Aktiviteti i biçikletave me synim përfshirjen e sa më shumë qytetarëve jo vetëm për të mbajt pastër ambientin, por edhe për të jetuar shëndetshëm pa ndotjen e madhe te makinave, do të realizohet përgjatë një jave në kryeqytet. Kur nisma e kryetarit të fillojë pa makina, i gjithë bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të bllokohet, gjithashtu dhe rruga brenda Unazës së Vogël. “Ne si Bashki kemi vendosur që gjatë kësaj jave, kur sapo kemi vënë një stacion biçikletash, të lëshojmë një urdhër që zyrtarët të përdorin sa më shumë biçikletat dhe më 22 shtator do të bllokojmë totalisht trafikun në qendër të Tiranës, për të pasur një qendër pa makina”, – tha kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj. Ndërkohë, pjesa tjetër e atyre që do të udhëtojnë gjatë kësaj dite me makina, do të kenë vështirësi me trafikun e rënduar. Ndërkohë nuk dihet nesh ky aktivitet do te organizohet më shpesh duke sensibilizuar kështu çdo ditë e më shumë qytetaret, apo të tilla nisma ndërmerren thjesht sa për show. Tirana është renditur si kryeqyteti më i ndotur në Evropë, ku sipas statistikave çdo vit humbin jetën rreth 500 persona për shkak të problemeve me mushkëritë duke shkaktuar kështu dhe sëmundjen e pashërueshme te kancerit.