Vëzhgimi / Pse “Lufta ndaj Zhulit” s’po shkon në “drejtimin e duhur”. Tirana me plehra e puseta pa kapakë

0
184

 

 

 

duke kontrollu ne plena kosh ngjit me transformatorin puseta me plena te fusha aviacionitAksioni  i kryetarit të bashkisë duket se është shtrirë vetëm në bulevardet kryesore të qytetit, ndërsa Tirana në brendësinë e saj ka mbetur po e njëjta

Vojsava Sota

Dështon aksioni i Bashkisë së Tiranës në luftën kundër “zhulit”. Tirana është e zaptuar nga plehrat. Aksioni më i madh i pastrimit të kryeqytetit ka rezultuar më shumë një show mediatik sesa një veprim i institucionit përgjegjës dhe vullnetarëve që ndërmorën aksionin për pastrimin e zhulit në Tiranë. Aksioni  i kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, duket se është shtrirë vetëm në bulevardet kryesore të qytetit, në vendet lehtësisht të dukshme nga sytë e qytetarëve, ndërsa Tirana në brendësinë e saj ka mbetur po e njëjta, madje edhe më keq se më parë. Nga vëzhgimi i Gazetës “Standard” në rrugët e qytetit në zonën e 21 Dhjetorit dhe në ish-Fushën e Aviacionit ka rezultuar se përveç se mbeturinat në koshat e plehrave nuk ishin pastruar,  madje këtë ta fundit nuk janë të vendosur në vendet e duhura. Madje në rrugicat e lagjeve brenda unazës së vogël të Tiranës plehrat nuk pastrohen nga kazanët.

Koshat gjigantë, të papastër dhe të palyer me bojën portokalli ( për të cilat na u “mburr” ministri) janë të vendosura në trotuaret ku duhet të lëvizin qytetarët, duke ngushtuar dhe vënë jo pak në vështirësi qarkullimin e lirshëm të tyre. Në shumicën e rasteve koshat janë në vendin e gabuar, ku përveç se mbi trotuar, ata gjenden edhe shumë afer banesave duke qenë kështu burim sëmundjesh për banorët. Në Rrugët: “Babë Rexha”, “Artan Lenja”, “Studenti”, “Ferdinand Deda”, “Evlija Çelebe”, “Muhamet Gjollesha” etj dhe sidomos në parkun e ish-Fushës së Aviacionit, ku çdo pasdite çlodhen familjarë dhe fëmijët e tyre, koshat e plehrave gjenden shumë afër banesave dhe totalisht të pushtuar nga mbeturinat.

Përveç papastërtisë, një problem i madh për qytetarët e Tiranës përbëjnë pusetat pa kapak që mbizotërojnë kudo në rrugët e brendshme të qytetit të Tiranës. Brenda Unazës së Vogël të Tiranës në rrugët kryesore dhe ato pranë banesave e hyrjeve të pallateve gjenden kudo puseta të thella 2-3 metra të thella të mbushura me mbeturina dhe ujëra të zeza që janë burim sëmundjesh dhe infeksioni për banorët. Në këto kushte, duket se premtimi i kryebashkiakut Veliaj për të luftuar zhulin dhe për të kthyer Tiranën në kryeqytetin më të pastër në Ballkan nuk po ecën në “drejtimin e duhur”. Ndoshta kjo nuk ka të bëjë me vullnetin e vetë kreut të bashkisë por më së shumit me angazhimin e strukturave përgjegjëse për to. Por edhe në qoftë se është kështu, kryebashkiaku ka për detyrë ti qëndrojë mbi kokë punëve të qytetit që drejton, aq më tepër kur betejën e parë të tij në detyrën e re e nisi pikërisht me pastërtinë.

 

 

 

Kryebashkiaku Veliaj: Nxënësit e ekselencës duhen vlerësuar

Kryetari i Bashkisë se Tiranës Erion Veliaj deklaroi dje në një takim me nxënësit e ekselencës se këta të fundit duhen vlerësuar maksimalisht. “Unë besoj se aseti numër një në qytet janë njerëzit, e pikërisht midis këtyre njerëzve aseti më vyer janë nxënësit e ekselencës”- u shpreh kryebashkiaku Veliaj.  Më tej gjatë takimit me nxënës ai vuri theksin tek mentaliteti i së kaluarës për epitetet që i vënë pikërisht atyre qe mësojnë  se janë “djalë mami apo vajzë mami”, dhe se duhet bërë shumë punë për të zhdukur menjëherë te tilla perceptime te gabuara duke vlerësuar nxënësit më të mirë.  Në takim  me  kryetarin i Bashkisë ka qenë e pranishme edhe ministrja e arsimit,Lindita Nikolla.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here