Ish-kryeministri Berisha deklaroi dje, duke iu referuar denoncimit të një qytetari se ka të dhëna për përdorimin intensiv të aeroportit të Kukësit për transportin e drogës në Kosovë dhe Serbi nga drejtore të qeverisë. “Per pak sa nuk kemi patur këto dite një ngjarje si ajo e komisariatit te Laçit edhe ne komisariatin e Kukësit. Sipas qytetarit dixhital, grupi i zyrtarëve te drogës i drejtor Astrit Cenges, pasi ka rrahur qytetaret ne qytet, i rreh ata edhe brenda ne komisariatin e drogës, ku “çunat e krimit” i kishin futur për ti “mbrojtur”, dmth për t’i shtruar ne dajak”, – shkruante Berisha në rrjetin social FB. Më tej ai postoi denoncimin e qytetarit i cili theksoi: “Jam një qytetare nga Kukësi deja tiu ve ne dijeni për te rejat qe po ndodhin ne kukes me ardhjen ne pushtet te Rames dhe qunave te Sajmirit se edhe Kukësi është bere me mushkonja divjake. Avionët e vegjël personal te qunave te Sajmirit dhe kriminelet e tij po përdorin aeroportin e kukësit për transport te hashashit dhe lendeve te tjera narkotike. Kjo histori ka filluar vitin e kaluar dhe është ne kulmin e zhvillimit te saje saqë qdo jave vjen nga një ngarkese e cila shperndahet per ne Kosove dhe Serbi me dijeninë e drejtuesve te policisë se kukesit. Piloti e avionit është Astrit Cengu Drejtor i Sigurimeve Shoqerore te kukesit,krahu i djathte i deputetit Mucmata dhe njekohesisht i forti i kukesit me një begraund kriminal qe edhe Eskobari vete do e kishte zili”. Ndërkaq përmes një statusi të dytë në rrjetin social, ish-kryeministri tha se ekzistojnë të dhëna satelitore për lidhjet e qeverise me drogën. “Sateliti zbulon dhe tre ara me kanabis ne Verblove, Vlore, te Sajmir Shullazit dhe klanit te tij. Vetëm njëra prej tyre ka 1 000 mije rrënje kanabis. Policia e Vlorës ka dijeni te plote për to por as qe guxon t’ju afrohet pasi është prone ministrore, por sateliti po i ndjek”, – pohoi Berisha.