendje faktit se kompania malteze, shumë e njohur në Evropë mund të ishte një pengesë në procesin e integrimit në BE.

Ndërkaq kur anijet filluan të shkojnë në portin e Barit në Mal të Zi, Ministri i Transportit u zemërua me situatën pasi shteti ishte duke humbur paratë. Me qëllim për të mbrojtur veten kundër pasojave të mundshme negative, Ministria aplikoi në gjykatë për të anulluar marrëveshjen e koncesionit. Kompania Marinar u ankua duke pohuar se nuk kishte rol në këto veprime të gabuara, pasi kjo kompani u ndalua të vepronte në port.

Por ndërsa të gjithë këto gjëra ndodhën, Kurum sipas burimeve ndryshoi “historinë” përmes një mbledhjeje të Asamblesë. Në letrën e mbledhjes nuk ishte përmendur aspak “rritja e kapitalit”. Por kur në mbledhje u paraqit përfaqësuesi i Mariner, Kurum nuk e pranoi atë si pjesëmarrës në mbledhjen e kuvendit. Në këto kushte, Kurum mori një vendim me 51% të votave për të rritur kapitalin nga 20,000 USD në 35 milion USD. Kjo gjë është regjistruar edhe në QKR, ku mundësia se si është bërë lë hije dyshimi për korrupsion. Ndërkohë kompania Mariner e kundërshtoi çështjen në gjykatë, duke e cilësuar këtë një praktikë të paligjshme. Gjykatat deri më tani kanë sjellë shtyrjen e seancës për arsye të padobishme e ndërsa shteti hesht. Ndërkaq kompania Mariner po mendon të sjellë këtë çështje në vëmendje të BE-së.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here