Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, publikoi dje grafikun e Eurostatit për shifrat e azilkërkuesve përgjatë tremujorit të dytë të vitit 2015, ku rezulton se “Shqipëria është e para në Evropë për numrin e azilkërkuesve”. Përmes një postimi në faqen e tij në “Facebook”, Basha theksoi se ky rezultat vjen si rrjedhojë e politikave të qeverisë shqiptare. “Të parët në Evropë, të tretët në botë pas Sirisë dhe Afganistanit si azilkërkues. Eurostat publikon “bëmat” e qeverisë ‘Rama’ për tremujorin e dytë 2015. Shqiptarët varfërohen, qeveritarët majmen. Kokoshi 200 milionësh nuk ka zgjidhje për krizën, por vetëm show, arrogancë dhe mashtrime”, – theksoi kryedemokrati.